humor - përkthim
Me 2 maj, vullkani Çaiten i Kilit lëshoi nji re gjigande të përbame nga hini, avulli, tymi dhe gazna të tjera të çuditshme, sasia e të cilave llogaritet me nji trilion pordha lope, sipas nji studimi mbi ndryshimet klimatike të sponsorizuem nga OKB-ja.

Veç në nji ditë, ky vullkan e çoi Protokollin e Kiotos 15 vjet ma parë, duke e fshi nga faqja e dheut suksesin e përpjekjeve tona multi-miliard dollarëshe për me ulë lëshimet e pordhave të lopës
(intermexo)
Gjaja e gjallë, kërcënim madhor mjedisor
Nevojiten urgjentisht zgjidhje
29 nandor 2006, Romë - Çka shkakton ma shum lëshimin e gaznave të efektit serë, me mbajtë gja të gjallë apo me vozitë makinë?
Hopla!
Sipas nji raporti të ri botue nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkueme, sektori i gjasë së gjallë prodhon ma shum gazna të efektit serë siç asht matë në ekuivalent të CO2-shit – 18 përqind – sesa transporti. Gjithashtu, ai përban nji burim madhor të degradimit të tokës dhe ujit.
Hening Shtajnnfeld, shef i Degës s'Informacionit dhe POlitika të Gjasë së Gjallë të OUB-së dhe autori ma i randësishëm i raportit, shprehet: “Gjaja e gjallë asht nji nga kontribuesit ma të mëdhaj në problemet ma serioze mjedisore të sodit. Kërkohet veprim urgjent për me e ndreqë gjendjen”.
Me rritjen e mirëqenies, njerzit po konsumojnë ma shum mish dhe prodhime blegtorale nga viti në vit. Prodhimi botnor i mishit mendohet të rritet ma se dyfishi nga 229 milion ton në 1999/2001 në 465 milion ton në 2050, ndërsa prodhimi i tamblit asht përcaktue me kërcue nga 580 në 1043 milion ton.
n'atmosferë", u anue kryetari i Panelit Ndër-qeveritar mbi Pordhat e Lopëve (PNPL) Rajendra K. Paçauri në nji konferencë emergjente në Hotelin Grand Plaza të Nju Jorkut dje. "Prandaj, ne kërkojmë që ky shpërthim të quhet jo-shkencor dhe prandaj të skualifikohet nga përfshimja në modelet e ndryshimeve klimatike. A ka nevojë me e thanë se nuk ishte miratue nga Kombet e Bashkueme?"![]()
PNPL-ja, nji organizatë e sponsorizueme nga OKB-ja, u ngarkue me vlerësue problemin e pazgjidhun që kërcënon me i dhanë fund karrierës së tij, nuk tundet lehtë nga thjesht nji shpërthim vullkani.
"Ndryshe nga ç'mund të mendojnë shtetet tona antare", tha kryetari i PNPL-së, "suksesi i trupit tonë shkencor nuk matet nga sasia e pordhave të lopës të lëshueme që mund të raportojmë në fund të çdo viti. Jo, suksesi ynë si agjenci e Kombeve të Bashkueme matet nga uljet e prodhimit të ushqimit, ramjet e industrive, standardet e uluna të jetesës, pritshmënia e ulun e jetës dhe nji ndalim i plotë i zhvillimit ekonomik në vendet ma të vorfna".
knaqu tue lexue ma tepër këtu
| Random Content | |