Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

humor - humor

Në Tiranë hapet nji dyqan që shet bashkëshortë shkodranë. Kur gratë tironce shkojnë me zgjedhë burrë, duhet me ndjekë udhëzimet në hymje:
 
"Mund ta vizitoni këte dyqan VETËM NJI HERË! Ka 6 kate dhe vlera e produkteve rritet nsa ngjitesh nëpër kate. Mund të zgjidhni çfarëdo sendi nga nji kat i veçantë, ose mund të shkosh në katin ma nalt, por S'MUND të ktheheni mbrapsht në katin paraardhës, vetëm mund të zgjidhni me dalë nga ndërtesa”
 
Kështu, nji tironce shkon te Dyqani i Bashkëshortëve me gjetë burrë.
 
-Kati I ka nji tabelë ku lexohet: Kati 1 - Këta burra shkodranë kanë punë
-Kati II ka nji tabelë ku lexohet: Kati 2 - Këta burra shkodranë kanë punë dhe i duen fëmitë
-Kati III ka nji tabelë ku lexohet: Kati 3 - Këta burra shkodranë kanë punë, i duen fëmitë dhe janë shum të pashëm
 
"Uau," mendon ajo, por ndihet e grishun me vazhdue ma tej.
 
-Shkon në katin IV ku tabela thotë: Kati 4 - Këta burra shkodranë kanë punë, i duen fëmitë, janë tmerrsisht të pashëm dhe bajnë punët e shpisë.
 
"Oh, korba unë!" ngazëllehet ajo, "Mezi po më mbajnë këmbëtë!"
 
Prapseprap, vazhdon në katin V ku tabela thotë: Kati 5 - Këta burra shkodranë kanë punë, i duen fëmitë, janë katastrofalisht të bukur, bajnë punët e shpisë dhe kanë nji shpirt tejet romantik.
 
Ajo ka qejf aq shum me u ndalë në këte kat, por vazhdon në katin VI ku tabela thotë:
 
-Kati 6 - Ti je vizitoresha numër 473,287 e këtij kati. Nuk ka burra shkodranë në këte kat. Ky kat asht vetëm e vetëm si provë se tironcet asht e pamundun me u knaqë. Faleminderit për pazarin në Dyqanin e Bashkëshortëve.
 
Për me shmangë akuzat për persekutim gjinor, pronari i dyqanit hap nji Dyqan Grash në Shkodër .
 
-Kati I ka gra tironce që u pëlqen seksi.
-Kati II ka gra tironce që u pëlqen seksi dhe kanë pare.
 
-Katet III - VI nuk janë vizitue kurrë.
Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval