Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

kulturë - letërsi

Pa pritë e pa kujtue, m'erdhi nji email nga Teatri Migjeni i Shkodrës, që m'informonte që nji shfaqje po përgatitej me u shfaqë. As kam pasë e as kam lidhje me këte teatër, prandaj asht e habitshme se si nji institucionPo riprodhoj kreun e mesazhit për ta analizue:
 
“Message-ID:
Received: from [79.106.109.1] by web43412.mail.sp1.yahoo.com via HTTP; Sat, 18 Apr 2009 09:15:20 PDT
Date: Sat, 18 Apr 2009 09:15:20 -0700 (PDT)
From: Teatri Migjeni
Subject: Ftese
To: info @ elsie.de, elvira.dones @ gmx.net, zuzana.finger @ t-online.de,
  gezim hajdari ,
  Dhurata Hamzai , floriankienzle @ yahoo.com,
  Blendi Kraja , Gazmend Krasniqi ,
  bkucuku @ yahoo.com, arjan leka , analukait @ yahoo.it,
  Ardian Marashi , info @ albanovaonline.com,
  almamile @ gmail.com, dr.m.w.e.peters @ gmail.com, prifti @ rz.uni-potsdam.de,
  brikenaanekirb @ yahoo.co.uk, info @ xhyra-entorf.de, granitzela @ gmail.com,
  info @ mezuraj.museum, ledrikurti2005 @ yahoo.it,
  riat.ajazaj @ student.uni-tuebingen.de, ilirsofroni @ gmail.com,
  stefancapaliku @ yahoo.com, emaandrea @ yahoo.com
 
Shfaq komedinë e përgjakshme
 
“Shën Gjon Kryepremi”
 
me tekst dhe regji të Stefan Capalikut
 
si dhe me pjesmarrjen e jashtzakonshme të
 
Rikard Ljarjes
 
në rolin kryesor.
 
Do jetë evenimenti kryesor kulturor i qytetit të Shkodrës për këtë fillim viti realizimi i këtij produksioni të madh teatror si për nga rëndësia ashtu dhe përmasat...”
[vazhdon]
 
Nji teatër lokal, pra, fton në shfaqje:
 
1. Robert Elsienë, i cili asht i huej, kanadez që jeton në Gjermani.
2. Elvira Dones, që po të citojmë faqen e saj t'internetit: "...jetoj e punon [sic] në Shtetet e Bashkuara të Amerikës..."
3. Gëzim Hajdari, i cili jeton n'Itali, shkrimtar i njohun botnor që e bojkoton Tiranën dhe Tirana nuk e don.
4. Dhurata Hamzai, sipas informacioneve jeton në Tiranë.
5. Florian Kienzle që sipas Facebook-ut e pëlqen Kadarenë, po s'e di a e pëlqen Shkodrën.
6. Blendi Kraja, që jeton në Shkodër dhe që s'ka lidhje me teatrin në fjalë as me kend që ka lidhje me këtë shfaqje.
7. Gazmend Krasniqi, shkrimtar që jeton në Tiranë.
8. Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa duhet me qenë Bashkim Kuçuku, sipas informacioneve jeton jashtë.
9. Arjan Leka, sipas informacioneve jeton në Durrës.
10. Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa duhet me qenë Ana Luka që jeton n'Itali.
11. Ardian Marashi, sipas informacioneve jeton në Tiranë.
12. Albanovaonline asht faqe interneti që mirëmbahet nga nji person që jeton n'Itali.
 
dhe të tjerë që s'po i analizojmë.

 
Nuk duket shum serioze, për mos me thanë paksa e pamundshme, që nji teatër lokal me i njoftue personat që s'kanë lidhje me shfaqjen dhe ndoshta e kanë të pamundun me ardhë me e pa sepse jetojnë gjithandej nëpër botë. Të ngjan sikur ky "email i përgjakshëm" asht nisë nëmos nga autori i kësaj komedie, nga dikush jashtë teatrit. Teatri Migjeni i Shkodrës nuk duket sikur ka ndonji cilësi të madhe artistike sa të joshë nji audiencë të madhe, bile edhe mospasja e nji faqeje interneti, që do ta mundësonte nji adresë emaili të personalizueme, si p.sh. Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa /org/net/info/etj., asht mangësi e madhe.
 
Emërtimi qysh në fillim i shfaqjes si "komedi e përgjakshme" krijon pritshmëninë që krejt teksti të ketë elementin e habisë së ngritun, gja që do ta analizojmë pak ma poshtë.
 
Menjiherë mbas këtij emërtimi vjen shpallja e pjesëmarrjes së aktorit Rikard Ljarja në shfaqje tue folë për "pjesmarrjen e jashtzakonshme" të tij. Rikard Ljarja si aktor nuk asht aspak aktor "i jashtzakonshëm", prandaj ky përcaktim duhet marrë si vazhdim i pritshmënisë së naltpërmendun.
 
Në pjesën tjetër, sintaksa e tekstit i rrëshqet nga duert autorit të tij, ku fjalia përbahet nga nji pjesë e nënrenditun për të cilën grinden dy pjesë kryesore të fjalisë se cilës ka me i përkitë:
 
"Do jetë evenimenti kryesor kulturor i qytetit të Shkodrës për këtë fillim viti realizimi i këtij produksioni të madh teatror si për nga rëndësia ashtu dhe përmasat."
 
Mënyra e shkrimit në këtë pjesë asht në frymën e asaj që quhet "frymje poetike", ku autori ekzagjeron deri në kufijtë e pabesimit për t'arritë nji synim të caktuem. "Evenimenti kryesor" i nji qyteti si Shkodra nuk asht fort për t'u krenue, në nji kohë kur ky qytet asht tepër i vorfën në veprimtari kulturore. Fakti se "evenimenti kryesor" përbahet nga nji dramë shkrue dhe vu në skenë nga nji autor i Tiranës tregon për vorfninë e bashkësisë artistike e teatrore të qytetit, gja që përban nji audiencë të dyshimtë në vlerësimin e shfaqjes, prandaj ma tepër ngjan sikur kësaj bashkësie po i ofrohet nji përvojë estetike "nga nalt".
 
Teksti e karakterizon këte shfaqje si "...e para vepër skenike shqiptare që i kushtohet epokës së komunizmit dhe dramës së tij njerëzore.", nji formulim shum i vakët sepse edhe nji vepër skenike e kohës së komunizmit i kushtohet epokës së komunizmit. Edhe nji vepër skenike shkrue dhe vu në skenë në kohën e komunizmit mundet me qenë nji akuzë e randë e tij. Formulimi ma tepër ngjan me nji turr të pakandshëm me dhanë përcaktime "të para", "sipërore", "të përgjakshme"
 
Parashtrimi i fabulës të "komedisë së përgjakshme" në ftesë asht i rëndomtë dhe nuk përban argument për ndonji habi estetike. Prishja e kishave dhe xhamive pranëvu me ardhjen e nji televizioni në shtëpinë e personazhit kryesor, me sa parashtrohet në tekst, asht nji fakt banal që nuk ngrihet në naltësinë e detajit artistik. Nuk mund të "cahet izolimi komunist", siç thuhet në tekstin e ftesës, me nji aparat televizioni kur banorët e mëhallës as nuk e dinë çka asht ky aparat. Nji izolim ideologjik damtohet kur ka individë të ndërgjegjësuem që veprojnë në sistem.
 
Sfondi biblik, i shpërdoruem kaq shum prej përdorimit të përdhunshëm dhe pa kriter, si dhe pa mundë me u ngritë në nivelin e estetikës përveç se në përdorim simbolesh dhe bërtima deliri, nuk duket se ka me qenë detaj që ka me funksionue në dramë, e kjo mbetet për t'u pa.
 
Do mundohemi ta ndjekim këte shfaqje dhe t'ju sjellim përditësim në nji shkrim tjetër.

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval