humor - përkthim
Retorika ngulmuese që vinte nga kritikët progresivë në mbarë botën ma në fund i ka bindë zyrtarët izraelitë që shteti i Izraelit nuk ka të drejtë morale me ekzistue. "Kjo ishte," shpjegoi kryeministri Ariel Sharon në nji konferencë për shtyp. "Po e shpërbajmë Kombin e Izraelit. Unë po nisem për Poloni javës tjetër".
"Nuk ndodh çdo ditë që francezët, gjermanët, myslimanët, komunistët, nazistët, arabët, socialistët dhe Kombet e Bashkueme të pajtohen për gjanat, prandaj kur e bajnë këte, asht e dukshme se duhet të kenë të drejtë."
"Kabineti im dhe unë kemi mbajtë diskutime të gjata lidhun me hallet e botës dhe kemi ardhë në përfundimin se kritikët tanë kanë të drejtë - tanë problemet e kanë zanafillën te ne. Prandaj, me qëllim që t'i zgjidhim këto çështje, menduem se se do t'ishte gjaja ma e mirë me e shtri tërheqjen tonë përtej Gazës me përfshi Bregun Perëndimor dhe vetë Izraelin," tha Sharoni. "Tërheqja nga Gaza ishte vetëm nji test, dhe valët pasuese të paqes dhe vllaznisë që ajo shkaktoi në Palestinë e ma gjanë na nxiti me u shpërba krejt. Pa neve këtu, njerzit e botës ma në fund kanë me qenë në gjendje, edhe nji herë, me jetue në harmoni dhe mirëkuptim të përhershëm - ashtu si para të themelohej Izraeli afërsisht gjashtdhet vjet ma parë".
grahi me shijue edhe ma lavdinë e kësaj ngjarjeje
| Random Content | |