Paska edhe borë në nivelin 50 metra. Këte e ka zbulue nji gazetare nga Shkodra, Brunilda Dibra, në fillim të vitit 2010. Asht e habitshme që ky zbulim ka kalue pa u vu re dhe pa u futë në ndonji libër rekordi.
Gazeta Tribuna Shqiptare e Kosovës ka nji staf të përkushtuem përkthyesish e gazetarësh. Ngaqë lajmi që kanë botue me 9 shkurt 2010 (fq. 26) nuk ka as emën gazetari e as përkthyesi, nuk dimë kujt po i biem në qafë sepse s'e marrim vesh a e ka përkthy nji prej tyne apo e kanë "huazue" (vjedhë) prej internetit.
Gazetarët tironca dalin publikisht kundër Hillari Klintonit. Dashunia e madhe që kanë për ShBA-të dhe për lirinë si koncept i ka shty me e ndërmarrë këte veprim shum të dhimshëm. Klintoni para do kohe deklaroi se nuk ka me u përdorë ma togfalëshi "lufta kundër terrorizmit", por gazepçarët e Tiranës duen me vazhdue me e përdorë togfjalëshin "lufta kundër terrorizmit". Arsyet, simbas tyne: