bota - ndërkombtare
Ky asht testamenti im. Un, Muammar bin Mohammad bin Abdussalam bi Humayd bin Abu Manyar bin Humayd bin Nayil al Fuhsi Gaddafi, betohem se nuk ka tjetër Zot përveç Allahut dhe që Muhameti asht Profeti i Zotit, paqja qoftë mbi te. Betohem se kam me vdekë si mysliman.
![]()
Nëse kam me u vra, do të kisha dashtë me u vorrosë në përputhje me ritet myslimane, me teshat që kam pasë në kohën e vdekjes dhe pa ma la trupin, në vorrezat e Sirtes, afër familjes dhe t'afërmve të mi.
Do të kisha dashtë që familja ime, veçanërisht gratë e fëmitë, të trajtohen mirë mbas vdekjes sime. Populli libian duhet me mbrojtë identitetin e tij, arritjet, historinë dhe pamjen e nderueme të stërgjyshave dhe herojve të vet. Populli libian s'duhet me i harrue sakrificat e njerzve të lirë e ma të mirë.
U baj thirrje mbështetësve të mi me vazhdue qëndresën dhe me luftue çdo agresor të huej kundër Libisë, sot, nesër dhe gjithmonë.
Ta dinë njerzit e lirë të botës se ne mund të kishim ba pazar dhe ta kishim shitë kauzën tonë në këmbim të nji jete personale të sigurtë e të qetë. Ne kemi marrë shum oferta për këte qëllim por kemi zgjedhë me qenë n'avangardë të konfrontimit si simbol detyre dhe nderi.
Edhe nëse nuk fitojmë menjiherë, ne do t'u japim nji mësim brezave t'ardhshëm që me zgjedhë me mbrojtë vendin asht nder dhe me e shitë ate asht tradhtia ma e madhe që ka me përkujtue historia përgjithmonë, me gjithë përpjekjet e të tjerëve me jua mbushë mendjen ndryshe.
burimi
| Random Content | |