bota - ndërkombtare
Vrasja e Bin Ladenit - Dobia & abuzimi me te
James Petras
Vrasja e Bin Ladenit asht festue si fitore e madhe strategjike nga Shpia e Bardhë, kryeqytetet europiane dhe gjithë mediat kryesore anembanë botës. Vrasja ka shërbye si vegël madhore propagande për me përmirësue imazhin e ushtrisë amerikane në sytë e publikut të brendshëm dhe për me paralajmërue kundërshtarët e përtejdetit...
nga Peter Till
Përfundimi i jetëve politike
Jim Kirwan
Gjithkush në këte dhomë duhet me u pezullue menjiherë nga detyra dhe akuzue me mashtrim të publikut, çorientim të popullit dhe botës. Obama duhet hedhë në gjyq bashkë me zv/presidentin dhe drejtuesit e kongresit që u pajtuen me këte RRENË të pastër, të përgatitun për përfitime private politike në kurriz të kombit dhe botës.
"Përveç pamjeve të deklarimit të presidentit Obama para publikut amerikan të dielën mbrama, ka dalë që fotot dramatike t'Obamës, Bajdenit, Hillari Klintonit dhe antarëve të ekipit të sigurisë së Shpisë së Bardhë tue pa vrasjen e Bin Ladenit "live" ishin në fakt krejtësisht t'inskenueme, tue hedhë dyshime të matejshme për rrëfimin zyrtar gjithnjë në ndryshim mbi operacionin." ...
lexoje të plotë artikullin këtu...
Inskenimi i bejtes së vrasjes së Bin Ladenit
Stephen Lendman
Siç u raportue, dukej ma shum si trillim i keq sesa eleminimi i "Armikut numër 1", veçanërisht pa pamje, kufomë, provë të pavarun, si dhe me rrëfime zyrtare gjithmonë të ndryshme.
Në Hollivud, ky quhet rishkrim. Në politikë, asht rrenë...
lexoje të plotë artikullin këtu...
Vdekja e dytë e Osama bin Ladenit
Dr. Paul Craig Roberts
Nëse sot do t'ishte 1 prilli dhe jo 2 maji, do të mund ta harronim si rrenë të 1 prillit titullin e këtij mëngjesi që Osama Bin Ladeni u vra në luftim e sipër në Pakistan dhe u vorros me të shpejtë në det. Kështu siç asht, duhet ta marrim si dëshmi tjetër se qeveria amerikane ka besim të pakufizuem tek naiviteti i amerikanëve.
Mendoje. Ç'shanse janë që nji person i cili me gjasë vuen prej veshkave dhe kërkon dializë, dhe përveç kësaj ka diabet e presion t'ulët gjaku, të mbijetojë në strofkulla malore për nji dekadë? Nëse Bin Ladeni do t'ish në gjendje me marrë paisje dialize dhe përkujdesje mjekësoore, a nuk do ta padiste dërgimi i tyne vendndodhjen e tij? Pse u deshën dhetë vjet me e gjetë ate? ...
lexoje të plotë artikullin këtu...
Osama Bin Laden në jetë e në vdekje vazhdon t'i shërbejë padronëve të tij në CIA
Gajls Dekster dhe Patrik Henningsen
Ndërsa Uashingtoni dhe CIA nguten të përforcojnë rrëfimet e tyne zyrtare këte javë, raportohet se “Al-Kaida” ka konfirmue vdekjen e drejtuesit të saj Osama Bin Laden, sipas nji deklarate që i asht mveshë asaj.
Osama bin Laden dhe Zbiniev Brzezinski n'Afganistan
Lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |