humor - humor
Kosova me nji blitzkrieg i shpalli luftë Shqipnisë dhe pushtoi qytetin e parë, Shkodrën. Shqiptarët e Shqipnisë banë shum qëndresë, luftuen si trimat, por ma në fund u detyruen me lëshue terren. Shqiptarët e Kosovës u sollën me qytetnim dhe nuk lënduen asnji nga robët që morën si dhe i trajtuen me kujdes gratë e fmitë shkodranë. Mbasi siguruen perimetrin rreth qytetit, Forcat e Armatosuna të Kosovës themeluen nji Administratë të Përkohshme Shqiptare me rezolutën 4412 dhe ngritën flamurin në Rajonin nr. 2 të Shkodrës.

Për respekt të skllevërve të rij, shqiptarët e Kosovës pranuen mbas negociatave të lodhshme e të stergjatuna me vu edhe flamurin e Shqipnisë përkrah atij të atdheut Babë.

Shkodranët e pranuen paksa me frikë pushtimin e ri, por partitë politike, kleri i qytetit dhe intelektualët e shquem të djepit të kulturës zhvilluen nji punë të madhe bindëse për përfitimet e gjendjes së re dhe realitetit pozitiv të krijuem, kështu që shumica e popullatës tashma asht mësue dhe po e zhvillon normalisht veprimtarinë e vet. Pati disa probleme me lëshimin e vizave për në Tiranë si dhe me disa inkursione diversante nga qeveria e Tiranës, por ato u shuen pa probleme.

Nji nga kolaboracionistat ma të shquem e aktiv të Shkodrës, që bashkëpunon me pushtuesit, asht kjo bandë e cila aktivizohet sapo të dalin zanet e protestës kundër Forcave të Kosovës. Flitet se ushtrojnë terror në popullsi, por asgja nuk asht vërtetue deri më tash.

Kapobanda i cili shihet ma poshtë, lëviz gjithmonë i shoqnuem me truproje dhe mundësisht në muzg. Ne patëm fatin ta takojmë kur po shkonte me marrë udhëzimet tek administrata pushtuese dhe na u desh me e pague që ai të na lejonte me e dritshkrue.

Flitet se ai asht p
ërkrahës i LDK-së, siç shihet edhe nga dritshkroja e maposhtme.

Por, ai bani edhe nji l
ëvizje të paparashikueme, ndoshta kur mendoi se do të kishte pasoja politike:

Tue ba shenjën e PDK-së, ai ndoshta mendoi të rrinte asnjanës sa i përket ndikimeve politike.
Këtu poshtë shihet kapobanda Amir Pashë Shkodrani, i rrethuem me truprojet e tij besnike.

Edhe nji pamje tjetër që tregon se edhe pse kapobanda ishte largue ndërkohë, besnikët e tij s'e braktisin detyrën:

Për mbyllje, se mandej ra nata:

| Random Content | |