gegnisht - gramatika
ORTOGRAFIJA E GJUHËS SHQIPE
ENTI PËR BOTIMIN E TEKSTEVE I REPUBLIKËS SOCIALISTE TË SERBISË BEOGRAD 1964
Anëtarët e Komisionit dr Idriz Ajeti, kryetar, dr Pjetër Januara, Sulejman Drini, Hasan Vokshi, Mehdi Bardhi, Latif Mulaku, Murat Isaku, Xhevat Gega dhe Luc Lucaj
Kët ortografi e lejoi për përdorim Sekretariati i arsimit e kulturës së Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë me vendimin e vet numër 07-1412 datë 8 qershor 1964
Kët ortografi e përgatiti për shtyp Reparti i Entit për botimin e teksteve i Republikës Socialiste të Sërbisë në Prishtinë
U shtyp në shtypshkronjën e Ndërmarrjes gazetare-botuese "Rilindja", Prishtinë
DY FJALË MBI PUNËN E KOMISIONIT T'ORTOGRAFISË
Qe, ma në fund, po u lëshojmë në dorë kët Ortografi të gjuhës shqipe të gjithë atyne që mirren me të shkruem të kësaj gjuhe.
Kjo asht hera e tretë që po mirret në shqyrtim çashtja e ortografisë së gjuhës shqipe ndër Shqiptarët e Jugosllavisë.
Herën e parë kjo çashtje u trajtue në vjetin 1952 dhe të dytën më 1957 në Prishtinë. Natyrisht, këto dy mbledhje dhanë kontributin e tyne në shqyrtimin e çashtjeve t'ortografisë shqipe ndër ne.
Mirëpo, në vjetët e fundit, në fushën e ortografisë së shqipes u banë me të madhe lëkundje drejtshkrimore te na, sidomos n'ato pika gjuhësore, ku mungojshin rregullat e preme drejtshkrimore. Në kët mënyrë u krijue nji situatë e re në shkrimin e shqipes te na, punë kjo që kërkoi nevojën e revidimit të nji kompleksi të tanë çashtjesh ortografike.
Komisioni i gjuhës dhe letërsisë pranë Pleqsisë së kulturës të Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, tue dëshirue që ta zgjidhi kët çashtje të randësishme, në fillim të vjetit 1961 zgjodhi nji Komision për përgatitjen e projektortografisë së gjuhës shqipe me këta anëtarë: dr. Idriz Ajeti, Sulejman Drini, Hasan Vokshi, Mehdi Bardhi dhe Latif Mulaku.
Ky Komision, në fazën e parë të punës së vet, u muer ma tepër me studimin e problematikës sonë drejtshkrimore, ma parë individualisht, në mënyrë që secili antar të njihej mirë me çashtjet gjuhësore, të cilat do të shkoqiteshin në mbledhjet e mavonshme të përbashkëta, ndërsa në fazën e dytë, gjatë disa muejsh, në takimet e përhershme, muer në shqyrtim çdo çashtje, që në shkrimin e deritashëm kishte ngelë e diskutueshme a e kontestueshme.
Për disa çashtje antarët nuk ia duelën t’i pjekin mendimet, prandej për nji numër pikash ortografike ata paraqitën dy mënyra shkrimi, pikëpamje këto që u shoshitën në mbledhjen e lavruesve të gjuhës si dhe arsimtarëve e intelektualëve të tjerë, që më 14, 15 e 16 kallnor të vjetit 1963 e thirri Pleqsija e arsimit dhe kulturës së Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, në të cilën muerën pjesë lavrues dhe profesorë të gjuhës ndër shkolla të shkallës së dytë dhe të tretë, përfaqsues redaksish të revistave dhe fletoreve të ndryshme në Kosovë-Metohi, Maqedoni dhe Beograd, u muer në shqyrtim e tanë Projektortografija që paraqitte komisioni përkatës.
Gjatë këtij këshillimi u shoshit çdo pikë e drejtshkrimit, e paraqitun në projektortografi. Mandej, pat rasa ku pjesëmarrësit e këshillimit rrokën shum pika të tjera, për shkrimin e të cilave Komisioni paraqitej i nji mendimi - kërkojshin të hetohen edhe njiherë, pse, simbas mendimit të tyne, drejtshkrimi që propozonte Komisioni nuk mund t'i bante ballë nji ortografimi tjetër që paraqitte ky apo ai pjesëmarrës.
Mbasi shqyrtuen të gjitha pikat që i paraqiti Komisioni në Projektortografinë e vet, këshillimi propozoi zgjanimin e Komisionit t'ortografisë edhe me katër antarë të tjerë, të cilët i deleguen Pleqsitë e arsimit dhe kulturës së Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe të Malit të Zi (Dr. Pjetër Janura, Xhevat Tahir-Gega, Murat Isaku e Luc Lucaj), që bashkarisht t'i shqyrtojnë vërejtjet dhe propozimet e bame gjatë këshillimit mbi ortografinë e ardhshme.
Si në këshillimin e kallnorit ashtu edhe në mbledhjet e Komisionit të zgjanuem, sadoqë u poqën pikëpamjet për shkrimin e shumicës së pikave në shqyrtim, përsëri nuk qe e mundun të piqen mendimet për të gjitha pikat e ortografisë, prandej ngelën disa dualizma, që po botohen në kët ortografi. Pikat divergjente, u lëshuen si të tilla, tue synue që ato t'i kristalizojë koha, t'i japi përparsi njanës ose tjetrës e që në nji mlbedhje t'ardhshme të gjuhtarëve, të zgjidhet edhe çashtja e tyne.
Ma në fund u vendos që, shokët Dr. Pjetër Janura, Mehdi Bardhi dhe Latif Mulaku, të marrin e t'i formulojnë mendimet e paraqituna, vërejtjet e bame dhe propozimet e dhanuna, qoftë në këshillimin e kallnorit, qoftë në mbledhjet e Komisionit të zgjanuem, siç na i paraqesin të botueme në kët Ortografi.
* 1 A. FONETIKA
o 1.1 I. ZANORET
+ 1.1.1 1. TOGJET ZANORE
+ 1.1.2 2. SHKRIMI I ë-së
o 1.2 II. BASHKËTINGËLLORET
+ 1.2.1 1. GRUPET BASHKËTINGËLLORE mb, nd, ng, ngj.
+ 1.2.2 2. FJALËT ME PARASHTESAT sh (ç), s (z), zh (xh
+ 1.2.3 3. FJALËT MË r e rr
+ 1.2.4 4. FJALËT MË s e z
+ 1.2.5 5. FJALËT MË th e f
+ 1.2.6 6. FJALËT MË l, ll, dh
+ 1.2.7 7. FJALËT MË ç e q
+ 1.2.8 8. FJALËT MË q e k (kj)
o 1.3 III. THEKSI E APOSTROFI
+ 1.3.1 1. THEKSI
+ 1.3.2 2. APOSTROFI
o 1.4 IV. FJALËT ME BURIM TË HUEJ
+ 1.4.1 1. FJALËT MË ia, ie, io
+ 1.4.2 2. FJALËT GREKE MË y (IPSILON)
+ 1.4.3 3. FJALËT MË c
+ 1.4.4 4. FJALËT MË ks (x)
+ 1.4.5 5. FJALËT MË d e t
+ 1.4.6 6. FJALËT MË g
+ 1.4.7 7. FJALËT MË h
+ 1.4.8 8. FJALËT MË k
+ 1.4.9 9. FJALËT MË s
+ 1.4.10 10. FJALËT MË l
+ 1.4.11 11. FJALËT MË r
+ 1.4.12 12. FJALËT MË oo
+ 1.4.13 13. FJALËT MË b
* 2 B. MORFOLOGJIJA
o 2.1 I. EMNAT
+ 2.1.1 1. EMNAT FEMNORË MË ë
+ 2.1.2 2. EMNAT FEMNORË MË -a, -e, -i, -o, -u
+ 2.1.3 3. EMNAT FEMNORË MË -je
+ 2.1.4 4. EMNAT FEMNORË MË jë
+ 2.1.5 5. EMNAT FEMNORË MË MBRAPASHTESËN -z (ë)
+ 2.1.6 6. EMNAT FEMNORË MË -ull e -ur
+ 2.1.7 7. EMNAT FEMNORË MË më
+ 2.1.8 8. EMNAT FEMNORË MË -ël, -ën, -ër, -ërr
+ 2.1.9 9. EMNAT MASHKULLORË MË -ë
+ 2.1.10 10. EMNAT MASHKULLORË MË -ël, -ën, -ër, -ërr
+ 2.1.11 11. EMNAT MASHKULLORË MË -ull e -ur
+ 2.1.12 12. EMNAT MASHKULLORË MË -izëm
+ 2.1.13 13. EMNAT MË -amë, -emë, -omë
+ 2.1.14 14. EMNAT ABSTRAKTË QË FORMOHEN NGA MBIEMNAT E PJESORET
+ 2.1.15 15. EMNAT E MBIEMNAT MË -ian, -jam
+ 2.1.16 16. EMNAT MASHKULLORË MË -ue
+ 2.1.17 17. SHUMSI I EMNAVE
o 2.2 II. MBIEMNAT
+ 2.2.1 1. MBIEMNAT MË -të
+ 2.2.2 2. MBIEMNAT MË -ëm
+ 2.2.3 3. MBIEMNAT MË -shëm
+ 2.2.4 4. MBIEMNAT MË -ël, -ër
o 2.3 III. NUMRORËT
o 2.4 IV. FJALËT E PËRBAME
o 2.5 V. PËREMNAT
+ 2.5.1 1. PËREMNAT VETORË
+ 2.5.2 2. PËREMNAT DËFTORË
+ 2.5.3 3. PËREMNAT PRONORË
+ 2.5.4 4. PËREMNAT LIDHORË
+ 2.5.5 5. PËREMNAT PYETËS
+ 2.5.6 6. PËREMNAT DHE MBIEMNAT E PAKUFISHËM
o 2.6 VI. FOLJET
+ 2.6.1 1. MËNYRA DËFTORE
+ 2.6.2 2. MËNYRA LIDHORE
+ 2.6.3 3. MËNYRA HABITORE
+ 2.6.4 4. MËNYRA DËSHIRORE
+ 2.6.5 5. MËNYRA URDHNORE
+ 2.6.6 6. MËNYRA PJESORE
+ 2.6.7 7. TRAJTA PËSORE E VETVETORE
o 2.7 VII. NDAJFOLJET
+ 2.7.1 1. Ndajfolje vendi
+ 2.7.2 2. Ndajfolje kohe
+ 2.7.3 3. Ndajfolje mënyre
+ 2.7.4 VIII. LIDHZAT
* 3 C. TË NDRYSHME
o 3.1 PËRDORIMI I SHKRONJAVE TË MËDHA
o 3.2 Emnat e përveçëm të huej
o 3.3 Datat
o 3.4 Ndamja e fjalëve në rrokje
1. Emnat me togun zanor ie në trup do të shkruhen gjithnji me kët tog: p.sh.: diell-i, miell-i, qiell-i etj.
2. Foljet me grupin zanor ie që mbarojnë me bashkëtingëllore në temë do të shkruhen me je; p.sh.: djeg, çjerr, hjedh, mbështjell, mbjell, mjel, ndjek, nxjerr, pjek, pjell, rjep, rjedh, tjerr, vjell, vjerr etj., kurse në raste tjera me ie: p.sh.: ziej, përziej, ndiej (por në të kryemen e thjeshtë dhe në mënyrën dëshirore zjeva, zjefsha etj.
3. Foljet apofonike me je, në vetën e dytë të shumsit të së tashmes, në të gjitha vetat e së pakryemes së dëftores e të lidhores, n'urdhnore e në trajtat e pësores e vetvetores, e mbledhin togun zanor në i; p.sh. piqni, ndiqni, digjni, vilni, milni, mbillni, sillni, villni; piqsha, ndiqsha, digjsha, vilsha, milsha, mbillsha, sillsha, villsha; të ndiqsha, të piqsha, të digjsha, të milsha, të vilsha, të mbillsha, të sillsha, të villsha; ndiq, piq, digj, mil, vil, mbill, sill, vill; ndiqem, piqem, digjem, milem, vilem, mbillem, sillem, villem.
4. Foljet e këtij tipi që mbarojnë me k, g, kur mblidhet togu zanor në i k-në e bajnë q e g-në gj; p.sh. piqni, piqsha, të piqsha, piq, piqem; digjni, digjsha, të digjsha, digj, digjem.
5. Foljet apofonike që mbarojnë me grykoret k e g në temë, në të kryemen e thjeshtë, togun zanor ie e mbledhin në o dhe k-në e g-në, e kthejnë në q e gj në të gjitha vetat; p.sh.: poqa, poqe, poqi, poqëm, poqët, poqën; dogja, dogje, dogji, dogjëm, dogjët, dogjën.
6. Foljet tjera të këtij grupi togun zanor ie në të kryemen e thjeshtë në vetën e parë e të dytë të njajsit e mbledhin në o, kurse në vetat tjera e kthejnë në ue; p. sh.: mbolla, mbolle, mbuell a mbolli, mbuellëm a mbollëm, mbuellët a mbollët, mbuellën a mbollën; nxora, nxore, nxuer, a nxori, nxuerëm a nxorëm, nxuerën a nxorët, nxuerën a nxorën.
7. Emnat me ye shkruhen në njajës me kët tog zanor, kurse në shumës togun zanor ye e kthejnë në e; p. sh.: kapërcyell, kërcyell, krye, (njajës); kapërcej, kërcej, krenë (shumës). Por: skërfyell. (nj.), skërfyej (sh.), fyell (nj.), fyej (sh.).
8. Foljet me ye në kohën e tashme, në të pakryemen e dëftores e të lidhores dhe n'urdhnore shkruhen me tog zanor; p.sh. lyej, lyejsha, të lyejsha, lyej; fyej, fyejsha, të fyejsha, fyej; kryej, kryejsha, të kryejsha, kryej. Përjashtohen disa folje si me thye, me kthye etj., të cilat togun zanor e mbledhin në e; p.sh.: thej, thejsha, të thejsha, thej; kthej, kthejsha, të kthejsha, kthej.
9. Të gjitha foljet e pikës së sipërme togun zanor ye në njajsin e të së kryemes së thjeshtë e mbledhin në e, kurse në shumës e ruejnë; p. sh.: leva, leve, leu, lyem, lyet, lyen etj.
10. Në pësore e vetvetore këto folje shkruhen me zanore të thjeshtë; p.sh.: lyhem, lyhesha, fyhem, fyhesha etj. Por: kthehem, kthehesha; thehem, lyem, lyet, lyen etj.
11. Emnat me ue si krue, ftue, prrue, patkue, drangue, langue, etj. gjatë lakimit e mbledhin kët tog zanor në o; p.sh.: krue, kroni, kronit, kronin, krojet, krojevet, krojesh etj.
12. Disa emna me togun ue (që në toskënishten shkruhen vetëm me ua) e ruejnë kët tog në të gjitha rasat; p.sh.: buell, muej, duej etj.
13. E ruejnë togun zanor ue në të gjitha rasat edhe emnat veprues; p.sh.: këndues, lexues, lëndues, mësues, pushtues etj.
14. Emnat truell e kapruell togun zanor ue nuk e mbledhin në o vetëm n'emnoren, kallxoren e thirroren e njajsit të pashquem; p.sh.: truell, trolli, trollit, trollin, troje, trojesh, trojevet; kapruell, kaprolli, kaprollit, kaprollin, kaproj, kaprojsh, kaprojvet.
15. Emnat me togun zanor ue do të shkruhen vetëm me o; p. sh.: krahnor, laknor, fjalor, drejtor, profesor, puntor etj. (e jo: krahnuer, laknuer, fjaluer, drejtuer, profesuer, puntuer etj.).
16. Gjithashtu edhe mbiemnat me togun zanor ue, analogjikisht me emnat e pikës 15, do të shkruhen vetëm me o; p.sh.: arsimor, javor, kryesor, popullor, shpirtnor, shtetnor, shoqnor, shkollor etj.
17. Në fjalët tjera, togu zanor ue do të ruhet i plotë; p.sh.: mue, due, muej, shkruej etj., sepse në toskënishtet këtyne fjalëve u përgjigjen mua, dua, muaj, shkruaj, etj. Do të shkruhet me ue edhe fjalza tue.
18. Foljet me ue në trajtën pësore e vetvetore do të shkruhen me zanore të thjeshtë; p.sh.: kruhem, kruhesha; paguhem, paguhesha; shquhem, shquhesha etj. Togun zanor ue e mbledhin në o në të tri vetat e njajsit të së kryemes së thjeshtë në trajtën veprore e pësore, si edhe në të dy trajtat e dëshirores; p.sh.: krova, u krova, krofsha, u krofsha; shkrova, u shkrova, shkrofsha, u shkrofsha etj.
19. Foljet që në pjesore mbarojnë me -jtë, si: gjuejtë, luejtë, ruejtë, vuejtë etj. togun zanor e ruejnë të plotë si në të kryemen e thjeshtë ashtu edhe në mënyrën dëshirore; p.sh.: gjuejta, luejta, quejta, ruejta, vuejta etj.; gjuejtsha, luejtsha, quejtsha, ruejtsha, vuejtsha etj.
20. Me tog zanor ie, ye dhe ue do të shkruhen gjithë mbiemnat që dalin prej foljesh; p.sh.: i ziem, i zieshëm; i përziem, i ndieshëm; i thyem, i thyeshëm; i pëlqyem, i pëlqyeshëm; i ftuem, i këndueshëm; i kuptueshëm etj.
1. Ë-ja paratheksore duhet të shkruhet në këto raste:
a) në fjalë të parme, si: këmishë, kënaq, këndoj, këpucë, këpus, kësulë etj.
b) në fjalë të prejardhuna prej tyne, si: i kënaqun, këndim, këputje etj.
c) në fjalët të cilat me të shpërngulun të theksit e kanë reduktue zanoren e trupit të fjalës në ë; si gaz - gëzim, gëzoj, gëzue; i madh - të mëdhej, të mëdha; i keq - të këqij, të këqija; këndoj, këndue; dënoj, dënue, dënim etj.
2. Ë-ja do të shkruhet në fjalët kur vështirsohet shqiptimi nga grumbullimi i bashkëtingëlloreve; p.sh.: argëtoj, argëtim, belbëzoj, belbëzim; shërbëtor etj.
3. Ë-ja do të shkruhet n'emna të prejardhun prej mbiemnave që kanë para ë-së dy bashkëtingëllore; p.sh.: drejtësi, lehtësi, naltësi, rreptësi, shpejtësi, shkathtësi etj.
4. Ë-ja e temës bie në fjalë të prejardhuna nëse para saj ndodhet vetëm nji bashkëtingëllore; p.sh.: amtar, amnor, ancak, arsim, arsimtar, botnor, gjallni, Gegni, coptoj, coptim, pjestoj, pjestim, puntor, udhtoj, udhtim, udhtar, etj.
5. Emnat mashkullorë që mbarojnë më -ël, -ëm, -ën, -ër, -ërr, emnat femnorë më -ël, -ëm, -ën, -ër, -ërr, dhe mbiemnat më -ël, -ëm, -ën, -ër, -ët, pos emnores e kallxores së njajsit të pashquem, gjatë lakimit dhe në gjininë femnore të mbiemnave e nxjerrin ë-në, si në njajës ashtu edhe në shumës; p.sh.: tambël, tambli, tamblit, tamblin; vegël, vegle, vegla, veglës, veglën, veglat, veglavet, veglash; i vogël, i vogli, të voglit, të voglin, të vegjlit (por të vegjëlvet); e vogël, e vogla, së voglës, të voglën, të voglat, të voglavet; pezëm, pezmi, pezmi, pezmit, pezmin; i vetëm, i vetmi, të vetmit, të vetmin, të vetmit, (por të vetëmvet); emën, emni, emnit, emnin, emnat, emnavet, emnash; lakën, lakne, lakna, laknës, laknën, laknat, laknavet, laknash; i vorfën, i vorfni, të vorfnit, të vorfnin, të vorfnit (por të forfënvet); e vorfën, e vorfna, së vorfnës, të vorfnën, të vorfnat, të vorfnat, të vorfnavet, së vorfnash; bakër, bakri, bakrit, bakrin; zemër, zemre, zemra, zemrës, zemrën, zemrat, zemravet, zemrash; i ashpër, i ashpri, t'ashprit, t'ashprin, t'ashprit (por t'ashpërvet); e ashpër, e ashpra, t'ashprës, t'ashprën, t'ashprat, t'ashpravet; vjehërr, vjehrri, vjehrrit, vjehrrin, vjehrrit (por vjehërrvet); kokërr, kokrre, kokrra, kokrrës, kokrrën, kokrrat, kokrravet, kokrrash; i ulët, i ulti, t'ultit, t'ultin, t'ultit (por t'ulëtvet); e ulët, e ulta, s'ultës, t'ultën, t'ultat, t'ultavet, s'ultash.
6. Derivatet e sajueme nga fjalët që mbarojnë më -ëm, -ën, -ër e humbin këtë ë; p.sh.: vetëm-vetmi, vetmitar, vetmoj, i vetmuem; gjarpën-gjarpnoj, gjarpnushë; lakën-laknor; emën-emnoj, emnim, emnorsim; urdhën-urdhnoj, urdhnim, urdhnore, urdhnesë; i epër-epror; letër-letrar; afër-afrim, afroj; katër-katror; vepër-veprim, veprimtari, veproj; mjeshtër-mjeshtroj, mjeshtri; zemër-zemroj, zemrim, zemrohem; tepër-teproj, teprim, tepricë, etj.
7. a) Emnat e prejardhun me mbarpashtesën -si duhet ta ruejnë ë-në e temës sa herë që para mbrapashtesës ndodhen dy a ma shum bashkëtingëllore; p.sh.: randësi (e jo randsi), mundësi, nxehtësi, saktësi, mësheftësi, fatbardhësi, ftoftësi, aftësi, shterpësi etj.
b) Emnat e prejardhun me kët -si që dalin prej fjalëvet që kanë vetëm nji bashkëtingëllore para mbrapashtesës mund të shkruhen pa ë të temës; pra: gjuhsi, mirsi, mbarsi, gjithsi, dobsi, butsi, ngutsi, thellsi, kënaqsi, udhëheqsi, bimsi, parsi, gryksi etj., por mund të shkruhen edhe me -ë të temës; pra: gjuhësi, mirësi, mbarësi, gjithësi, dobësi, butësi, ngutësi, thellësi, kënaqësi, udhëheqësi, bimësi, parësi, grykësi etj.
c) Emnat e prejadhun me -si, të cilët dalin prej fjalëvet që s'kanë në temë -ë nuk marrin -ë për analogji para mbrapashtesës, por shkruhen: popullsi, nënshtetësi, miqsi etj.), e jo: popullësi, nënshtetësi, miqësi, etj.).
8. Emnat femnorë paroksitonë duhet të shkruhen me ë në fund në trajtën e pashqueme; p.sh.: bukë, fjalë, hundë, lopë, punë, etj dhe këte do ta mbajnë gjatë lakimit.
9. Analogjikisht me pikën e sipërme duhet të shkruhen me ë në fund edhe emnat mashkullorë që në trajtën e shqueme marrin nyjën a dhe lakohen si emnat femnorë; p.sh.: babë, Gegë, Toskë, Kolë, Llukë, Nikollë etj.
10. Me ë në fund duhet të shkruhen edhe emnat e gjinisë asnjanse, qofshin në trajtën e gjinisë asnjanse qofshin n'ate të mashkullores; p.sh.: ujë-ujët, ujë-uji; djathë-djathët, djathë-djathi; mjaltë-mjaltët, mjaltë-mjalti; bru-më-brumët, brumë-brumi; drithë-drithët, drithë-drithi; dyllë-dyllët, dyllë-dylli; gjalpë-gjalpi, etj.
11. Të shkruhen me ë në fund emnat mashkullorë që shqiptohen me ë në toskënishtet e me zanore të gjatë në gegnishtet; p.sh: burrë, djalë, gjumë, kalë, vjamë etj. Por lum.
12. Emnat femnorë oksitonë me a, e, i, o, u, në rasat e zhdrejta të trajtës së shqueme të numrit njajës do të shkruhen me ë në fund; p.sh.: kala-kalasë, kalanë; rrufe-rrufesë, rrufenë; qershi-qershisë, qershinë, byro-byrosë, byronë; dru-druja, drusë, drunë. Gjithë këta emna n'emnoren, kallxoren e thirroren e shumsit të shquem do të shkruhen me ë në fund, p.sh.: kalatë, rrufetë, qershitë, byrotë, drutë.
13. a) Emnat (mbiemnat) e prejardhun me -ës (-s) duhet ta ruejnë ë-në e temës sa herë që nuk vjen mbas mbrapashtesës -ës (-s) nji zanore; p.sh.: korrës, korrësvet, korrësja; mbjellës, mbjellësvet, mbjellësja, nëpunës, nëpunësvet, nëpunësja; nxanës, nxanësvet, nxanësja; zgjedhës, zgjedhësvet, zgjedhësja etj.
b) Këta emna mund të shkruhen dy mënyrash kur mbas mbrapashtesës -ës (-s) vjen nji zanore; e para - mund ta ruejnë ë-në e temës në të gjitha rasat; si: korrësi, i korrësit, korrësish, korrësit, korrëse, korrësen, korrëset; mbjellësi, mbjellësit, mbjellësin, mbjellëse, mbjellëses, mbjellëset; nëpunësi, i nëpunësit, nëpunësish, nëpunësit, nëpunëse, nëpunësevet, nëpunësesh; zgjedhësi, zgjedhësin, zgjedhësit, zgjedhësish, zgjedhëse, zgjedhëses, zgjedhëset etj.; e dyta - mund të mos e ruejnë ë-në e temës; si: korrsi, i korrsit, korrsish, korrsit, korrse, korrsen, korrset, nëpunsi, e nëpunsit, nëpunsish, nëpunsit, nëpunse, e nëpunses, nëpunses, nëpunsevet, nëpunsesh etj.
c) Kur gjindet para mbrapashtesës -s i njajti tingull (dmth. -s-ja) si edhe tingulli t do të ruhet ë-ja në të gjitha rasat; p.sh.: presës - presësi, vrasës - vrasësi, vrasëse; tutës - tutësi, tutëse, shitës - shitësi, shitëse, i shitëses etj.
Gjithashtu do të ruhet ë-ja kur para mbrapashtesës -s gjinden dy ose mâ shum bashktingëllore: bishtatundësi, i bishtatundësit, bishtatundësin; mundësi, e mundësit, mundësish, mundësit; bartësi, bartëse etj.
14. Ë-ja do të ruhet edhe n'emna të prejardhun më -ësh; p.sh.: pesësh - pesëshi, dhetësh - dhetëshi, katërkambëshit, i dhetëshit, pesëshat, i pesëshit etj.
15. Me t do të mbarojnë në shumsin e shquem emnat që në gegnishtet në trajtën e pashqueme të njajsit kanë nji zanore hundore; p.sh.: kalama-kalamajt; pe-pejt, mulli-mullijt; dru-druni-drujt (e jo kalamajtë, pejtë; mullijtë, drujtë).
16. Emnat femnorë me -ull e -ur që n'emnoren e shqueme të njajsit janë proparoksitonë, si kumbulla, flutura, do të shkruhen n'emnoren e kallxoren e pashqueme të njajsit pa ë në fund; p.sh.: kumbull, flutur.
17. Emnat mashkullorë oksitonë që mbarojnë me i të gjatë në shumsin e shquem duhet të shkruhen me t; p.sh.: barijt, zotnijt etj. (e jo: barijtë e baritë, zotnijtë a zotnitë).
18. Emnat mashkullorë që mbarojnë në shumës të pashquem me rrokje të mbyllun, si edhe emnat abstraktë që vijnë nga mbiemnat njirrokësh në trajtën e shqueme të shumsit duhet të shkruhen me t; p.sh.: fiqt, miqt, zogjt, thojt, të keqt, të kuqt etj. (e jo fiqtë, miqtë, zogjtë, thojtë, të keqtë, të kuqtë etj.).
19. Ë-ja nuk duhet të shkruhet në fjalët e prejardhuna, të cilat në temë nuk e kanë kët ë; p.sh.: paksoj, paksim; shoqni, shoqnoj; tregti etj. (e jo: pakësoj, pakësim; shoqëni, shoqënoj; tregëti etj.).
20. Emnat mashkullorë që e bajnë shumsin më -ën, -ëz e humbin ë-në në trajtën e shqueme; p.sh.: atë-etën, etnit (por etënvet); kunat-kunetën, kunetnit (por kunetënvet); prift-priftën, priftnit (por priftënvet); njeri-njerëz, njerzit (por njerëzvet) etj.
21. Disa emna asnjanës e femnorë që e kanë në njajës ë-në, në shumës e humbin këte; p.sh.: djathë-djathna, ujë-ujna, erë-erna, cohë-cohna, kohë-kohna a kohë etj.
22. Ë-ja fundore e fjalës gjithë bie në fjalët e përngjituna, si: gjithçka, gjithherë, gjithçmos, gjithfarë, gjithkah, gjithkund, gjithkush, gjithmbarë, i gjithmbarshëm, gjithmonë, i gjithmonshëm, gjithnduersh, gjithnji, gjithqysh, gjithsaherë, gjithsecili, gjithsejt, gjithsesi.
23. Ë-ja nuk do të shkruhet në ndajfoljet aq, kaq e shum, si edhe në fjalët e përngjituna me to, si: aqsa, gjithaq, sakaq, shumfish, i shumfishtë, i shumllojshëm, i shumngjyrshëm, shumkush, shumsi. Gjithashtu pa ë do të shkruhen edhe fjalët: shumzim, shumzoj, shumzor, i shumzuemi, shumzuesi.
24. Ë-ja ruhet në kompozita: p.sh.: bashkëpuntor, botëkuptim, qafëjatë, dorëheqje, udhëkryq, vetëdije, vetëvendosje, vetëvrasje, vetëveprim etj. Por: vetvete, vetvetiu, i vetvetishëm.
Grupet bashkëtingëllore mb, nd, ng, ngj do të ruhen të plota në shkrim, p.sh.: mbaj, mbret, mbin, mbasi, mbyll; ndaj, ndër, këndoj, këndej, andej; ngarkoj, ngërthej; ngjall, ngjalë, ngjan etj. (e jo maj, mret, min, a bin, masi, myll; naj, nër, knoj a kënoj, kënej, anej; narkoj, nërthej, njall, njalë, njan etj.). Por: njomë, ulem, më, në e jo: i ngjom, ungjem, mbë, ndë).
1. Fjalët që nisin me bashkëtingllore të pazashme e shqiptohen herë me parashtesën sh e herë me parashtesën ç, do të shkruhen me parashtesën sh; p.sh.: shkallmoj, shkarkoj, shkujdesem, shkëmbej, shkul, shkoqitje, shndrit, shpall, shpagim, shpërblim, shpërlaj, shkatrrim, shkëmbim, shkreh, shkëputje, shkokrroj, shkrihem, shlodhje, shlyej, shlyemje, shpërdoroj, shpërdorim, shpërndaj, shpërnderoj, shpërnderim, shpërngul, shpërngulje, shpif, shpifje, shpifës, shpik, shpikës, shpikje, shpoj, shprish, shpronsoj, shpronsim, shpronsues, shpulpoj, shpuploj, shpyllzim, shpyllzoj, shqep, shqetsim, shqetsoj, shqirrem, shquej, i shquem, shqyej, etj. Por: çkëshilloj, çkombtarizim, çkunorzoj, çkurdis, çthur.
2. Fjalët që nisin me bashkëtingëlloren f të ndjekun nga nji zanore, do të shkruhen me parashtesën ç: çfajsoj, çfaq, çfaros, çfuqizoj, çfaqje, çfarosje, çfajsim.
3. Fjalët që nisin me bashkëtingëlloren f të ndjekun nga nji l a r, do të shkruhen me parashtesën sh: shfletoj, shfryj, shfrej, shfrytzim, shfrytzoj.
4. Fjalët që nisin me zanore dhe me bashkëtingëllore l, r, rr, m, n, nj, do të shkruhen me parashtresën ç: çansim, çarmatim, çarmatos, çorganizim, çorientim, çorientoj; çlirim, çliroj, çlirimtar, çlodhje, (por edhe shlodhje); çregjistrim, çregjistroj, çrregullim, çrregulloj, i çrregullt, çrrethoj, çrranjos, çmallem, çmendinë, çmësohem, çmilitarizoj, çmobilizim, çmobilizoj, çnderim, çnderoj (por edhe shnderim, shnderoj), çnjerzor. Por: shlyej, shlyemje.
5. Fjalët që nisin me bashkëtingëlloret e zashme b, d, g, v, do të shkruhen me parashtesën zh, gjegjësisht xh: zhbij, zhbiroj, zhbrej, zhburrnoj; zhdaravis, zhdredhje, i zhddrejtë, zhdukem, i zhdërvjellët, zhdryj; zhgarkoj, zhgardhnoj, zhgreh, zhgrryj, zhgul, zhguris; zhvillim, zhvilloj; xhvesh, xhvoshk (e jo çbij a shbij, çbiroj a shbiroj, çbrej a shbrej, çburrnoj a shburrnoj; çdaravis a shdaravis; çdredhje a shdredhje, i çdrejtë a i shdrejtë, çdukem a shdukem, i çdërvjellët a i shdërvjellët, çdryj a shdryj; çgarkoj a shgarkoj, çgardhnoj a shgardhnoj, çgreh a shgreh, çgrryj a shgrryj, çgul a shgul, çguris a shguris; çvillim a zhvillim, çvilloj a zhvilloj; çvesh a shvesh, çvoshk a shvoshk). Bajnë përjashtim fjalët: çbaj, çgjaksim, çgjaksohem, çvendos, çvidhos, çfleftësoj a çvleftosoj, çvulos.
6. Parashtesa s shkruhet para nji bashkëtingëllorje të pazashme; p. sh.: skamje, skamnor, skamës, skuq etj., kurse parashtesa z para nji bashkëtingëllorje të zashme; p.sh.: zbraz, zbres, zbardh, zgjim, zgjoj etj. Po kështu shkruhen edhe fjalët tjera që fillojnë po me ato togje tingujsh: spastrim, sprovë, skutë, skërfyell, skërmit, stërvit; zbath, zboj, zbokth, zmadhim, zmadhoj, zvetnim, zvetnoj, zverë, zvjerdhë, zvogloj, etj.
Fjalët me r e rr do të shkruhen simbas shqiptimit të gegnishtes, pra me rr: rrah, rrafsh, rranjë, rrallë, rrap, rrasë, rrashtë, rregull, rranzë, rrapllimë, rrenë, rreckë, i rreptë, rrenim, rresht, rreth, rreze, rrezik, rrëmbim, rrëmujë, rrësim, rrëshqitje, rrjedhë, rrogë, rrogtar, rrokje, rrobe, rrotë, rrotull, rrudhë, rrufe, rrufë, rrugë, rrush, rruzull, rrymë, rryp; andërr, derr, marr, marrëdhanie, marrëveshje, ndërmarrje, prrallë, prrue, nxjerr, turr, vjerr, tjerr etj. Por do të shkruhen me r fjalët: radhë, ranë, respekt, rënkim, vjershë, rol, Romë, roman, rjep, rob, repë, mora, nxora etj.
Edhe fjalët që shkruhen herë me s e herë me z, do të shkruhen simbas shqiptimit ma të përhapun të gegnishtes. Me s do të shkruhen: ujdhesë, mëngjes (por mëngjezi), mes, mesatar, haptas, (por haptazi), qartas (por qartazi), lehtas (por lehtazi), baras, barasim, konservim, president, presidium, universitet etj., kurse me z: brez, ekzekutiv, ekzekutoj, ekzistoj, ekzistencë, njerëz, vidhëz etj.
Fjalët që shkruhen me th e f do të përdoren simbas shqiptimit ma të përhapun, me th: thellë, thellsi, thellsinë, therrë, i kthjellët etj., kurse me f: fëllanzë, ufull etj. (e jo thëllanzë, uthull).
Do të shkruhen me l: lurbë, filozof, lokandë, lustër, psikolog, sociolog, valë, vulë etj., me ll: Gadishulli Ballkanik, vullkan, lloç, llom, llogore, llogari, etj., me dh: ndodh, dhomë, dhamb etj.
Do të shkruhen me ç: veç, përveç, çadër, çdo, çel, çoj, çekiç, çengel, çerdhe, çarapë, çift, çiflik, çifçi, çibuk, çiban, çikrik, çirak, çizme, çark (vegël) etj., kurse me q: qafë, qark (rreth), qebap, qel, qeros, qelq, qingël, qeramidhe, qerpiç, qerpik, qek, qilim, qira, qiriç, qofte, qokë, squkë etj.
Fjalët që shkruhen herë me q e herë me k e kj, do të shkruhen vetëm me q; p.sh.: heq, tërheq, udhëheq, qartë, qartas, qaj, sqep, etj. (e jo: hek, tërhjek, udhëhjek, kjartë, kjartas, kjaj a kaj, skjep etj.). Por: shikoj, parashikim, shikue.
Për punë thjeshtimi e lehtësimi të shkrimit, theksi do të përdoret vetëm në paronime; p.sh.: pusi e pusí, drejtori (person) e drejtorí (zyrë), asht e âsht, bân (me bâ) e ban (me bajtë), pra e prâ etj.
Shënim: Nëqoftëse dallohet kuptimi nga konteksti lehtë, atëherë as në këto pak raste nuk duhet me i përdorë theksat.
Apostrofi do të përdoret vetëm në disa raste kur bie ë-ja.
1. Te përemnat vetorë proklitikë më e të kur ndodhen:
a) përpara proklitikës i; p.sh.: m'i dha, t'idha, m'i muer, t'i muer, etj. (e jo më i dha, të i dha, më i muer, të i muer etj.);
b) përpara të së kryemes së thjeshtë të pësores e vetvetores që e ka përpara zanoren u; p.sh.: m'u muer goja, t'u dha e drejta etj. (e jo: më u muer goja, të u dha e drejta etj.);
c) përpara foljevet që fillojnë me zanore; p.sh.: m'erdhi, t'erdhi, m'arriti, t'arriti, m'agoi, t'agoi etj. (e jo: më erdhi, të erdhi, më arriti, të arriti, më agoi, të agoi etj.).
2. Në lidhzën të kur ndodhet:
a) përpara përemnavet vetorë proklitikë i, u, ia, ju, jua, ua; p.sh.: t'i shkrujesh, t'u japish çka kërkojnë, t'ia them, t'ju vijë mirë, t'jua mbushi mendjen, t'ua marrish librat etj. e jo: të i shkruejsh, të u japish çka kërkojnë, të ia them, të ju vijë mirë, të jua mbushi mendjen, të ua marrish librat etj.);
b) përpara foljevet që fillojnë me zanore; p.sh.: t'iki, t'agojë, t'arrijë, t'arnojë etj. (e jo: të iki, të agojë, të arrijë, të arnojë etj.).
3. Në nyjën të t'emnave të nyjshëm që fillojnë me zanore; p.sh.: t'ardhunat, t'ejten, t'ikunit, t'ecunit, t'endunit etj. (e jo: të ardhunat, të ejten, të ikunit, të ecunit, të endunit etj.).
4. Në nyjet e lidhuna të e së përpara fjalëvet që fillojnë me zanore; p.sh.: djalit t'urtë, prej kallinit t'artë, vajzës s'urtë etj. (e jo: djalit të urtë, prej kallinit të artë, vajzës së urtë etj.).
5. Në parafjalën në kur mbas saj vjen nji fjalë me zanore; p.sh.: n'arë, n'ato, n'Egjipt, n'oborr, n'orën, etj. (e jo: në arë, në ato, në Egjipt, në oborr, në orën etj.).
6. Në përemnin e mbiemnin pyetës ç, si para nji zanorje ashtu edhe para nji bashkëtingëllorje; p.sh.: ç'asht, ç'pyetje, ç'ban, ç'do, ç'burrë etj.
7. Në ndajfoljen e mohimit s’ që shkruhet gjithmonë me apostrof para zanorevet e bashkëtingëllorevet; p.sh.: s'asht, s'e di, s'duhet, s'kam, s'jam, s'punoj etj.
8. Në raste tjera, kur ë-ja fundore e fjalëvet përpiqet me fjalët tjera që nisin me zanore, nuk apostrofohet: p.sh.: vajzë e urtë, djalë i mirë, fushë e gjanë, që atëherë, shkojmë atje, u thanë atyne, shtëpinë e madhe, hanë e pinë etj. (e jo: vajz’ e urtë, djal’ i mirë, fush’ e gjanë, q'atëherë, shkojm’ atje, u than’ atyne, shtëpin’ e madhe, han’ e pinë etj.).
9. Nuk apostrofohen edhe përemnat e mbiemnat çfarë e çdo.
10. E-ja apostrofohet vetëm në mbiemnin pronor jote kur gjindet para emnit amë jot’ amë, (e jo jote amë).
Shënim: Për trajtat ma, ta shih kapitullin Morfologjija - Përemnat vetorë.
Fjalët e hueja do të shkruhen simbas këtyne rregullave:
Fjalët greke, latine e neolatine me ia, ie e io, do të shkruhen me i dhe jo me j, si: akcion, aviacion, aziatik, diabetik, diafragmë, diagnozë, diagonale, diagram, dialekt, dialektikë, dialekttologji, dialog, diamant, diametër, entuziazëm, epikurian, esencial, fiasko, financiar, gjenial, hiat, imperialist, industrial, iniciativë, iniciator, italian, kambial, kardiak, kredencialet, kristian, kolegjial, kolonial, labial, labiatet, liliacet, makiavelizëm, material, materialist, materializëm, matriarkat, miazmë, miliardë, miniaturë, miriapodët, noterial, olimpiadë, patriark, patriarkal, patriarkat, pediatri, persian, pianist, piano, potencial, proverbial, provincial, provincializëm, psikiatër, psikiatri, radiator, sekretariat, socialist, socializëm, socializim, special, specialist, specialitet, specializim, arie, abiturient, ambient, bentonier, bankier, barierë, financier, higjienë, infermier, kantier, karierë, karierist, karrocier, kavalier, kamerier, klient, koeficient, korier, magazinier, minierë, motovelier, muzicient, oficiel, portier, premierë, principiel, reliev, rentier, romancier; abstracion, agjitacion, ambicion, ambicioz, akcion, afion, asimilacion, batalion, deklinacion, delegacion, diskriminacion, diversion, divizion, dominion, ekspansionist, ekspansionizëm, ekuacion, embrion, embrional, emigracion, emulacion, emulsion, evolucion, fiziologji, fizionomi, fluktuacion, formacion, funkcion, funkcionim, funkcionar, gjeneracion, iktiologji, iluzion, imitacion, inflamacion, injekcion, inklinacion, inkuzicion, inovacion, inspiracion, institucion, instrukcion, interjekcion, internacional, internacionalizëm, intiucion, investicion, izolacion, juridikcion, kamion, kampion, kampionat, koalicion, kohezion, komunikacion, koncesion, kondicional, kongjestion, konkluzion, kontrakcion, konvencional, kuestionar, legjionar, legjislacion, lekcion, licitacion, lokucion, milion, mision, motivacion, municion, nacional, nacionalitet, nacionalizim, obstrukcion, obstrukcionist, obstrukcionizëm, pozicion, procesion, profesion, profesional, profesionalist, progresion, projekcion, proporcion, prostitucion, provokacion, racion, racional, racionalist, racionalizator, racionalizëm, racionalizim, radio, reakcion, reakcionar, recension, refleksion, revizion, revizionim, revizionizëm, revolucion, revolucionar, sanksion, sekcion, selekcionim, sensacion, studio, supersticion, superstacioz,1 televizion, transmision, union, variacion, vegjetacion, violencë, violinë, violinist, etj.
Fjalët: materje, malarje, sovjet, sovjetik, fjorë, shkruhen me j, sepse janë rranjosë në shqipet me kët shqiptim.
Fjalët greke me y (ipsilon) në shqipet do të shkruhen me i; p. sh.: analizë, etimologji, fizikë, gjimnaz, gjimnastikë, higjienë, himn, hiperbolë, hipertrofi, hipotezë, hipokrit, hipotenuzë, metonimi, psikologji, sinekdokë, sintaksë, sintezë.
Fjalët e hueja me c nga burimi latin a neolatin do të shkruhen me c e jo me s, si: akcion, aviacion, iniciativë, iniciator, financiar, agjitacion, celebrim, central, abstracion, ambicion, ambicioz, asimilacion, delegacion, deklinacion, diskriminacion, ekuacion, emigracion, emulacion, evolucion, formacion, funkcion, gjeneracion, imitacion, infekcion, inklinacion, inkuzicion, inovacion, inspiracion, institucion, instrukcion, interjekcion, internacional, intuicion, investicion, izolacion, juridikcion, koalicion, kolekcion, kombinacion, kompozicion, komunikacion, koncesion, kondicional, koniukcion, kontradikcion, konvencional, legjislacion, lekcion, licitacion, lokucion, motivacion, municion, nacional, obstrukcion, potencial, procedurë, proces, projekcion, proporcion, prostitucion, provokacion, racion, reakcion, revolucion, selekcion, sensacion, special, stacion, supersticion, variacion, vegjetacion.
Fjalët sanksion, seksion e fjalët tjera të nji tipi me to, simbas shqiptimit ma të përgjithshëm, shkruhen me ks e jo me kc.
Fjalët latine me ks do të shkruhen me kz, kur ky grup ndodhet përpara nji zanorje, kurse me ks, kur ai ndodhet përpara nji bashkëtingëllorje, p.sh.: ekzekutiv, ekzekutoj, ekzistencë, ekspeditë, eksperiencë. Fjalët greke e ruejnë ks-në në çdo rast; p.sh.: aksionë, heksametër, oksigjen.
Fjalët ndërkombëtare të formueme me elemente të burimit grek do të shkruhen me d e t dhe jo me dh e th; p.sh.: dialektikë, pedagogji, Herodot, Iliada, Odiseja, metodë, metodikë, aritmetikë, etnik, etnografi, hipotenuzë, hipotezë, kartotekë, matematikë, ortografi, simpati, sintezë, teatër, tematikë, temë, tez, teolog, Atinë, Etiopi, Teba, Termopilet, Korinti.
Fjalët me burim grek a latin që kanë nji g përpara zanorevet i dhe e shkruhen me gj ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci, agjitacion, borgjezi, elegji, gjeografi, gjeometri, gjeneratë, gjenezë, gjimnastikë, higjienë, legjion, legjislativë, origjinë, vegjetacion etj.
Fjalët me h nga burimi grek a latin do të shkruhen me h edhe në shqipet; p.sh.: harmoni, heterogjen, hidraulik, hidrografi, hidrohigjienë, himn, hipodrom, hipokrit, hipotezë, histologji, histori, homogjen, homonim, horizont, horizontal, humanizëm, hemisferë, koherent, kohezion, hiat, heksametër, hibrid, honorar, hiperbolë, hipotekë, Hesiod, Hipokrat, Homer, Horac etj.
1. Fjalët e terminologjisë teknike-shkencore, që janë me k në greqishten e vjetër, shkruhen me k edhe në shqipet; p.sh.: kinema, kimi, kitarë, klinikë etj.
Por do të shkruhen me q emnat si Maqedoni, dioqezë etj.
2. Fjalët greke me k përpara një y (ipsiloni) në shqipet shqiptohen e shkruhen me ci; p.sh.: cikël, ciklop, ciklostil, cilindër, cinik, cinizëm.
3. Fjalët me h të fortë në trup të fjalës në greqishten e vjetër në shqipet shkruhen me k, p.sh.: anakronizëm, anarki, arkaizëm, arkeologji, arkitekturë, arkiv, Akileu, Eskili, Arkiloku.
Fjalët me burim grek e latin me nji s intervokalike, në shqipet shqiptohen e shkruhen me z, p.sh.: filozofi, fizikë, fiziologji, hipokrizi, hipotenuzë, muzikë, rezolucion, sintezë, muze, Azi.
Fjalët me l, që kanë origjinë greke ose vijnë prej ndonji gjuhe tjetër europiane, do të shkruhen me l e jo me ll, p.sh.: analizë, analogji, arkeologji, antologji, biologji, blok, deklaratë, diplomë, fiziologji, gjeologji, ideologji, ilustrim, koloni, komplot, logaritëm, logjikë, mineralogji, neologjizëm, psikologji, silogjizëm, spekulim, etj. Por do të shkruhen me ll: llogari, llogaritar, kontroll, kontrollim, kontrolloj, kontrollor, vullkan (e jo: logari, logaritar, kontrol, kontrolim, kontroloj, kontrolor, vulkan).
Fjalët sllave me l të fortë (ll) në mes të fjalës do të shkruhen edhe në shqipet me ll: Çekosllovaki, Sllav, sllavisht, Jugosllavi, jugosllav, Sllovaki, sllovakisht, Sllavoni, Slloveni, sllovenisht, Slloenski Shollohov, Millan, Milladin, Millovan, Milloje, Millutin, etj. Por, kur mbas këtij tingulli vijnë zanoret i dhe e, që në sllavishtet shqiptohet ma butë se ll-ja e shqipes, do të shkruhen me l dhe jo me ll; p.sh.: Gligorije, Glisha, Milentije, Milica, Mileva etj. (e jo: Glligorije, Gllisha, Millentije, Millica, Milleva etj.).
Fjalët me l në fillim dhe në fund të fjalës shqiptohen dhe shkruhen në shqipet kurdoherë me l, pamvarsisht nga shqiptimi që kanë në gjuhën nga janë marrë; p.sh.: Bajkal, Ladoga, Lenin, Leningrad, Lermontov, Ural etj. Por Llaza Llazareviq.
Fjalët e hueja me r do të shkruhen me r dhe jo me rr edhe n'ato raste kur në gjuhën e origjinës shkruhen me dy r (rr); p.sh.: konkurencë, konkurs, korespondent, koridor, rebel, regjistër, rol, Romë, romak, romantizëm etj.
Fjalët e hueja me dy o (oo) do të shkruhen me oo edhe në shqipet; p.sh.: alkool, alkoolik, alkoolizëm; kooperativë, kooperativist, kooperativizëm, kooperim, kooperohem, i kooperuem; kooptim, kooptoj, koordinatat, koordinim, koordinoj; zoolog, zoologji, zoologjik, zootekni, zooteknik.
Fjalët me burim të huej, që shkruhen me b, do të shkruhen me b edhe në shqipet; p.sh.: absolut, absolutisht, absolutizëm, absorboj, abstenim, abstenoj, abstrakcion, abstrakt, absurd, absurditet, abshise (e jo: apsolut, apsolutisht, apsolutizëm, apsorboj, apstenim, apstenoj, apstrakcion, apstrakt, apsurd, apsurditet, apshise).
Emnat femnorë paroksitonë, që në trajtën e pashqueme mbarojnë me ë, do të shkruhen me ë, pamvarsisht nga shqiptimi i këtij tingulli në të folun; p.sh.: barrë, bletë, bukë, fjalë, flakë, fletë, gjuhë, hundë, kambë, lopë, lugë, pemë, punë etj.
Këta emna e ruejnë ë-në gjatë lakimit, në njajës e në shumës; p.sh.: punë, punës, punën, punë, punëve, punësh, punët, punëvet; pemë, pemës, pemën, pemë, pemëve, pemësh, pemët, pemëvet; kambë, kambës, kambën, kambë, kambëve, kambësh, kambët, kambëvet etj.
Fjalët ditë e natë edhe në shumsin e pashquem do të shkruhen me ë, pamvarsisht nëse ndihet ky tingull apo jo në të folun: ditë e netë (e jo dit e net).
1. a) Emnat femnorë që mbarojnë më -a,-e, -o, -u të theksueme, në rasat e zhdrejta të njajsit të pashquem dhe n'emnoren e shqueme, marrin, përveç mbaresës rasore -e dhe nyjës së mbrapme -a, edhe nji j eufonike (epentetike); p.sh.: gja-gjaje, gjaja, hua-huaje, huaja: kala-kalaje, kalaja; mera-meraje, meraja; fe-feje, feja; fole-foleje, foleja; re-reje, reja; rrufe-rru-feje, rrufeja; ve-veje, veja; byro-byroje, byroja; Baku-Bakuje, Bakuja; Ba-tu-Batuje, Batuja; dru-druje, druja; û-je, uja etj.
b) Emnat femmnorë që mbarojnë më i të theksueme, në rasat e zhdrejta të njajsit të pashquem edhe n'emnoren e shqueme mund të shkruhen me j ose pa te; p.sh.: shtëpi-shtëpije a shtëpie, shtëpija a shtëpia; liri-lirije a lirie, lirija a liria; selvi-selvije a selvie, selvija a selvia; shprehi-shprehije a shprehie, shprehija a shprehia; dhi-dhije a dhie, dhija a dhia; Jugosllavi-Jugosllavije a Jugosllavie, Jugosllavija a Jugosllavia etj.
2. Kët j eufonike e marrin edhe:
a) emnat femnorë që mbarojnë me e të patheksueme; p.sh.: cule-culje, culja; dele-delje, delja; lule-lulje, lulja; zhele-zhelje, zhelja etj.;
b) emnat mashkullorë që mbarojnë me o të theksueme; p.sh.: laro-laroje, laroja; murro-murroje, murroja etj.;
c) emnat mashkullorë që mbarojnë me o të patheksueme, p.sh.: Beqo-Beqoje, Beqoja; balo-baloje, baloja; Koço-Koçoje, Koçoja; Meto-Metoje, Metoja; Pirro-Pirroje, Pirroja etj.
3. Emnat femnorë që mbarojnë me -a, -e, -i, -o, -u të theksueme, në rasat gjindore, dhanore e rrjedhore të njajsit të shquem, do të shkruhen me -së dhe në rasën kallxore me -në; p.sh.: gja-gjasë, gjanë; hua-huasë, huanë; kala-kalasë, kalanë; mera-merasë, meranë; fe-fesë, fenë; fole-folesë, folenë; ide-idesë, idenë; re-resë, renë; rrufe-rrufesë, rrufenë; ve-vesë, ve-në; dhi-dhisë, dhinë; Jugosllavi-Jugosllavisë, Jugosllavinë; liri-lirisë, lirinë; selvi-selvisë, selvinë; shprehi-shprehisë, shprehinë; shtëpi-shtëpisë, shtëpinë; byro-byrosë, byronë; dru-drusë, drunë etj.
N'emnoren e kallxoren e shumsit të shquem këta emna do të shkruhen me të p.sh.: huatë, kalatë; fetë, foletë, retë, rrufetë, vetë, shprehitë, shtëpitë, byrotë, drutë etj. dhe në rrjedhoren e shumsit të pashquem me -sh (e jo -shë); p.sh.: huash, kalash; fesh, folesh, resh, rrufesh; shprehish, shtëpish, byrosh, drush etj.
Emnat femnorë foljorë me mbrapashtesën -je e ruejnë j-në në trajtën e pashqueme dhe të shqueme të njajsit e të shumsit; p.sh.: ardhje, derdhje, dredhje, dridhje, dalje, kapje, korrje, lidhje, marrje, mbështetje, ndodhje, pritje, prishje, shitje, tretje, si edhe: dije, pije, bashkë me derivatet e tyne, si: dijeni, dijetar, pijetore etj. Por ku bashkohet j-ja me n-në, do të shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhanie, marrëdhanie, parathanie, zanie etj. Kështu do të shkruhet edhe gie dhe jo gje djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do të shkruhen edhe emnat femnorë me -ije dhe -ijë, në të cilët j-ja i përket temës së fjalës dhe ndihet kudo; p.sh.: anije, anija; fije, fija; shije, shija; bijë, bija; mijë, mija; vijë, vija, fëmijë, fëmija, fëmijët a fëmi, fëmija, fëmijt etj.
Emnat femnorë më -jë do të shkruhen me -një (e jo me -jë); p.sh.: brinjë, shkronjë, ulkonjë, rranjë, banjë etj. por mburojë.
1. Ë-ja fundore e mbrapashtesës zvogluese -zë kur u ngjitet emnave femnorë paroksitonë (e rrallë emnave mashkullorë) bie: p.sh.: copëz, degëz, dorëz, dosëz, drrasëz, dhambëz, gjuhëz, hanëz, shkurtëz, vashëz etj.
2. Ë-ja e temës së këtyne emnave bie gjatë lakimit në njajës e shumës, si në trajtën e pashqueme ashtu edhe në trajtën e shqueme; p.sh.: copëz, copze, copzës, copzën, copza, copzave, copzash, copzat, copzavet; degëz, degza, degzës, degzën, degza, degzave, degzash, degzat, degzavet; dorëz, dorze, dorza, dorzës, dorzën, dorza, dorzave, dorzash, dorzat, dorzavet etj.
3. Ë-ja e temës së këtyne emnave ruhet kur para ë-së gjenden tingujt -s, sh dhe t; p.sh.: dosëz, dosëze, dosëza, dosëzës, dosëzën, dosëza, dosëzave, dosëzave, dosëzash, dosëzat, dosëzavet; vashëz, vashëze, vashëza vashëzës, vashëzën, vashëza, vashëzave, vashëzash, vashëzat, vashëzavet; drrasëz drrasëze, drrasëza, drrasëzës, drrasëzën, drrasëza, drrasëzave, drrasëzash, drrasëzat, drrasëzavet; dritëz, dritëze, dritëza; shpatëz, shpatëze, shpatëza, i shpatëzës etj.
4. Ë-ja e mbrapashtesës zvogluese -zë ruhet, kur u ngjitet emnavet femnorë oksitonë, p.sh.: lajthizë, qelizë, shtëpizë, vezë etj.
Emnat femnorë me -ull e -ur, që n’emnoren e shqueme të njajsit janë proparoksitonë, si p.sh.: rregulla, flutura, do të shkruhen pa ë-në fundore n'emnoren e kallxoren e pashqueme të njajsit; p. sh.: kërdhokull, kumbull, ndrikull, mjegull, nofull, rregull, strofull, shpatull, ufull, vetull; flutur, etj.
Këta emna në gjindore, dhanore, kallxore e rrjedhore të njajsit të shquem e ruejnë ë-në; p.sh.: kumbulla-kumbullës, kumbullën; flutura, fluturës, fluturën etj.
Po ashtu këta emna e ruejnë edhe u-në mbastheksore gjatë lakimit në njajës e shumës, si në trajtën e pashqueme ashtu edhe në trajtën e shqueme; p.sh.: vetull-vetulle, vetulla, vetullës, vetullën, vetulla, vetullave, vetullash, vetullat, vetullavet; flutur-fluture, flutura, fluturës, fluturën, flutura, fluturave, fluturash, flutuat, fluturavet etj.
Emnat femnorë të parmë e të prejardhun, që diku shqiptohen me -më, e diku me -ëm, do të shkruhen me -më, p.sh.: darsmë, krismë, gjysmë, ndihmë etj. (e jo: darsëm, krisëm, gjysëm, ndihëm etj.).
Emnat femnorë më -ël, -ën, -ër, -ërr, e humbin ë-në gjatë lakimit në njajës e shumës, si në trajtën e pashqueme ashtu edhe n'ate të shqueme: gogël- gogle, gogla, goglës, goglën, gogla, goglave, goglash, goglat, goglavet; femën-femne, femna, femnës, femnën, femna, femnave, femnash, femnat, femnavet; zemër-zemre, zemra, zemrës, zemrën, zemra, zemrave, zemrash, zemrat, zemravet; kokërr-kokrre, kokrra, kokrrës, kokrrën, kokrra, kokrrave, kokrrash, kokrrat, kokrravet. Kështu shkruhen edhe emnat: vegël, pendël, dhelpën, thekën, gënjeshtër, kandër, kthetër, thundër, vedër; andërr, mjekërr, vjehërr etj.
Do të shkruhen me ë në fund n'emnoren e kallxoren e trajtës së pashqueme:
a) disa emna që në përgjithsi tregojnë landë, pamvarsisht se a përdoren në gjininë mashkullore apo asnjanse, p.sh.: brumë-brumi ose brumë-brumët; djathë-djathi ose djathë-djathët; drithë-drithi ose drithë-drithët, dyllë-dylli ose dyllë-dyllët; grunë-gruni ose grunë-grunët; mjaltë-mjalti ose mjaltë-mjaltët; ujë-uji ose ujë-ujët etj.
b) emnat mashkullorë që në trajtën e shqueme marrin nyjën a dhe shkojnë mbas lakimit t'emnavet femnorë: p.sh..: babë, bacë, Gegë, Kolë, lalë, Lekë, Llukë, Toskë, etj.
c) disa emna mashkullorë, si: ballë, burrë, djalë, gjumë, kalë. Por lum (e jo lumë).
Emnat mashkullorë me -ël, -ëm, -ën, -ër, -ërr, si: tambël, pezëm, emën, bakër, vjehërr etj. humbin ë-në gjatë lakimit, me përjashtim t'emnores e kallxores njajës të pashquem, në të gjitha rasat e njajsit e të shumsit, si në trajtën e pashqueme ashtu edhe n'ate të shqueme; p.sh.: tambël-tambli, tamblit, tamblin; emën-emni, emnit, emnin, emna, emnave, emnash, emnat, emnavet; bakër-bakri, bakrit, bakrin; vjehërr-vjehrri, vjehrrit, vjehrrin, vjehrrit (por vjehërrvet).
Emnat mashkullorë me -ull e -ur, e ruejnë u-në patheksore gjatë lakimit; p.sh.: akull-akulli, akullit, akullin; brumbull-brumbulli, brumbullit, brumbullin; kungull-kungulli, kungullit, kungullin; popull-populli, popullit, popullin; flamur-flamuri, flamurit, flamurin; hekur-hekuri, hekurit, hekurin; lepur-lepuri, lepurit, lepurin etj.
Emnat e terminologjisë shkencore e fjalë tjera ndërkombtare që mbarojnë më -izëm, e humbin ë-në e mbrapashtesës gjatë lakimit; p.sh.: komunizëm-komunizmi, komunizmit, komunizmin; idealizëm-iedalizmi, idealizmit, idealzmin; patriotizëm-patriotizmi, patriotizmit, patritizmin; realizëm-realizmi, realizmit, realizmin; romantizëm-romantizmi, romantizmit, romantizmin; reumatizëm-reumatizmi, reumatizmit, reumatizmin; socializëm-socializmi, socializmit, socializmin etj.
Emnat e burimit grek më -amë, -emë, -omë, në shqipet janë në përgjithsi të gjinisë femnore; p.sh.: dramë-drama, emblemë-emblema, poemë-poema, teoremë-teorma, aksiomë-aksioma.
Këta emna shumsin e bajnë më -a: drama-t, emblema-t, poema-t, teorema-t, aksioma-t.
Disa emna të kësaj katgorije janë të gjinisë mashkullore dhe shkruhen pa ë në fund: program-programi; problem-problemi, sistem-sistemi etj. dhe shumsin e bajnë më e: programe-t, probleme-t, sisteme-t.
Emnat abstraktë që formohen nga mbiemnat e pjesoret, trajtën e shqueme e kanë me -ët, nëse vijnë nga mbiemnat e nga pjesorja që mbarojnë me ë: i butë, të butët; i naltë, të naltët; i randë, të randët; dalë, të dalët; thanë, të thanët etj.
Emnat abstraktë e kanë trajtën e shqueme me -it, nëqoftëse formohen nga mbiemnat që mbarojnë me -ët a -të dhe nga pjesoret që mbarojnë me bashkëtingëllore; p.sh.: të ftohët, të ftohtit; ikun, t'ikun, t'ikunit; folun, të folun, të folunit etj.
Emnat abstraktë që formohen nga mbiemnat njirrokësh trajtën e shqueme e bajnë me -t; psh.: të keqt, të kuqt, të madht. Por të zitë.
Emnat e mbiemnat që formohen nga emnat e vendeve të huaja me -i dhe e marrin mbrapashtesën -an, do të shkruhen më -ian (e jo -jan), p. sh.: Austri, Austrian-e; Australi, Australian-e, australian-e; Itali, Italian-e, italian-e; Indi, Indian-e, indian-e, etj. Po kështu do të shkruhen me i dhe jo me j emnat e mbiemnat analogë me mbrapashtesën -ian, psh.: Brazilian-e, brazilian-e; Europian-e, europian-e etj.
Disa emna shqip që tregojnë banorët e nji vendi e kanë mbrapashtesën -jan (të shumtën e herës ajo âsht rezultat i zhvillimit të mbrapashtesës -njan); p.sh.: Lumë, Lumjan; Mat, Matjan, Shalë, Shaljan.
Emnat mashkullorë që mbarojnë me -ue, në rasat e zhdrejta dhe në trajtën e shqueme të njajsit togun zanor e kthejnë në o dhe para nyjës dhe mbaresës rasore i marrin nji n, p.sh.: ftue-ftoni, ftonit, ftonin; krue-kroni, kronin; thue-thoni, thonit, thonin; prrue-prroni, prronit, prronin etj.
1. Emnat dhe mbiemnat mashkullorë që mbarojnë më -ac, -aç, -ak, -al, -an, -ant, -aq, -ar, -at, -ec, -ent, -er, -ik, -ist, -it, -jan, -nik, -ok, -or, -ot, -tar, -tor, - uk, në shumës do të shkruhen me ë (dhe jo me a ose e) dhe këte e ruejnë në të gjitha rasat e shumsit; p.sh.: përtac, përtacë; rrugaç, rrugaçë; dinak, dinakë; kuqal, kuqalë; industrial, industrialë; zeshkan, zeshkanë; praktikant, pratikantë; hutaq, hutaqë; argjendar, argjendarë; Vlonjat-Vlonjatë; kambanec-kambanecë; student, studentë; oficer, oficerë; cilindrik, cilindrikë; komunist, komunistë; selenit, selenitë; Shaljan, Shaljanë; besnik, besnikë; misrok, misrokë; drejtor, drejtorë; Suliot-Suliotë; peshkatar, peshkatarë; puntor, puntorë; vjeshtuk, vjeshtukë etj.
2. Emnat që shënojnë banorin e nji vendi e krahine të huej dhe mbiemnat që lidhen me ta, e bajnë rregullisht shumsin me ë, p.sh.: Grekë, grekë; Gjermanë, gjermanë; Rusë, rusë, Rumunë, rumunë, Serbë, serbë; Kroatë, kroatë; Sllovenë, sllovenë etj.
Por nuk marrin ë emnat e mbiemnat që në njajës mbarojnë me dy bashkëtingëllore, nga të cilat fundorja âsht nji k a g; p.sh.: Turk-turq; Freng-Frengj, freng-frengj etj.
3. Emnat mashkullorë që e bajnë shumsin e pashquem më -ën, n'emnoren e kallxoren e shumsit të shquem e humbin ë-në dhe para nyjës t marrin nji i anaptike, atë-etën, etënve, etnit; mbret-mbretën, mbretënve, mbretnit; nip-nipën, nipënve, nipnit; gjysh-gjyshën, gjyshënve, ghyshnit; prift-priftën, priftënve, priftnit etj.
4. Emnat mashkullorë që e formojnë shumsin e pashquem me -j, në shumsin e shquem marin t (dhe jo të), p.sh.: gjarpij-t, lamalaj-t, mullij-t, ullij-t, dej-t, etj. Kështu shkruhen edhe emnat mashkullorë që marojnë më -ull e -ur; p.sh.: kungull-kunguj-t, brumbull-brumbuj-t; flamur-flamuj-t, lepur-lepuj-t etj.
5. Emnat mashkullorë që mbarojnë më -as, -ës, -ues, shumsin e pashquem e kanë të njajtë me njajsin e pashquem dhe në trajtën e shqueme para nyjës t marrin nji i anaptike; p.sh.: nji vendas, shum vendas, vendasit; nji nxanës, shum nxanës, nxanësit, a nxansit (por nxanësvet); nji mësues, shum mësues, mësuesit etj.
6. Emnat femnorë që mbarojnë me -a, -e, -i, -o, -u të theksueme, n'emnoren e kallxorene shumsit të shquem marrin të; p.sh.: kalatë, rrufetë, shtëpitë, byrotë, drutë etj.
7. Emnat mashkullorë që mbarojnë në shumsin e pashquem me rrokje të mbyllun, n'emnoren e kallxoren e shumsit të shquem marin t (dhe jo të); p.sh.: fiqt, miqt, limojt, kalamajt, thojt etj. (e jo: fiqtë miqtë, limojtë, kalamajtë, thojtë etj.)
8. Emnat asnjanës (mashkullorë) e femrorë më ë, do të shkruhen pa ë në shumës; p.sh.: djathë-djathna, drithë-drithna, ujë-ujna, erë-erna, cohë-cohna etj.
9. Emnat mashkullorë që shënojnë njisi mase e peshe, zakonisht shumsin e kanë të njajtë me njajsin; p.sh.: nji gram, dy gram; nji kuintal, tre kuintal; nji volt, pesë volt etj. Por emnat masash me ër, si litër, metër, shumsin e bajnë me a, p.sh.: nji litër, katër litra; nji metër, gjashtë metra.
10. Emnat mashkullorë me shumsin më -e, -na, -a
a) Emnat mashkullorë që e bajnë shumsin me e i kërkojnë fjalët përcaktuese në gjininë femnore; p.sh.: ato male, vende pjellore, tri gabime etj.
b) Trajtën e gjinisë femnore në shumës e marrin edhe mbiemnat që lidhen me emnat asnjanës më -na, p.sh. ujna të ftohta etj.
c) Gjithashtu edhe disa emna mashkullorë që mbarojnë në shumës me -na, kërkojnë mbiemna në gjininë femnore; p.sh.: barna të njoma, mallna të mira. Por eshtna të fortë.
d) Disa emna mashullorë që tregojnë landë, si hekur, bakër, si edhe emnat petk, libër, në shumës kërkojnë mbiemna të gjinisë femnore; p.sh.: hekura të trasha; petka të mira; libra të çmueshme.
1. Ata mbiemna që përftohen nga emna njirrokësh, si edhe prej emnash shumrrokësh të theksuem në rrokjen e fundit, që në të shumtën tregojnë landë, marrin mbrapashtesën -të, bie fjala: ar-i, i artë; gur-i, i gurtë; dhi-a, i dhintë; dyllë-i, i dylltë; elb-i, i elbtë; li-ni, i lintë; grunë-i, i gruntë (i gryjtë a i grytë); lesh-i, i leshtë, presh-i, preshtë, pambuk-i, pambuktë, argjend-i, argjentë etj.
N'anën tjetër, kur ata dalin nga emna të theksuem në rrokjen e parafundit tue u nisë prej mbarimit të fjalëve, marrin mbrapashtesën -t; p.sh.: akull-i akullt, avull-i avullt, hekur-i hekurt, rregull-i rregullt, mjegull-i mjegullt etj.
2.Numrorët sosin me -të p.sh.: dy-i dytë, tre-i tretë, pesë-i pestë. Nga kjo rregull ban përjashtim katër-i katërt.
Në lidhje me numrorët rreshtorë do theksue ndërkaq nji prirje e përgjithshme për thjeshtimin e geminateve, fjala vjen shtatë, tetë dhetë që duket se kanë kalue nëpërmjet të fazës tingullore me geminate i shtatti, i tetti, i dhetti.
3. Mbiemnat që rrjedhin prej foljeve me temë në bashkëtingëllore, mbarojnë më -ët, p.sh.: ulë - i ulët; çelë - i çelët; shtrydhë - i shtrydhët, lagë - i lagët; mbledhë - i mbledhët; rrasë - i rrasët; ngathem - i ngathët; shkathem - i shkathët; ngordhë - i ngordhët; ngopë - i ngopët; ngrohë - i ngrohët; ngrysë - i ngrysët; ngjeshë - i ngjeshët. Disa mbiemra shkruhen edhe: i ftoftë a i ftohtë, i ngroftë a i ngrohtë. Por i nxehtë.
4. Ata mbiemna që dalin nga folja me temë më a, e, i, o, y, do të shkruhem me të, p.sh.: tha - i thatë, me(j) - i metë, zbe(j) - i zbetë mpi(j) - i mpitë; ndy(j) - i ndytë; ndrësa mbiemnat që vijnë nga pjesoret e shkurtueme me -ue do të sosin me t: lirue - i liruet, sque - i squet, shëmtue - i shëmtuet, kullue - i kulluet etj.
5. a) Në lidhje me shkrimin e mbiemnavet që mbarojnë me -ët, ruhet ë-ja para t-së kur para mbrapashtesës gjinden dy ose ma shum bashkëtingëllore si: i përbashkët - i përbashkëti - e përbashkëta; i kalbët - i kalbëti - e kalbëta, të kalbëtës; i flashkët - i flashkëti - e flashkëta, etj.
b) Ë-ja bie kur para saj gjindet vetëm nji bashkëtingëllore, si: i, e lagët, i lagti, e lagta; i, e dobët, i dobti, e dobta; i, e zbrazët, i zbrazti e zbrazta; i, e cekët, i cekti, e cekta; i, e athët, i athti, e athta; i, e vokët, i vokti, e vokta, të voktit etj.
c) Mbiemnat më -të që formohen prej ndajfoljeve njirrokshe ose të theksueme në rrokjen e fundit, e ruejnë ë-në fundore të mbrapashtesës: pak - i paktë; ndërsa ata që theksohen në rrokjen e parafundit, e humbin kët ë: afër - i afërt, tepër - i tepërt.
1. Mbiemnat e prejardhun formue prej emnash e ndajfoljesh me anë të mbrapashtesës -ëm a -më, në gegnishten do të shkruhen vetëm me -ëm, p.sh. fis - i fisëm, jashtë - i jashtëm, mes - i mesëm, sot - i sotëm. Në gjininë femnore ë-ja para m-së bie si: e mesme, e jshtme, e sotme (e jo e mesëme etj.).
2. N” anën tjetër, mbiemnat që përpara m-së kanë nji -j e -r ose nji zanore të theksueme, do të shkruhen me -më; p.sh.: i majmë, e majme, i ndermë, e nderme; i pastajmë, e pastajme; i parmë, e parme; i përparmë, e përparme; i andejmë, e andejme; i përtejmë, e përtejme, i pafajmë, e pafajme.
3. Ata mbiemna që sosin më -më e që janë formue nga ndajfoljet që mbarojnë me r dhe janë të theksuem në rrokjen e parafundit, e humbin ë-në fundore; p.sh.: nesër - i nesërm, sipër - i sipërm, tepër - i tepërm, afër - i afërm etj.
Ë-ja e mbiemnave më -ëm bie gjatë lakimit: ajo mbahet në trajtën e gjindores - dhanores së shumsit të shquem e të pashquem të gjinisë mashkullore.
Kështu duket lakimi i tyne:
Gjinija mashkullore
njajës
Trajta e pashqueme/Trajta e shqueme
emn. i jashtëm/i jashtmi
gjind. (i,e) të jashtmi/(i,e) të jashtmit
dhan. të jashtmi/të jashtmit
kallx. të jashtëm/të jashtmin
rrjedh. së, të jashtmi/së,të jashtmit
shumës
Emn. të jashtëm/të jashtmit
gjind. (i,e) të jashtëmve/(i,e) të jashtëmvet
dhan. të jashtëmve/të jashtëmvet
kallx. të jashtëm/të jashtmit
rrjedh. së, të jashtmish/së, të jashtëmvet
Gjinija femnore
njajës
emn. e jashtme/e jashtmja
gjind. (i,e) së jashmtmje (jashtmeje)/(i,e) jashtmes
dhan. të jashtmje (jashtmeje)/së jashtmes
kallx. të jashtme/të jashtmen
rrjedh. së jashtmje (jashtmeje)/së jashtmes
shumës
emn. të jashtme/të jashtmet
gjind. (i,e) së jashtmeve/(i,e) së jashtmevet
dhan. së jashtmeve/së jashtmevet
kallx. të jashtme/të jashtmet
rrjedh. së jashtmesh/së jashtmevet
Po kështu lakohen edhe emnat e tjerë të këtij tipi, si: i fisëm, i mesëm, i vetëm.
vijon--> shtyp këtu për pjesën e dytë| Random Content | |