Renditja e përdoruesit: / 52
DobëtMirë 

joomla - informacion

Joomla! asht nji program me kod të hapun që përdoret me përgatitë faqe dinamike interneti. Asht programi ma i përdorun në botë për me ba faqe dinamike interneti.

E përkthyeme në rreth 50 gjuhë të botës, Joomla! asht përkthye në shqip nga Blendi Kraja qysh në vitin 2008, i cili e përditëson përkthimin në përputhje me regjimin e përditësimit të vetë Joomla!-s.

Paketën e gjuhës shqipe e gjeni tek JoomlaCode. Për me e instalue duhet me pasë parasysh këto gjana:

- ti duhet me e pasë të përditësuem instalacionin Joomla!, në mënyrë që të përputhet me paketën e instalimit;

- edhe pse mund të ketë disa versione të përkthimit, rekomandohet me u shkarkue ma i fundit;

- emni i paketës përbahet nga kodi i gjuhës shqipe (sq_AL), disa fjalë që shpjegojnë çfarë pakete po shkarkon (joomla=e vetkuptueshme, lang=gjuha, full=e plotë në kuptimin që kjo paketë instalon gjuhën si për administratorin ashtu edhe për faqen, versioni=versioni i Jomla!-s;

- në kohën kur shkruhen këto rreshta, emni i paketës asht 'sq-AL_joomla_lang-full.1.5.15.zip'. Mbasi ta shkarkoni paketën e instaloni si çdo zgjatim tjetër.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval