kulturë - letërsi

Ja: buzë lumit ra e qetë nata,
u ndezën yjet, fryri fllad’ i lehtë.
Në një lëndinë ku pushoi brigada
një partizan mbi shkëmb me bajonetë
skaliti atje emërin « Stalin ».
Kaluan vjetë lufte... dhe një ditë,
kur frynte er' e pastër ne liri:
i biri i tij me sytë gjithë dritë,
duke shtrënguar plot me dashuri
kalemin; shkruan emërin « Stalin ».
Baba dhe bir... Te dy ata një emër
skalitën për gjith'jetë mu në zémër.
Ismail Kadare
“Frymëzimet djaloshare” (Lirika), 1954
Ndërmarrja Shtetrore e Botimeve
| Random Content | |