joomla - simeba
1. Kopjoje databazën origjinale MySQLtë Joomla-s
# Shko te paneli i kontrollit i hostimit dhe përcaktoje databazën MySQL që po përdor instalacioni Joomla!.
# Duhet me qenë nji nyje për PHPMyAdmin që të nxjerr tek administrimi i databazës.
# Në PHPMyAdmin zgjidh databazën e Joomla!-s dhe hape në mënyrë që të shfaqen tana tabelat.
# Me krejt tabelat e shfaquna shtyp butonin EXPORT (gjendë në menunë ma t'naltë horizontale).
# Në kutinë e përzgjedhjes 'EXPORT' ZGJIDHI KREJT tabelat (shtyp tastin SHIFT me zgjedhë shum sende nga lista) - MOS ngatrro punë me t'dhanat dhe kutijat, leni krejt ashtu si janë.
# Shko në fund të faqes dhe shtyp butonin 'GO' - kjo ka me nxjerrë kodin e databazës në gjuhën SQL - KJO ASHT KOPJA. Kopjoje dhe hidhe përmbajtjen e 'DUMP'-it në Notepad ose minimizoje at dritare lundruesi, ngaqë ka me t'u dashtë me kopjue e me hedhë at kopje në databazën e re.

2. Instalo Joomla!-n në serverin e ri
# Krijo nji databazë të re dhe pseudonim t'ri databaze - mos u shqetëso për emnat, veni sido.
# Zgjidh MOS me instalue T'DHANAT SHEMBULL, sepse i ke tuejat, t'vjetrat, apo jo?
3. Importoje kopjen e databazës së vjetër te databaza e re
# Shko te paneli i kontrollit te faqja e re
# Përcaktoje databazën MySQL që po përdor instalacioni i ri Joomla! dhe mandej shko tek faqja PHPMyAdmin për at databazë.
# Tashti zgjidh databazën e re dhe sigurohu se nuk ka ASGJA brenda - nëse ka ndonji gja në databazë, atëherë ke me pa nji listë tabelash që dalin në faqe (të duhet me i përzgjedhë krejt ato dhe me i dhanë DROP nga lista e përzgjedhjes). E kupton se databaza asht bosh kur nuk dalin tabela në faqen e databazës në PHPMyAdmin.
# Shtyp butonin me emnin 'SQL' në shiritin ma t'naltë horizontal - kjo ka me nxjerrë nji kuti teksti bosh titullue ---Run SQL query/queries on database---.
# Tashti kopjo e hidhe DUMP-in origjinal të databazës në këte kuti teksti (kjo asht përmbajtja që hodhe në notepad ose që e minimizove në lundrues).
# N'fund, bjeri butonit 'GO' - ke me pa tashti se përmbajtja asht shtue në databazë dhe asht shfaqë nji listë e stërmadhe tabelash në strukturën e databazës.
4. Përfundimi i zhvendosjes...
# Ke me 'MBISHKRUE' krejt direktoritë thelbësore Joomla! t'asaj faqes në faqen e re me direktoritë prej faqes së vjetër - kjo ka me shtue krejt gjanat që ke ndryshue, si komponentat e modulet që ke instalue, template-t e dokumentat që ke ndryshue etj...
# Këto janë DIREKTORITË THELBËSORE me i kopjue (dhe MBISHKRUE):
Administrator
Components
Editor
Help
Images
Includes
Language
Mambots
Media
Modules
Templates
5. Krejt u BA dhe u KOPJUE!
# Domethanë... misioni u krye.
# Nëse ke nji emën faqeje t'ri (në dallim nga mbajtja e emnit të vjetër dhe thjesht transferimi nga njeni host te tjetri) dhe gjanat nuk duket se bahen si duhet, atëherë ajo që ke me ba asht me ndryshue dokumentin CONFIGURATION.PHP që asht në rranjë t'instalacionit tand Joomla!.
# Ndryshimet me u ba te configuration.php janë të thjeshta: thjesht zavendëso secilin rast të emnit të vjetër me ate të ri.
# Sigurohu që versioni MySQL asht i njejti për të dyja faqet -- gjindja ka pasë probleme me importue kopjet SQL sepse kanë përdorë versione t'ndryshme - disa hostues ta lejojnë me zgjedhë mes MySQL 4.0 ose 5.0, kështu që ki kujdes.
| Random Content | |