gegnisht - gramatika
Mbiemnat e tipit i vogël, i egër, do të lakohen si emnat me ël, ër, ërr, ëm që zumë ngoje ma naltë e kjo do të thotë që ata, përjashtue rasat emnore e kallxore të njajsit të pashquem, nuk e ruejnë ë-në gjatë lakimit në rasat e tjera; p.sh.: i ambël, i ambli, e ambla, t'amblit, t'amblin, e ambla, t'amblash, t'amblat, t'amblavet, (por t'ambëlvet), i egër, i egri, t'egrit, të egrin, e egër, s'egre, e egra, s'egrës, t'egrën, t'egrish , t'egrit, t'egra, s'egrash, t'egrat, t'egravet, (por t'egërvet). Kështu do të shkruhen edhe mbiemnat: i vjetër, i ashpër.
Ë-ja e mbiemnave të sipërm do të ruhet në gjindoren dhe në dhanoren e shumsit të gjinisë mashkullore, pra: t'ashpërve-t, të vjetërve-t etj.
Numrorët themelorë 5, 6, 7 8, 9, e 10 si edhe kompozitat që dalin prej tyne, si: 15, 16, 17, 18, 19; 50, 60, 70, 80, 90 etj., shkruhen me ë, pra: pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nandë, dhetë, pesëmbëdhetë shtatëmbëdhetë, gjashtëdhetë, tetëdhetë, nandëdhetë etj.
Numrorët themelorë të përngjitun që nga 11 e deri më 19 do të shkruhen me nji fjalë; p.sh.: njimbëdhetë, dymbëdhetë, katërmbëdhetë etj.; gjithashtu me nji fjalë do të shkruhen edhe ata numrorë që tregojnë dhetësha, qindësha, mijësha, p.sh.: njizet, dyzet, gjashtëdhetë, dyqind, njimijë, dymijë, etj.
Ata numrorë që janë të përbamë prej dhetëshash, qindëshash dhe mijëshash do të shkruhen me tri a ma shum fjalë, p.sh.: njizet e dy, tridhetë e pesë, treqind e katër, njimijë e pesëqind e gjashtë etj.
Numrorët dy e tre në gjininë mashkullore do të shkruhen: të dy, të tre, dhe në gjininë femnore: të dyja, të trija.
1. Fjalët e përbame e të përngjituna në përgjithsi, gjithashtu edhe fjalët e formueme me parashtesa - shkruhen pa vijë në mes:
a) fjalët e formueme prej dy emnash ose prej nji emni dhe pjesorje e mbiemni; p.sh.: aktlindje, armëpushim, datëlindje, damshpërblim, juglindje, pikënisje, pikëpamje, postëtelegraf, udhëheqje, urdhën, ngarkim, vendbanim, vendlindje, marrëveshje, udhëheqës, zadhanës, buzëqeshun, dorështrënguem, fatpadalë, dorëcung, dritëshkurtë, fuqiplotë, hirplotë, pesëvjeçar, qindvjeçar, qindvjetor, vullnetmirë, kryegja, kryegjysh, kryeshtruet, kryefjalë, kryefill, kryelanë, pikësosje.
b) fjalët e formueme prej nji ndajfoljeje a parafjale dhe nji emni, mbiemni a foljeje, si edhe ato të formueme me parashtesa: bashkëshort, bashkqytetar, bashkëpunim, bashkëveprim, antiimperialist, antifetar, kundërvajtës, kundërvajtje, kundërrevolucion, mbikqyrje, mbikqyr, mbivlerë, kundërvlerë, i maparshëm, i matejshëm, mosdije, mosinteresim, mospërfillje, mosrealizim, i pafat, mospasje, nënkryetar, nëndrejtor, nënshkrim, nënkolonel, padije, pafajni, pafajsi, mbrapavijë, i mbrapambetun, shumfish, jozyrtar, joreal, jokalimtare etj.
c) fjalët e formueme prej nji emni dhe fjalëvet gjysmë, krye, vetë; p.sh.: gjysmëhanë, gjysmërreth, gjysmëkoloni, gjysmëproletar, kryetrim, kryekomandant, kryeartikull; vetëqeverisje, vetvendosje.
d) fjalët e hueja të përbame monarkofashist, procesverbal, socialdemokrat etj.
2. Do të shkruhen me vizë emnat e përbamë me lidhje bashkërenditëse, pjesët e të cilëvet janë të barabarta e shumherë ndërmjet tyne vihet lidhza dhe; p.sh.: ekonomiko-shoqnor, greko-romak, marksizëm-leninizëm, marksist-leninist; në kët mënyrë do të shkruhen edhe këto fjalë: gjeneral-major, kalë-fuqi, nacional-çlirimtar (dhe nacionalçlirimtar), lidhjet trako-shqiptare, iliro-shqiptare.
3. Shkruhen me vizë në mes fjalët e formueme prej nji emni dhe emnavet zavendës e ndihmës: zavendës-drejtori, zavendës-kryetari, zavendës-ministri, ndihmës-mjeku. Këto fjalë do të shkruhen në kët mënyrë edhe atëherë kur jipen me shkurtime, zv-drejtori, zv-mjeku, zv-ministri.
4. Shkruhen me vizë pse pa te në mes fjalët e formueme prej nji emni dhe fjalzës ish: ish-drejtor ose ish drejtor, ish-ministër ose ish ministër etj.
Trajta e emnores shumës të vetës së parë të përemnit vetor âsht na e ne; p.sh.: na (ne) punojmë na (ne) shkruejmë. Trajta neve përdoret për rasën dhanore: p.sh.: neve na shkruen, po na thonë neve, dhe na si trajtë e shkurtë e kësaj rase (na foli) dhe rasës kallxore (na përshëndeti). Në vetën e dytë të shumsit do të përdoret ju për emnoren, juve, si trajtë e plotë e dhanores dhe ju si trajtë e shkrutë e dhanores dhe e kallxores, ju punoni, juve jua thanë, ju dërgova nji letër, po ju la. Trajta u do të përdoret për dhanoren e shumsit të vetës së tretë: u fola, u thashë.
2. Trajtat e vetës së tretë do të shkruhen kështu: ai, ajo, atij, asaj, ate, asi, aso, ata, ato, atyne, asish, asosh.
3.Dhanorja e përemnavet vetorë më, të bashkë me trajtën e shkurtë e të përemnit të vetës së tretë të njajsit në rasën kallxore do të shkruhen me trajtë të ngjitun ma (më + e) dhe ta (të + e) për arsye se ë-ja me e-në e kallxores u shkrinë në nji tingull të vetëm tue dhanë nji a e me at rasë nuk u zhduk kurrfarë zanorje që të përligjet apostrofi.
Trajta e përemnit vetor që vjen nga kontrakcioni i trajtave të shkurta i dhe e ose i dhe i do tëshkruhet ia a ja; p.sh.: ia dha librin (librat) a ja dha librin (librat).
4. Trajtat përemnore proklitike i dhe pjesëza u e formës pësore do të shkruhen bashkë: nuk u ngjit; nuk iu bashkue etj.
5. Trajta e dhanores shumës të vetës së parë na do të shkruhet e ndame nga trajta proklitike e kallxores së vetës së tretë: na e dha, na e mori; trajtat e dhanores shumës të vetës së dytë ju dhe të vetës së tretë u bashkohen me kallxoren e në jua (ju + e) dhe ua (u + e): jua kam thanë,ua kam dhanë librin. Trajtat e dhanores më, të, kur bashkohen me trajtën e kallxores së vetës së tretë shumës, i, si edhe me u-në e pësores, do të shkruhen të ndame me apostrof: m'i dha librat, t'i dha librat; m'u muer goja, t'u dha e drejta etj. Do të shkruhet me ë përemni vetë, kurse pa ë përemni pronor (i, e vet).
Përemnat dëftorë në njajës e në shumës do të shkruhen në kët mënyrë; ky, këtij, këte, kësi, këta, këtyne, kësish, kjo, kësaj, këte, këto, këtyne, kësosh, ai, atij, ate, asi, ata, atyne, asish, asaj, ato, atyne, asosh. Kur përdoren si mbiemna akuzativi njajës do të shkruhet pa -ë: kët njeri, kët vajzë, at kalë, at dritare etj.
Përemnat pronorë kur gjinden bashkë me ndonji emën mirren si mbiemna dhe shkruhen pa nyjë, si:
djali im, djalit tim, djalin tim, (edhe tem);
djemt e mij (e mi), djemvet të mij (të mi);
djali yt, djalit tand, djalin tand, djemt e tu; djali i tij, djalit të tij, djalin e tij, djemt e tij, djemve të tij;
djali i saj, djalit të saj, djalin e saj, djemt e saj,djemvet të saj;
djali ynë, djalit tonë, djalin tonë, djemt tanë, djemvet tanë;
djali i tyne, djalit të tyne;
vajza ime, vajzës sime, vajzën time (edhe teme), vajzat e mija (e mia), vajzavet të mija (të mia);
vajza jote, vajzës sate, vajzën tande, vajzat e tua, vajzavet të tua;
vajza e tij, vajzës së tij, vajzën e tij, vajzat e tij (e tija), vajzave të tij (të tija);
vajza e saj, vajzës së saj, vajzën e saj, vajzat e saj (e saja), vajzave të saj (të saja);
vajza jonë, vajzës sonë, vajzën tonë, vajzat tona, vajzavet tona;
vajza juej, vajzës suej, vajzën tuej, vajzat tueja, vajzavet tueja;
vajza e tyne, vajzës së tyne, vajzën e tyne, vajzat e tyne, etj.
Si përemna pronorë do të përdoren me këto trajta:
i imi, timit, timin (edhe temin), të mijt (të mitë), të mijvet (të mivet), së a të mijsh (të mish);
e imja, simes, timen (edhe temen), të mijat (të miat), të mijavet (të miavet), së a të mijash (të miash);
i yti, tandit, tandin, të tutë, të tuvet, së a të tush;
e jotja, sates, tanden, të tuat, të tuavet, së tuash;
i yni, tonit, tonin, tanët, tanëvet, tanësh;
e jona, sonën, tonën, tonat, tonavet, tonash;
jueji, tuejit, tuejin, tuejt, tuejvet, tuejsh, suej;
i tiji, të tijit, të tijin, të tijt (të titë), të tijvet (të tivet);
e tija, së tijës, të tijën, të tijat (të tiat), të tijavet, (të tiavet), të a së tijash (tiash);
i saji, të sajit, të sajin, të sajët, të sajëvet;
e saja, të sajës, të sajën, të sajat, të sajavet;
i tyni, të tynit, të tynin, të tynet,të tynevet, së a të tynesh;
e tynja, të a tynës, të tynën, të tynet, të tynevet, të a së tynesh.
Trajtat e përemnavet lidhor janë këto: i cili, të cilit, të cilin, të cilët, të cilëvet, së cilësh; e cila, së cilës, të cilën, të cilat, të a së cilavet, së cilash, që, kush, kujt, ke.
Përemnat pyetës shkruhen kështu:
Kush? kujt? ke? ç'? çka?
Duhet dallue ç'do (kur kemi përemnin pyetës ç’ dhe foljen do) nga çdo (përemnën e mbiemën i pakufishëm), me nji fjalë: ç'do ti këtu?, çdo njeri.
Përemnat dhe mbiemnat e pakufishëm do të shkruhen me këto trajta: çdo, kushdo, asgja, asnjeri, ndonjji, ca, disa, kaq, secili, secila, secilado, gjithsecili, gjithsecila, diçka, gjithçka, gjithsejt, gjithqysh, akëcili, akëcila, kush, askush, pakkush, shumkush, kurrkush, kurrfarë, kurrgja, rrallëkush, gjithkush, tjetër, tjetri, tjetrit, të tjerë, tjetra, tjetrës, tjetrën, të tjera, njani tjetrin, i gjithë, të gjithë, të gjithëve, të gjitha, të gjithave, i tanë, të tanë, të tana.
Fjalët i gjithë, i tanë përdoren me nyjë, kur janë përemna: E dinë të gjithë, Erdhën të tanë. Kur janë mbiemna, ma të shumtën, s'marrin nyjë e s'lakohen: gjthë fshati, në gjithë fshatin, gjithë njerzit, gjithë fletoret, gjithë bota, tanë bota. Gjithë mund të përdorët edhe me nyjë, tue u lakue e tue iu përshtatë në gjini emnit që ka pranë: i gjithë fshati, të gjithë njerzit, të gjitha fletoret, fletët e të gjitha lulevet.
Disa vërejtje të përgjithshme
1. Në gjuhën shqipe kemi nji numër foljesh, tema e të cilave mbaron me bashkëtingëllore të langëta: l, ll, r, rr, okluzive qiellzore: k, g dhe frikativen ndërdhambore dh që në trung - fill para tyne - kanë diftongun ie, i cili shumkund shqiptohet je. Këto folje do të shkruhen me je në të gjitha vetat e së tashmes së dëftores e të lidhores, me përjashtim të vetës së dytë të shumsit, si edhe në mënyrëndëshriore e pjesore; p.sh.: vjel, mjel; ndjell, mbjell, sjell, vjell, pjell, mbështjell, përcjell; nxjerr, çjerr, bjerr, vjerr, tjerr; djeg; pjek, ndjek; rrjedh, vjedh, hjedh, etj.
2. Si gjedhe për këto folje, po japim vetë zgjedhimin e njanës ndër to në disa kohë të thjeshta:
E tash.dëft.vep.: mjel, mjel, mjel, mjelim, mielni, mjelin.
E pak.dëft.vep.: milsha, milshe, milte, milshim, milshit, milshin
E kr.thj.dëft.vep.: mola, mole, muel, a moli, muelëm a molëm, muelët a molët, muelën a molën.
E pakr. lidh. vepr.: të milsha, të milshe, të milte, të milshim, të milshit, të milshin.
3. Disa folje tjera, që, simbas vendit, shqiptohen me ie ose je do të shqiptohen e shkruhen me ie: ziej, përziej, ndiej. N'aorist dhe në mënyrën dëshirore shkruhen me je: zejva, përzjeva, ndjeva; zjefsha, përzjefsha, ndjefsha.
4. Foljet bie, shtie, do të shkruhen me i në prezent ndërsa n'imprefekt do të shkruhen me j, p.sh. bijsha, shtijsha. N'urdhnoren këto folje shkruhen kështu: bjer, bjerni, shtjer.
5. Foljet me marrë, me nxjerrë e tjera, shkruhen me rr në prezent, n'imperfekt dhe në particip: marr, marrim, mirrni (merrni), marrin; nxjerr, nxjerrim, nxirrni, nxjerrin; mirrsha, nxirrsha etj. Por në të kryemen e thjeshtë do të shkruhen me r: mora, more, muer, a mori, muerëm a morëm; nxora, nxore, nxuer a nxori, nxuerëm a nxorëm etj.
Koha e tashme
1. Të gjitha foljet që mbarojnë me temë në zanore a në diftong në vetën e parë të njajsit prezentit t'indikativit do të shkruhen me j në fund; p.sh.: bâj, punoj, laj, fshij, fryj, shkruej, lyej etj.
2. Foljet e kësaj kategorije, si edhe deri tash, në veten e parë dhe të tretë shumës shkruhen me ë në fund: shkruejmë, shkruejnë blejmë, blejnë, ziejmë, ziejnë, etj.
3. Foljet që tema u mbaron me nji nga bashkëtingëlloret, në vetën e parë, të dytë dhe të tretë të njajsit s'do të marrin asnji mbaresë, pra: unë prek, ti prek, ai prek; unë hyp, ti hyp, ai hyp, unë mbyll, ti mbyll, ai mbyll etj.
4. Folja e parregullt me ardhë në të tashmen do të zgjedhohet kështu: (unë) vij, (ti) vjen, (ai) vjen, (na) vijmë, (ju) vini, (ata) vijnë.
Foljet me dijtë dhe me pi zgjedhohen kështu: (unë) dij a di, (ti) din a di, (ai) din a di, na dijmë a dimë, (ju) dini, (ata) dijnë a dinë. (unë) pij a pi, (ti) pin a pi, (ai) pin a pi, (na) pijmë a pimë, (ju) pini, (ata) pijnë a pinë.
Foljet me pre e me pritë duhet me i dallue në zgjedhim për arsye se kuptimi i tyne âsht krejtësisht i kundërt. Do të zgjedhojmë kështu:
Me pre:
e tash. dëf.: prej, pren, pren, prejmë, preni, prejnë,
e kr. thj.: preva, preve, preu, premë, pretë, prenë,
e pakr.: prejsha, prejshe, prente, prejshim, prejshit, prejshin
e tash. dësh.: prefsha, prefsh, preftë, prefshim, prefshit, prefshin,
e tash. hab.: prekam, preke, preka, prekemi, prekeni, prekan.
Me pritë:
e tash. dëft.: pres, pret, pret, presim, pritni, presin,
e kr. thj.: prita, prite, priti, pritëm, pritët, pritën,
e pakr.: pritsha, pritshe, pritte, pritshim, pritshit, pritshin,
e tash. Dësh.: pritsha, pritsh, prittë, pritshim, pritshit, pritshin,
e tash. hab.: pritkam, pritke, pritka, pritkemi, pritkeni, pritkan.
E pakryemja
1. Trajta pësore ruhesh, rritesh (veta e III nj. e së pakryemes) do të shkruhet ruhej, rritej, punohej, i flihej etj.
2. a) N'imperfekt lejohen të dy trajtat: punojsha, a ponoja, punojshe a punoje, punjshim a punonim, punojshit a punonit, punojshin2 a punonin; hapsha a hapja, hapshe a hapje, hapshim a hapnim, hapshit a hapnit; hapshin a hapnin etj.
b) Foljet që participi u mbaron me të, si p.sh. shitë, shetitë, përgatitë, llomotitë etj. vetën e III njajës të së pakryemes do ta bajnë me tt (dy t) ose me st. p.sh.: shitte, shetitte, përgatitte etj. ose shiste, shetiste, përgatiste etj.
E kryemja e thjeshtë
1. Si dihet, veta e tretë e aoristit të foljeve që në të tashmen e dëftores (veta I) dalin me -oj, -uej, shkruhet me oi: p.sh.: ngarkoi, lexoi, etj. kurse foljet në të tashmen e dëftores (veta I) që mbarojnë me -aj (çaj), -ej (blej), -ij (fshij), -iej (ziej), -yej (lyej), aoristi i tyne do të shkruhet me u: çau, bleu, fshiu, zjeu, leu, (prej lyej) etj.
2. Foljet që në të tashmen e dëftores (veta I) dalin me yj, âj, ij aoristin në vetën e tretë njajës, rregullisht, e bajnë me -ni ose -u:
a) shtyj - shtyni, fryj - fryni, pështyj - pështyni, hyj - hyni etj.
b) bâj - bani, shâj - shani, fâj - fani, prâj - prani, etj.
c) mbij - mbini, mpij - mpini, lëpij - lëpini, gdhij - gdhini, grij - grini, nxij - nxini ose
mbiu, mpiu, lëpiu, gdhiu, griu, nxiu
1. Foljet, që në të tashmen e dëftores tema u mbaron në zanore a diftong, në vetën e dytë të njajsit të lidhores do të shkruhen me -jsh; p.sh.: të punojsh, të shkrujesh, të vijsh, të lyejsh, të blejsh, të bâjsh, të lajsh, të fshijsh, të hyjsh etj.
2. Si dihet, veta e tretë e njajsit të lidhores te foljet me -aj, -ej, -âj, -oj, -uej, -vej, -yj, -ij shkruhen me ë në fund: të lajë, të blejë, të bâjë, të fshijë, të hyjë, të punojë, të shkruejë, të lyejë etj.
3. Të gjitha foljet që mbarojnë me bashkëtingollore, në vetën e tretë njajës të lidhores dalin me i: p.sh.: ai të flasi, të lidhi, të prishi, të lagi, të mbylli, të rrisi etj. Po kështu do të formohet (prej kësaj trajte) edhe futuri, natyrisht, tue i shtue pjesëzën do: ai do të lidhi, do të flasi, do të prishi, do të shetisi, do të mbylli, do të lagi etj.
1. Foljet që mbarojnë me bashkëtingëllore, mënyrën habitore e bajnë nga pjesorja e tyne, tue nxjerrë jashtë ë-në; kështu do të shkruhet: shitkam, ardhkam, folkam (e jo shitëkam etj). Po kështu formohet edhe habitorja e foljevet ndihmëtare me pasë e me qenë: paskam, qenkam. Veta e III shumës shkruhet: shitkan, ardhkan, folkan, etj.
1. Foljet që tema u mbaron me zanore ose diftong, trajta e dëshirores
u del me mbaresën -fsha: shkofsha, prifsha, bâfsha, kthefsha etj.
2. Veta e tretë e prezentit të dëshirores do të mbarojë me të: punoftë, rrnoftë, u prishtë, ardhtë etj.
3. Foljet me dhanë e me thanë për vetën e tretë njajës të së tashmes së dëshirores kanë dy trajta: dhashtë dhe dhantë, thashtë dhe thantë.
4. Foljet që në trup kanë togun -je dhe që fill mbas këtij togu pason nji bashkëtingëllore e langët (si: me mbjellë, me mjelë etj.) në kohën e pakryeme veprore, n'urdhnoren si edhe në kohën e tashme pësore, në mënyrën kushtore dhe lidhore e mbledhin togun -je në -i, pra: mbillsha, milsha; mbill, mil; mbillem, mbillesh, mbillet, milet; të mbillet, të milet; do të mbillej, do të milej, etj.
5. Foljet me -iej në temë, rëndom, nuk e mbledhin kët grup në i. Kështu do të shkruejmë: përzijsha, ziejsha, etj.
1. Foljet enklitike (përemnat vetorë etj.) që i ngjiten në fund trajtës s'urdhnores së nji foljeje, shkruhen bashkë me te: bleje, kërkomë, thueji, ndëgjojeni, jepmëni, kapeni etj.
2. Urdhnorja e foljes me ikë ban ik e jo ikë; po kështu urdhnojmë - shkruejmë: hyn, fol, zen etj.
3. Foljet që në temë kanë togun je të pasuem me nji konsonant të langët n'urdhnore kët tog e mbledhin më i: nxirr - nxirrni, sill, mil, vil, mbill etj.
Foljet me ikë,, me ecë, - do të shkruhen: ikë, ecë (e jo: hikë, hecë), ecin, ecshin, t'ikni, ikëm, ikën, etj.
1. Folejt që në trajtën veprore dalin me diftongun ue, ye, ie (je), në trajtën pësore a vetvetore shqiptohen e shkruhen me zanore të thjeshtë; p.sh.: shkruej - shkruhem, lyej - lyhem, ziej - zihem, ndjek - ndiqem, nxjerr - nxirrem (e jo: shkruehem, lyehem, ziehem, etj.)
2. Pjesëza ue e trajtës pësore e vetvetore shkruhet e ndame prej foljeve, pa vizë: u pendova, u lidh, u pastrue, u prishë etj.
a) Ndajfoljet e thjeshta të vendit do të shkruhen kështu: mbrenda, drejt, jashtë, nalt, larg.
b) Këto ndajfolje të përngjituna të vendit do të shkruhen me nji fjalë: askund, gjithandej, kudo, kurrkund, mënjanë, matanë, përbri, përdhe, përposh, përtej, përkëtej, përjashta, përmbrenda, përballë, përqark, përpjetë, përsipër, pranë, tatëpjetë, tekdo, anembanë.
c) Këto ndajfolje të përngjituna të vendit a lokucione ndajfoljore do të shkruhen kështu: me kët anë, së largu, për së largu, së nalti, mespërmes a mes për mes, tejpërtej a tej për tej, aty këtu, rreth e përqark, përreth a për rreth, rreth e rrotull, atypari a aty pari, matej a ma tej, matutje a ma tutje.
a) Këto ndajfolje kohe do të shkruhen kështu: dje, vonë, kurr a kurrë, sonte, mbramë, shpesh, prap.
b) Këto ndajfolje të përngjituna të kohës do të shkruhen me nji fjalë: përsëri, mbasnesër, pardje, parvjet, parmbramë, njiditëzaj, njinatëzaj, ngahera, aqhera, përherë, përnjiherë, nganjiherë, kurdoherë, sakaq, sakaqherë, qëpari, qëmoti, sivjet, atëherë, atëbotë, gjithmonë, gjithherë, njikohësisht, doradorën, hepërhe, paradreke, mbasdreke, shpeshherë, rrallëherë, s'afërmi, për s'afërmi, që me natë, prapseprap, sotpërsot a sot për sot, tashpërtash a tash për tash etj.
Qëkur e qyshkur shkruhen me nji fjalë kur janë ndajfolje; me dy fjalë që kur, qysh kur, atëherë kur janë lidhza. P.sh. qëkur që po rri këtu. Ka qyshkur kjo punë. Që kur kam ardhë unë, s'kam pa njeri.
a) Nga ndajfoljet e mënyrës që u përgjigjen mbiemnave me -të e disa mbiemnave të tjerë, shumica shkruhen me ë n fund e vetëm dia pa ë. Kështu: (i butë) butë, (i gjatë) gjatë, (i gjanë) gjanë, (i fshehtë) fshetë, (i lehtë) lehtë, (i mirë) mirë, (i ngushtë) ngushtë, (i qartë) qartë, (i trashë) trashë, (i mbarë) mbarë, (i rrallë) rrallë, (i urtë) urtë. Por shkruhen pa ë: drejt (i drejtë), shpejt (i shpejtë), thjesht (i thjeshtë), ligsht (i ligshtë), fort (i fortë), kot (i kotë), plot (i plotë), nalt (i naltë), mjaft (i mjaftë), vërtet (i vërtetë). Po ashtu shkurt (nga i shkurtë).
b) Këto ndajfolje mënyre të përngjituna do të shkruhen me nji fjalë: përsëri, kësodore, gjithashtu, (marr) ngrykë, (zâ) ngoje, (më vjen) ndore, përmbys, sidokudo, dosido, thuejse, pothuej, pothuejse, ngadalë, dalngadalë, doemos, domosdo, përndryshe, mezi, domethanë, assesi, kurrsesi, kryekreje, kryekëput, mirëfilli, bashkangjitun.
c) Këto lokucione ndajfoljore e ndajfolje mënyre të përngjituna do të shkruhen kështu: drejtpërdrejt, me të mirë, me të keq, me të butë, me të shpejtë, me të vërtetë, më kot, parasysh, së pari, pikësëpari, së dyti, së treti, së katërti, etj. së bashku, së fundi, së rish, së rithi, ma së fundi, ma në fund, për së shpejti, së shpejti, për së gjati, për së gjani, veç e veç etj. ma së miri, njizani. Po kështu do të shkruhen edhe shprehjet numrore katër për qind, pesë për qind.
d) Ndajfoljet që formohen nga përsëritja e së njajtës fjalë do të shkruhen me vizë; p.sh.: copa-copa, duer-duer, herë-herë, tufa-tufa, vende-vende. Po kështu do të shkruhen edhe lokucionet3 ndajfoljore si kamba-kambës, dita-ditës etj.
e) Ndajfoljet e formueme prej dy emnash a prej nji emni e nji pjesorje do të shkruhen me nji fjalë, p.sh.: kambëkryq, duerkryq, fjalëkryq, duerlidhun, shtatzanë etj.
ë) Nga ndajfoljet e mënyrës me dy trajta -as dhe -azi, trajtat që mbarojnë me -i shkruhen me z, kurse trajtat që mbarojnë me bashkëtingëllore shkruhen me s. Pra: barkas, djathtas, haptas, rishtas, por: barkazi, djathtazi, haptazi.
f) Ndajfolja sasije shum do të shkrhet pa ë në fund.
Këto fjalë do të shkruhen kështu: mbasi, ose, apo, kurse, sepse, ndonse, kinse, veçse, edhepse, sikurse, se si, se sa, derisa, ndërsa, që kur, sikundër që, sadoqë, sidoqë, sado, sido, porsa, porse, mirëpo, para se, megjithate, nëqoftëse, megjithëqë, meqenëse, poqë, poqese, ngaqë, meqë, sidoqoftë
1. Emnat e popujve. - Emnat e popujve dhe të banorëve të një vendi do të shkruhen me shkronjë të madhe; p.sh.: Bullgar, Çekosllovak, Gjerman, Hungarez, Rus, Shqiptar, Elbasanas, Korçar, Shkodran etj. Ndërsa do të shkruhen me shkronjë të vogël mbiemnat përkatës; P.sh.: populli shqiptar, letërsija jugosllave, industrija e randë çekosllovake, darsma gjakovare, vajzë korçare.
2. Emnat e stinëvet, të muejvet e të ditëvet të javës. - Emnat e stinëvet, të muejvet e të ditëvet të javës do të shkruhen me shkronjë të vogël; p. sh..: pranverë, verë, vjeshtë, dimën, kallnor, fror, mars, e hanë, e martë, e mërkurë, e ejte, e premte, e shtunë, e dielë.
3. Titujt e institucioneve etj. - Në titujt dhe emnat e institucioneve, organizatave etj., do të shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë. P. sh.: Akademija serbe e shkencavet, Ministrija e arsimit, Partija komuniste e Jugosllavisë, Sekretariati i punëve të jashtme, Kuvendi popullor, Armata popullore e Jugosllavisë, Biblioteka universitare, Muzeumi arkeologjik e etnografik, Lidhja e komunistëve të Jugosllavisë, Shkolla normale e Prishtinës, Arsimi popullor (titull reviste), Fakulteti filozofik i Prishtinës, Këshilli krahinor i kulturës, Pleqsija e arsimit dhe kulturës (e jo: Pleqsija për arsim e kulturë).
Në titujt e veprave, artikujve e kapitujve po ashtu do të shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë. P.sh.: "Bagëti e bujqësia", "Lulet e verës", "Vargjet e lira", "Valët e detit", "Bleta shqiptare", "Sëmundja foshnjore e majtizmit në komunizëm" etj.
4. Emnat gjeografikë të përbamë prej dy a ma shum fjalësh, do të shkruhen me shkronja të mëdha: Maja e Hekuravet, Deti i Zi, Oqeani Indian, Strellci i Poshtëm, Deti i Ngrimë i Veriut etj.
5. Emnat gjeografikë shkruhen me shkronjë të madhe, qoftë kur përdoren si emna; p.sh.: Adriatiku, Sharri, Kopaoniku, qoftë kur përdoren si përcaktues të nji emni të përgjithshëm; p.sh.: Deti Adriatik, në Detin Adriatik.
6. Emnat e shteteve do të shkruhen me shkronjë të madhe; p. sh. Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë; Shtetet e Bashkueme t'Amerikës.
1. Emnat e përveçëm të huej në nji pjesë të madhe shkruhen simbas shqiptimit që kanë në gjuhën, nga e cila janë marrë. Kështu shkruhen emnat e përveçëm nga gjuhët e Europës Perëndimore.
Për herë të parë mund të shënohet në parantezë edhe shkrimi simbas ortografisë së gjuhës s'origjinës. P.sh.: Bajron (Byron), Gëte (Goethe), Monteskje (Montesquieu), Shekspir (Shakespeare), Shiler (Schiler, Zhan Zhak Ruso (Jean Jeacques Rousseau).
Në studimet e punimet shkencore të specialitetit emnat e përveçëm të huej mund të shkruhen me grafinë e gjuhës së origjinës, tue shënue në parantezë herën e parë shkrimin simbas shqiptimit.
2. N'emnat e përveçëm të gjuhëve sllave që kanë alfabet jolatin, ortografija shqipe në përgjithësi shkon mbas grafisë e jo mbas shqiptimit të këtyne gjuhëve. Kështu në shkrimin e fjalëve rusishte nuk shkruhet i-ja e shkurtë fundore mbas nji i-je: Gorki, Majakovski.
3. Emnat e përveçëm të huej në shqipet do të lakohen e do t'i marrin nyjet e mbrapme përkatëse, dmth. mbaresat rasore tue iu ngjitë kjo temës pa vizë, p.sh.: Ciceroni, Ciceronit, Gëteja, Gëten; Lermontovi, Lermontovit, Lermontovin; Makarenkoja, Makarenkos; Moska, Moskës; Odesa, Odesën; Shekspiri, Shekspirit, Shekspirin; Vuk Karaxhiqi, i Vuk Karaxhiqit; Gjura, poezija e Gjurës, tregimet e Petër Koçiqit, arti i Petrit etj.
Datat që shkruhen me shifra, pa pasë pranë emnat vit e ditë, kur lakohen, marrin nyjën e mbrapme, që shkruhet e ndame me vizë; p.sh.: (maji) i 1918-s, ngjarjet e 1923-s.
Fjalët ndahen në rrokje në kët mënyrë:
1. Fjalët njirrokshe nuk ndahen në mbarim të rreshtit.
2. Togjet zanore dhe diftongjet nuk ndahen: die-lli, bue-lli, fye-lli; ai, ia, iu, shkoi etj.
3. Kur nji bashkëtingëllore ndodhet në mes dy zanoresh, atëherë ajo shkon me zanoren e dytë: a-ra, pu-la, de-ty-ra etj.
4. Kur dy bashkëtingëllore ndodhen në mes dy zanoresh, atëherë njana shkon me zanoren e parë, kurse tjetra me zanoren e dytë: pup-la, dësh-mi, bleg-to-ri etj.
5. Kur tri bashkëtingëllore ndodhen në mes dy zanoresh, atëherë njana shkon me zanoren e parë, kurse dy të tjerat me zanoren e dytë: kop-shti, dësh-prim, kon-flikt etj.
6. Kur nji bashkëtingëllore dhe l ose r ndodhen në mes dy zanoresh, atëherë shkojnë me zanoren e dytë: go-gla; pu-pla; bu-kla; li-bri; Pe-tri-ti; de-mo-kra-ci etj.
7. Kur togjet bashkëtingëllore mb, nd, ng, e ngj ndodhen në mes dy zanoresh, atëherë shkojnë me zanoren e dytë: ka-mba, mbre-nda, ka-nga, tru-ngjet etj.
8. Kur togjet bashktingëllore mb, nd, e ng dhe bashkëtingëllorja r ndodhen në mes dy zanoresh, atëherë shkojnë me zanoren e dytë: the-mbra, thu-ndra, ci-ngrim etj.
9. Kur togu bashkëtingëllor sht dhe r ose j ndodhen në mes dy zanoresh, atëherë shkojnë me zanoren e dytë: mje-shtri, thje-shtra, kë-shtjella etj.
10. Fjalët e prejardhuna dhe të përngjituna ndahen në rrokje simbas pjesëve të tyne: derdh-ka, flit-ka, flit-te, trim-ni, shpirt-nor, krye-ngrit-je, gjith-a-shtu etj.
Burimi: Marrë nga wikisource
E drejta e përdorimit: Creative Commons Attribution/Share-Alike License
| Random Content | |