Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

arkiv - dokumenta

2. NDUE PASHKU

Dëshmitari i dytë para organit hetues deklaron:
Adem Demaçin, redaktor dhe shkrimtar nga Prishtina, i cili punon në Sipërmarrjen Botuese “Rilindja” në Prishtinë, e njoh për se afërmi prej vitit 1955, prej kthimit të tij nga studimet në Beograd. Si nxënës i Gjimnazit kam filluar të shoqërohem me Demaçin, dhe pas kryerjes se maturës më 1958, punojmë bashkë në të njëjtën sipërmarrje, unë si gazetar e ai si redaktor i edicionit.

Bisedat tona të para kanë filluar për letërsinë, kurse më vonë Demaçi, para meje, do të fillojë biseda politike për të cilat unë nuk isha gatshëm. Demaçin e njoh si njeri që armiqësisht paraqitet ndaj rregullimit shoqëror në Jugosllavi. Në biseda me mua theksonte se në Kosmet nënçmohet kultura e pakicës shqiptare. Pushteti me qëllim vepron në atë mënyrë që në shkolla të zhvillohet mësimi në gjuhën serbe dhe jo në atë shqipe, edhe përkundër asaj se ka mjaft arsimtarë shqiptarë. Një pjesë të arsimtarëve pushteti me qëllim i largon nga procesi arsimor. E njëjta vijë ndiqet edhe në veprimtarinë botuese. Pushtetarët kompetentë ndalojnë botimin e veprave të disa shkrimtarëve shqiptarë, dhe përmend rastin e Gjergj Fishtës, me tezat e të cilit Dermaçi pajtohet dhe përpiqej të më bindte edhe mua në drejtësinë e tyre. Në të vërtetë, Demaçi thotë se Fishta ka pasur plotësisht të drejtë kur thoshte se Kosmeti është pjesë përbërëse e Shqipërisë dhe kjo është e drejtë historike e saj.
Fjalimi i Demaçit përqendrohej  në gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Kosmet dhe në pozitën e pabaratë të tyre në krahasim me kombësitë e tjera- serbët e të tjerët. Sikur t’i bashkangjitej Kosmeti - Shqipërisë atëherë nuk do të kishte më shqiptarë sharraxhi.
Procesverbali më është lexuar dhe të dhënat në të janë të vërteta, andaj e pranoj për timin dhe e nënshkruaj.
Procesmbajtës: Momir Çanoviq, Organi i autorizuar hetues: Vojisllav Mihajlloviq.
Dëshmitari: Ndue Pashku.

DOSJA DEMAÇI, Hakif Bajrami

Random Content

    JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval