Renditja e përdoruesit: / 2
DobëtMirë 

humor - përkthim

Në nji lëvizje të habitshme, PKShBA-ja (Partia Komuniste e ShBA-ve) ka njoftue nji padi gjyqësore kundër Partisë Demokratike dhe drejtimit të saj për vjedhjen e gjasshme të pronës intelektuale. Ankuesit mëtojnë se krejt e ashtuquejtuna axhendë "e re" demokratike asht, në fakt, produkt i nji fushate vitesh të tana të mundimshme nga teoristët, agjitatorët dhe celulat e nëndheshme subversive të PKShBA-së - që e ban ate pronë intelektuale të Partisë Komuniste të ShBA-së, mbrojtë nga ligjet amerikane të së drejtës.

 

"Ata na e vodhën krejt platformën, e riemnuen "progresive" dhe e quejtën të vetën" tha nji zadhanës i PKShBA-së në nji konferencë për shtyp në San Francisko. "Por ne komunistët themi, kadalë! Jo në këte vend të paktën, ku ne ende kemi të drejta autoriale dhe sundim të ligjit, falë Zotit! Në fakt, më lini ta rishpreh edhe nji herë këte..."

vazhdo, po ta mbajti, me lexue ma gjatë këtu...

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval