bota - ndërkombtare
Çka e pret Shqipninë te Bashkimi Europian? Ma mirë se ata që e kanë këte përvojë nuk mundet me e ditë asnji shqiptar që kujton se liberalizimi i vizave asht "andërr shekullore e kombit shqiptar"...
Ma poshtë po japim pjesë nga fjalimi i Nigel Faraxhit.
Tue iu drejtue presidentit të BE-së, Herman van Rompui:
“Jeni zgjedhë në post prej nji viti dhe n'at kohë krejt ndërtesa po shembet, ka kaos dhe paret po mbarojnë. Ju duhet të jeni figura përfaqësuese e lëvizjed euroskeptike."
“Fanatizmi juej asht në dritë të diellit. Ju folët për faktin se ishte rrenë me thanë që nji shtet-komb s'mundet me ekzistue në botën e globalizueme të shekullit XXI."
“Epo, ajo mundet me qenë e vërtetë në rastin e Belgjikës, që s'ka pasë qeveri për gjashtë muej, por për ne të tjerët njerzit po thonë që nuk e duem at' flamur, nuk e duem himnin, nuk e duem këte klasë politike – ne duem me e hedhë krejt këte gja në koshin e plehnave të historisë.”
Tue iu drejtue Komisionerit t'Ekonomisë, Oli Rehn, i cili sugjeronte që Irlanda të vononte zgjedhjet e veta të përgjithshme derisa të miratohej buxheti:
“Kush dreqin mendoni se jeni ju, more njerz? Ju jeni njerz shum, shum të rrezikshëm. Obsesioni juej me krijue këte shtet t'Euros don me thanë se ju jeni të lumtun që e shkatrroni demokracinë.”
| Random Content | |