hostim - udhëzim

Ai që don me krijue nji faqe interneti duhet me ditë që faqja e internetit ka dy pjese: emnin (domain name) dhe hapsinën (domain space). Emni asht për shembull gegnia.com, ndërsa hapsina përbahet nga dokumentat fizikë me të cilët e krijon faqen si teksti dhe fotot.



Emni i faqes blehet nga regjistrarët për nji periudhë 1-vjetore, por ka edhe opsion me e ble deri në 10 vjet menjiherë. Hapsina blehet nga kompanitë që zakonisht ofrojnë plane mujore ose vjetore.

gegniaHost ofron blemjen e emnit, të hapsinës, si dhe të krijimit të faqes me disa opsione. Çmimet janë si vijon:

Emni

40 euro për vitin e parë, 15 euro në vit për vitet e tjera.

Hapsina

2 euro/muej për 200 megabajt hapsinë
3 euro/muej për 350 megabajt hapsinë
4 euro/muej për 500 megabajt hapsinë
15 euro/muej për 1 gigabajt hapsinë
20 euro/muej për 2 gigabajt hapsinë
50 euro/muej për 3 gigabajt hapsinë

Trafiku

Trafiku për secilin opsion asht i pakufi, kjo don me thanë që nuk ka kufi për vizitorët e faqes.

Të tjera

llogari ftp pa kufi
databaza pa kufi
nënfaqe pa kufi (subdomains)

Kërkesat për hostim mund t'i drejtoni te kumt [at] gegnia [dot] com.

Random Content

    JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval