Renditja e përdoruesit: / 2
DobëtMirë 

internet - simeba

Shko tek adresa www.panoramio.com dhe hyn ose me adresë gmail-i, ose krijo nji llogari të re tue ndjekë udhëzimet përkatëse. Kur të jesh mbrenda panoramio-s, shtyp "upload" që ta marrësh foton nga kompjuteri dhe ta hedhësh për shfaqje në hartë.

Kjo asht menyja në krye majtas, ti shtyp "Upload" dhe mandej kanë me të dalë disa fusha, ku mundesh me futë fotot që i ke në kompjuter dhe i ngarkon n'internet.

Pra, shtyp "Browse", shko te vendi në kompjuter ku ke foton, dhe mbasi t'i vendosësh tana fotot, nëse janë ma shum se nji, shtyp "Upload". Nëse ke shum foto, me shum megabajt, ose ke linjë të dobët ngarkimi, shko pi nji kafe por mos ban fjalë me kend...

Mbasi t'i kesh ngarkue n'internet, për secilën foto mundesh me përcaktue tag-et (fjalët kyç), pra fjalët identifikuese të fotos që kanë me identifikue foton kur dikush tjetër kërkon për foto të nji fjale a shprehjeje të caktueme. Për shembull, nëse fotoja asht për prefekturën e Shkodrës, disa tag munden me qenë: shkodra, prefektura, ndërtesë e vjetër, shkodra prefecture building etj. Mund t'i vesh në shqip ose anglisht, që të përfitojnë të dyja palët :).

Mandej, duhet që fotoja të miratohet nga stafi Google, dhe rezultati asht si vijon:

Kur të jesh mbrenda llogarisë tande në panoramio, dhe ke disa foto të ngarkueme, nëse don me pa nji foto të caktueme se si duket në hartë, ose me pa a t'asht miratue apo jo, vepro si ma poshtë:

Pra, shtyp mbi nyjen "on the map" (në hartë), që ka kuptimin kërkoje këte foto në hartë, dhe shkon drejt e te vendi.

Random Content

    JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval