Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

arkiv - windows

Nëse je i interesuem me mësue, prej larg, se a e ke kompjuterin në punë, duhet që në kartën e rrjetit ta kesh të lejuem pingun. Komanda ping asht kur prej nji kompjuteri larg, transmeton nji paketë për nji kompjuter tjetër, i cili kthen nji paketë si përgjigje, për me njoftue se asht në gjendje me komunikue.

Komanda ping bahet prej nji terminali në Linux, në Windows bahet prej Start - Run (ose tek tabela e DOS-it). Nji shembull komande asht 'ping www.gegnia.com'.Nëse mbas kësaj komande len nji hapsinë, shkruen nji vizë dhe ven shkrojën 't', atëherë komanda ping vazhdon pafundësisht, përndryshe asht e programueme me dërgue vetëm katër paketa.

Për me lejue pingun, në Windows, shko te Start-Settings-Control Panel-Network Connections. Shtype dy herë Local Area Connection dhe të del nji dritare, aty shtyp Properties dhe të del nji dritare tjetër. Shtyp Advanced aty, mandej tek Windows Firewall shtyp Settings, dhe të del nji dritare tjetër. Aty shtyp Advanced, dhe tek fusha e bardhë shtyp Local Area Connection dhe mandej Settings që ka përbri. Dritarja që të del ka dy gjana të shkrume sipër, Services dhe ICMP, ti shtyp ICMP dhe shtyp kutinë e parë tek lista qeë të del, aty ku shkruen Allow incoming echo requests. Mandej i mbyll tana dritaret tu'i dhanë OK të gjithave.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval