humor - humor
1. Shko te kjo nyje: http://top-channel.tv/artikull.php?id=160146 dhe fillo me u tmerrue që nji shqiptar qenka prekë prej gripit të derrave. Friksohu që ka me të kapë ty, familjen tande, dhe ke me vdekë si ti, si familja jote.

2. Mbasi të kryesh punë me pikën 1, lexoje me vemendje këte paragraf të lajmit:
"Por dite me vone ne sinteze me historikun e rende shendetsor te tij, pasi ka pasur prej kohesh probleme kardiake, madje edhe aparat per aritmie ne zemer, virusi i gripit i ka shkaktuar komplikacione te tjera shendetesore, prandaj dhe i eshte dhene ndihma me oksigjen me ane te aparaturave ne sallen e reanimacionit."
Lexoje mirë. Mandej rilexoje mirë. Në fund, lexoje prap. Mirë.
3. Pije nji cingare, lang frutash nëse s'pin duhan, dhe mendo sa i bukur asht prendimi i diellit. Pusho, qetësohu, merr frymë thellë dhe përgatitu për pikën 4.
4. Përgatitu me mendue. Njikohësisht ban ate që thuhet në pikën 5.
5. Mendo.
6. Pyet veten: Si ka mundësi me u ba lajm kjo ngjarje kur tipi, ba me folë me gjuhë popullore "paska qenë i mbaruem", sa jo vetëm ka pasë probleme zemre por ka pasë edhe aparat në zemër? Mbas kësaj, nëse s'je lodhë prej pikave 4 dhe 5, parashtroja vetes pyetjen e pikës 7?
7. Pse media jeme don me më tmerrue për shëndetin tim dhe të familjes time?
8. ...

9. Mbasi të të kalojnë hutija se pse pika 8 asht bosh, më lejo me të thanë: Pash t'madhin Zot, a kujtove se me tamam po merr përgjigje për pyetjen e titullit a?
10. Nëse i ke zbatue pikat e masipërme, ke hy në rrugë të mbarë për me i dhanë përgjigje vetë pyetjes së titullit..........
| Random Content | |