Sa shum paska pikue vesa ndër ata sy, por ndër buzë fletë drandofilesh të thame kanë mbetë, sa heshtjen ta paskan falë vetëm ty, e veshun buzqeshja jote me çastet që dikush tjetër i ka tretë
Edison Maçaj ka lindë në Shkodër (1983). Asht diplomue për Gjuhë-Letërsi n'Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Punon si mësues në shkollën e mesme “Maria” pranë qendrës “Don Bosco” në Shkodër.
Del prej shpisë. Sheh rrotull. Asnjeri rrugve. Sikur me i pa përpi. Nuk po kuptonte asgja. Pse bosh? Vazhdon me ecë. Pa ndoj synim të caktuem. Vetëm me ecë. Drejt. Të palosun e të lanun në nji qosh të rrugës, sheh nji kartmonedhë të madhe. I afrohet. Ia ngul sytë mirë. Pastaj vështron rrotull. Askush! E merr. E fut në xhep. Pas pak hapash sheh edhe nji tjetër. E merr edhe ate. Iu banë kështu dy kartmonedha të mëdhaja në xhep. Ndiehet mirë. Edhe pse, kur para kambëve të tij sheh nji tjetër, fillon me dyshue. I duket se dikush po i bën nji lojë. Por, rrotull nuk ka njeri të gjallë.
Ndiehej e uritun. Ishte e uritun. Stomaku i saj fishkllete trishtueshëm. Duhej me hanger diçka. Me e mbushë atë stomak të madh me çado qi t’gjete, mjaftote me e mbushë e m’u ndie e ngopun. Sepse, nëse ngopej nuk dite me arsyetue. Ndërsa, e gjendun me barkun petë, arsyeja e saj punote mrekullisht. Por ajo nuk dote qi arsyeja me i punue, mbasi i dukej e tepërt, duke kenë se, në botën ku jetote, arsyeja nuk vehej hiç në përdorim, mbasi krijesat e asaj botet, çdo ditë e ma tepër po merrnin për bazë mosarsyetimin dhe gjithçka u shkote ma mirë, sikur me te i paraprinin çdo problemi apo deshire.
Nata mshehej n’qetësin e saj të virgjën. Udha m’humbte mes çastesh të heshtuna. Vargojt’ e arsyes ishin zgidhun prej kohësh. M’mbante t’lidhun me të vetëm e kaluemja e afërt. Ndërkohë edhe po me rrente gjumi në atë heshtjen e zhurmshme, derisa goma e autobuzit ra në nji gropë.