Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

humor - humor

Edi Rama totalisht kundër: Nuk e lejoj Klodin sepse nuk kam me qenë edhe unë aty
Ambasadori Uidhers: Tashti, greva të zhvendoset te oborri i ambasadës time
Presidenti Topi: Adhuroj vizionin dhe parimet e Klodit, do doja që ai të mos ish lezhjan por tirons i vjetër si unë
Lezhjanët: President, kur të duesh ta falim Klodin bashkë me zhelet e tij

Klodi, personazhi i mirnjohun, simpatik, mitik, antologjik dhe historik i Big Brother Albania, ka vendosë me ikë prej spektaklit mbresëlanës, edukativ, elitist, erudit dhe akademik Big Brother Albania dhe kërkon me hy në grevën e urisë historike, ngallmuese, socialistike dhe albanistike të Partisë Socialiste të Shqipnisë që drejtohet nga i gjati, i miri, i drejti, i shpejti, ngulmuesi, i thelli Edi Rama.



Por në nji kthesë të çuditshme të ngjarjeve, kryetari Edi Rama u shpreh totalisht kundër pjesmarrjes së Klodit në grevën e urisë. Ai u citue se tha që nuk do ta lejonte pjesmarrjen e Klodit ngaqë nuk asht vetë grevist. Burime t'afërta pranë tij shprehen në konfidencialitet të thellë se Rama, tue pasë parasysh kërkesën e Klodit, asht pendue si dreqi që nuk ka hy edhe ai në grevën e urisë. Ai asht ndjekës i rregullt i spektaklit madhështor Big Brother Albania dhe fans i fshehtë i Klodit, dhe mendohet se nuk mund ta durojë ndjekjen e shfaqjes pa qenë aty VIP-i (Vagabond Intelektual Politik) i preferuem i tij.

Në rrjedhën e ngjarjeve që po zhvillohen me shpejtësi marramendëse ndërhyni edhe ambasadori n'ikje e sipër Xhon Uidhers. Në nji kumtesë për shtyp t'ambasadës amerikane, mbasi jepet nji leksion i gjatë për parimet demokratike dhe theksohet se veprimtaria e Klodit ash përparësi absolute e Uidhersit sa i përket zhvillimeve politike, shoqnore dhe ekonomike të të shkretës Shqipni, sugjerohet që tashti greva të zhvendoset n'oborrin e ambasadës së Uidhersit në mënyrë që ai ta monitorojë nga afër shëndetin e Klodit dhe të sigurohet se çdo gja të shkojë sipas planit. Kumtesa mbyllet tue shprehë lëvdata për zhvillimet e fundit demokratike në vend dhe tue theksue edhe nji herë se sugjerimi në fjalë tregon se Amerika i gjendet afër në këto momente të vështira Klodit, Edi Ramës dhe demokracisë së brishtë shqiptare.

(mos e prek këte nëse je i ndijshëm ndaj pamjeve nudo/lakuriqe)

Sapo mori vesh që ambasadori Uidhers e futi çështjen e Klodit n'axhendën e tij, presidenti Bamir Topi organizoi nji takim informal në nji nga kafeneteritë e metropolit shqiptar me pjestarë të zgjedhun nga Tirana të shoqatës PEDER Albania (Profesionistët Europianë Diturakë E Revolucionarë), ku mbasi me nji fjalor të zgjedhun me kujdes si nji veteriner që ekzaminon me dashni të madhe kafshët e smuta shpjegoi konceptet e tij mbi lirinë dhe u shpreh që do të kishte dashtë që Klodi "të mos ishte lezhjan por tirons i vjetër si unë". Sapo u transmetue ky lajm në televizione, lezhjanët u çuen në protesta edhe nji herë, tue iu përgjigjë flakë për flakë presidentit e tue i thanë "President, kur të duesh ta falim Klodin bashkë me zhelet e tij". Këtu lindi nji incident diplomatik dhe burime nga presidenca thanë se mbas kësaj deklarate presidenti vendosi jo vetëm mos me shkue ma në Lezhë por edhe nëse do të kishte ndonjiherë rrugë nga Shkodra t'i binte rrumbullak ose nga deti, ose nga Maqedonia, Kosova, Kukësi (nga rruga e vjetër, sepse si Edi Rama edhe ai nuk pëlqen rrugëtimin përmes tunelit sepse e zen makina) e Puka. Por, si gjithmonë vigjilente, OSBE-ja ndërhyni me asetet e saj dhe e sqaroi çështjen. Mbasi fjalia iu dha ekspertit gjuhësor Xhevat Lloshi, i cili asht mësue tue redaktue shkrimet e shokut Enver, i cili mbasi u konsultue me disa intelektualë lezhjanë vendosi se se fjala "zhelet" i referohej disa plaçkave që Klodi i kishte harrue në Lezhë, ku përfshiheshin tri shamija, nji kamzhik, nji pako prezervativë, tre reçipeta ngjyrë rozë dhe dy palë pantallona shum të shkurta.

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval