politikajt

Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

humor - politikajt

Mesazhi i maposhtëm sms i asht nisë shum shqiptarëve nga kryeministri i Shqipnisë si pjesë e fushatës zgjedhore në maj 2009. Na erdhi edhe neve dhe mendimi i parë ishte se kryeministri paska nisë me ba spam telefonik. Për ata që s'e dinë, mesazhet spam janë mesazhe email, por edhe telefonike, që nisen ose për reklamë, ose për mashtrime. Asht njilloj si me të ardhë nji letër me postë normale prej nji personi që nuk e njeh, dhe je i detyruem me i kushtue kohë me e lexue. Por sigurisht që kryeministri s'ka kohë për spam, e shumta mund të jetë i rrethuem nga spamatorë.

humor - politikajt

Nji nga simpatizantet ma të zjarrta t'Edi Ramës. Jo vetëm i pëlqen politikat e tij, por ka ra edhe n'dashni me te. Burimet tona s'e përcaktojnë se a ka pasë reciprokitet te kjo e fundit...

humor - politikajt

Të majtët që kanë ndjenja të lëndueme prej ish-presidentit Bush t'riut munden me shfry tu'i ra me këpucë këtu. Rezultatet e gjuejtjeve mandej të dergohen te Partia Socialiste, ku nji komision i përbamë nga Edi Rama dhe Erion Braçe kanë me përcaktue fituesin dhe me i dhanë nji medalje të ndryshkun që ja ka dhanë Ramës nji veteran.


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval