Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

kulturë - përkthime

Muzika: Pablo Casal Fjalët: W.H. Auden

Me zjerm, kangëtar.
Bjeri ti telave
që ne me këndue.
Lumnue, n'dëshirë,
zanet e ndryshme
ndërpërzie
në lojë gazmore,

pa u ngatrrue
por  tu' bashkëjetue,
pse çdo gja mbrenda
dallgës
së tingujve
asht tokë e shenjtë
ku t'gjithë janë vllazën,
s'ka njerz pa ftyrë
e vdekatarët kujdesen
për fjalët, pse
me fjalë gënjejmë,
mund të themi paqe
kur nënkuptojmë luftë,
mendimi i keq flet – e drejtë
dhe premtojmë kot,
por kanga asht e vërtetë:
t'bahet muzika për paqe
mbizotënuese,
pse paqe don me thanë
ndryshim në kohën e duhun
nsa ora e botës
ban tik-tak.
Kështu historia
e qytetit tonë njerzor
tashti lëviz
si muzika, kur
notat e linduna
nota të reja lindin
tu'e ba rrjedhën e kohës
sa ma të madhe
që të jetëa e mundun,
Ma n'fund kjo asht
aty ku edhe trishtimi
kthehet n'gazmend
ku fati asht liri
Hir edhe Habi.

përktheu: Blendi Kraja

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval