Renditja e përdoruesit: / 9
DobëtMirë 

joomla - informacion

Joomla 1.6.0 tash mundet me u shkarkue menjiherë. Ky version i Joomla-s përfshin ma shum pushtet, ma shum kontroll dhe ma shum opsione se kurrë ma parë. I rindërtuem prej zeros në shumicën e programit, ky version Joomla ka me kënaqë ndërtuesin e rastësishëm të faqeve t'internetit si dhe kompanitë sipërmarrëse ka me i ba me ia dalë me krijue faqe interneti, intranete dhe aplikacione për tregjet e tyne përkatëse. Tue dhanë pushtet përmes thjeshtësisë, Joomla 1.6 siguron vendin e saj si CMS popullore e llojit të vet.

Joomla 1.6 jep veçori të reja për përdoruesit dhe administratorët e faqeve, përfshi:

* Kontrolle ma t'imta për shikim dhe editim të përmbajtjes me grupe përdoruesish dhe nivele shikimi të konfigurueshme
* Nji strukturë kategorish të përcaktueme nga përdoruesi, prej kategorive të thjeshta me nji nivel tek kategorite e ndërlikueme me shum nivele
* Përmirësime instalimi që lejojnë instalimin e shumfishtë të zgjatimeve në nji paketë, i përditësueshëm me nji prekje
* Mbështetje e zgjanueme gjuhësore për prodhim të lehtë të faqeve shum-gjuhëshe
* Fillim dhe mbarim kohe botimi për modulet me kontroll ma të madh se ku shfaqen ata
* Ftyra të reja e të freskëta dhe gjuhë semantike për me kënaqë synin si dhe motorat e kërkimit
* Kontroll ma krijues përmes stileve të ftyrave
* Qindra veçori shtesë që e kanalizojnë rrjedhën e punës dhe produktivitetin



Me Joomla 1.6 zhvilluesit kanë me ndërtue zgjatime ma shpejt përmes krejt fazave të dizajnit, zbatimit dhe përditësimeve. API-t e përparuem dhe të pasun kanë me krijue raste të reja m'u integrue, konkurue dhe me u shtri në tregje ekzistuese dhe të reja.

Përmirësimet stilistike u japin dizajnerëve ma kontroll dhe fleksibilitet për me krijue efektin e përkryem për çdo faqe dhe audiencë. Dizajnerët tashti mund të mbishkruejnë njimendësisht çdo output nga administratori Joomla tue krijue raste të reja për zona funksionale, aksesibël ose edhe mobile administrimi. Ftyrat e veçanta administrative mund t'i caktohen përdoruesve të veçantë tue lejue webmasterat me plotësue çdo nevojë të veçantë.

Për me mësue ma gjatë, apo me ja nisë me ndërtue faqen tande me Joomla 1.6, vizito faqen joomla.org/16 dhe shkarko nji nga sistemet ma popullore të lira me kod të hapun të menaxhimit të përmbajtjes.

Ju ftojmë me iu bashkue projektit Joomla për me festue arritjen e versionit Joomla 1.6. Ç'asht ma e randësishmja, urime ndaj qindra vullnetarëve, përpjekjet e të cilëve dhanë ndihmesë në nxjerrjen e tij.
Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval