humor - gazepçarët
Paska edhe borë në nivelin 50 metra. Këte e ka zbulue nji gazetare nga Shkodra, Brunilda Dibra, në fillim të vitit 2010. Asht e habitshme që ky zbulim ka kalue pa u vu re dhe pa u futë në ndonji libër rekordi.
Aktualisht, gazepçarja në fjalë asht kryeredaktore e nji televizioni lokal të Shkodrës, dhe meqë ka ecë në karrierë duhet besue se ka me ba prap zbulime të reja.
Por, ba me iu referue fotos së maposhtme marrë nga nji faqe interneti mediatike shqiptare (shtypë nga kompjuteri), rezulton se personi në fjalë e ka "huazue" informacionin. "Zbulimi i madh" i borës 50 metra i ka shpëtue edhe Brunilda Dibrës, edhe folësit, edhe redaktorit. Kësaj i thonë përgjegjësi e s'ka fjalë...
Rrofshin përpjekjet e gazepçarëve provincialë për rrogat!
| Random Content | |