informacion

Renditja e përdoruesit: / 9
DobëtMirë 

joomla - informacion

Joomla 1.6.0 tash mundet me u shkarkue menjiherë. Ky version i Joomla-s përfshin ma shum pushtet, ma shum kontroll dhe ma shum opsione se kurrë ma parë. I rindërtuem prej zeros në shumicën e programit, ky version Joomla ka me kënaqë ndërtuesin e rastësishëm të faqeve t'internetit si dhe kompanitë sipërmarrëse ka me i ba me ia dalë me krijue faqe interneti, intranete dhe aplikacione për tregjet e tyne përkatëse. Tue dhanë pushtet përmes thjeshtësisë, Joomla 1.6 siguron vendin e saj si CMS popullore e llojit të vet.
Renditja e përdoruesit: / 4
DobëtMirë 

joomla - informacion

Gjatë tetorit, projekti Joomla arriti nji pikë tjetër të randësishme në rritjen e tij të vazhdueshme: joomla.org tërhoqi 6 milion vizita për të herën parë.

Renditja e përdoruesit: / 3
DobëtMirë 

joomla - informacion

Faleminderit

Sot asht datlindja e pestë e Joomla!-s.

Me 1 shtator 2005 u hapën faqet joomla.org. Deri n'at ditë emni Joomla! Ishte krejtësisht i panjohun në botë. Kjo asht nji fotografim i rezultateve të Google-it para hapjes:

 

Joomla 5 vjet ma vonë

Joomla tashti asht nji nga projektet ma popullore programore në botë.

Afërsisht 2.5% e internetit mbahet me Joomla. Ajo përdoret nga organizata të mëdha si Apple, McDonald’s dhe Kombet e Bashkueme dhe nga miliona njerz për kompanitë, hobit dhe bamirësitë e tyne.

Si arritëm këtu prej nji fillimi kaq të përvuejtun? Me Ty.

Joomla asht 100% zotnue dhe drejtue nga bashkësia.

Joomla nuuk ka firma kapitali të përbashkët mbrapa vetes. Joomla nuk ka kompani prind, as aksionerë dhe as investitorë mbrapa. Joomla nuk ka Drejtues Ekzekutiv, as diktator dhe as pronar. Ajo të ka ty.

  • Ty don me thanë 20 antarët e ekipit fillestar zhvillimor që themeluen Joomla-n.

  • Ty don me thanë dhetat e milionave të njerzve që kanë shkarkue apo instalue Joomla-n.

  • Ty don me thanë 2334 zhvilluesit që kanë shkruembi 5500 zgjatime për Joomla-n.

  • Ty don me thanë ndërtuesit e faqeve që e përdorin Joomla-n me krijue faqe të mrekullueshme.

  • Ty don me thanë dizajnerët që krijojnë ftyra spektakulare avangardiste.

  • Ty don me thanë koduesit që shkruejnë dhe mirëmbajnë thelbin e Joomla-s.

  • Ty don me thanë 2348 njerzit që kanë raportue probleme, kanë paraqitë arna dhe kanë dhanë zgjidhje për lëshimet në thelb

  • Ty don me thanë vullnetarët e përkushtuem që mbajnë familjen e faqeve joomla.org të gjallë.

  • Ty don me thanë vullnetarët që kontribuojnë tue iu përgjigjë pyetjeve në grupet e forumet rajonale të Joomla!-s.

  • Ty don me thanë kontribuesit në Joomla! Community Magazine.

  • Ty don me thanë njerzit që kanë shërbye në grupet dhe ekipet e punës si dhe në bordin e Open Source Matters.

  • Ty don me thanë Development & Community Sponsors, dhe ata që kontribuojnë financiarisht për projektin.

  • Ty don me thanë Ekipet e përkthimit që e përkthejnë Joomla-n në ma se 64 gjuhë.

  • Ty don me thanë qinda mijat e kompanive që ndërtojnë biznese të suksesshme me ndihmën e Joomla-s.

  • Ty don me thanë mijat e njerzve që takohen në 277 Grupet e përdoruesve të regjistruem Joomla! dhe Takimet e Ditës së Joomla!-s anembanë botës.

Falemnderës për 5 vitet e mrekullueshme!

Së bashku mund të vazhdojmë me ndërtue program të mirë dhe nji bashkësi të fortë për shum vite në vijim.

 

Renditja e përdoruesit: / 52
DobëtMirë 

joomla - informacion

Joomla! asht nji program me kod të hapun që përdoret me përgatitë faqe dinamike interneti. Asht programi ma i përdorun në botë për me ba faqe dinamike interneti.

E përkthyeme në rreth 50 gjuhë të botës, Joomla! asht përkthye në shqip nga Blendi Kraja qysh në vitin 2008, i cili e përditëson përkthimin në përputhje me regjimin e përditësimit të vetë Joomla!-s.


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval