Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

bota - ndërkombtare

Asht në kohna si këto që vendoset kufini mes mendimtarëve kritikë dhe atyne që gllabërohen nga stuhitë idiotike mediatike, mes atyne që e kuptojnë kompleksitetin e nji situate dhe atyne që parapëlqejnë ma mirë mos me ditë, mes atyne që i kuptojnë motivet e nëndheshme t'elitës dhe atyne që dalin jashtë me bërtitë “ShBA! ShBA!”.



   Mbas njoftimit të vdekjes së Bin Ladenit, qinda njerz u mblodhën para Shpisë së Bardhë tue bërtitë “ShBA! ShBA!”.

Në mbramjen e 1 majit 2011, deklarata e Barak Obamës ishte e mbushun me triumf dhe festim. Ai mëtoi se, me vdekjen e Osama Bin Ladenit, “u arrit drejtësia”. Manipulimi i medias mbas shpalljes ishte po ashtu festues: “Asht ditë e madhe për Amerikën dhe botën”… ”Lajmi ma i fortë mbas 11 shtatorit″… ”Do ta kujtojmë të gjithë ku ishim kur e ndigjuem këte lajm”… Krejt “ngjarja” u fry, u zmadhue dhe u glorifikue artificialisht.

A duhet që vdekja e nji njeriu me shkaktue lumtuni e festime? Qysh kur paskemi ra në këte gjendje barbarie? Sepse ai e bani 11 shtatorin? A e shembi edhe ai Ndërtesën 7? T'hangërt dreqi ty Osama dhe ekipin tand t'inxhinierëve!...

lexoje të plotë artikullin këtu...

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval