Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

kulturë - përkthime

Jam mirënjohës që jam martue me nji femën tradicionale.

Unë nuk e sakrifikoj asnji lloj lirie për dashninë. I kam unë frenat. Ime shoqe asht rehat me këte. Unë jam edhe nji herë ma i lirë si kur isha beqar.



Femna ime asht pasive nga natyra. Pasiviteti asht parimi i natyrshëm femnor. Martesa e aktivit (mashkullit) me pasiven (femnën) asht themeli i heteroseksualitetit.

Por asht herezi me e thanë këte.

 



Femnat tashti kanë turp me qenë ndërtuese të familjes. Si ndodhi kjo? Si shkoi amësia prej të qenit e nderueme tek stigmatizimi? Ky ndryshim në qëndrime asht trajektorja e subversionit iluminist t'Amerikës. Sigurisht, iluministat parapëlqejnë që gratë me qenë ma shum vegëza korporatash sesa bashkëshorte dhe nana.

Nji femën ka nevojë që nji mashkull ta dashunojë. Nocioni që ajo duhet me qenë "e pavarun" dhe e prirun kah karriera asht absurd. Sikur krijimi i nji llogarie emaili asht ma e epërme sesa me krijue nji familje dhe me u kujdesë për të dashtunit tuej. Sikur me iu bindë shefit asht ma e epërme sesa me ndihmue mashkullin që ajo ka zgjedhë me e dashtë dhe me u martue.

Nuk ka bekim ma të madh sesa nji grue hiri, bukuria dhe dashnia e së cilës e ngroh nji familje porsi dielli. Nuk ka dhuratë ma të madhe sesa dashnia e çmueme që ajo i jep të shoqit dhe fëmive.  

Parimi pasiv (femnor)

Parimi pasiv asht parimi i tokës. Toka merr rrezet e diellit, ujin dhe farat dhe krijon jetën. Nji femën merr dashninë dhe farën e nji mashkulli dhe kryen mrekullinë e lindjes së nji krijese njerëzore.

Nji femën e shëndetshme në dashuni don me e rikrijue të shoqin tek fëmitë e saj.

Mbajtja dhe përkujdesja e fëmive asht thelbi i psikologjisë femnore. Mohimi i kësaj shpalos dëshirën e iluministave me iu mbivendosë natyrës dhe me kontrollue krejt jetën njerzore.

Me qenë bashkëshorte dhe nanë asht ajo çka e ban me funksionue nji femën. Ajo ka nevojë me u dashtë dhe me u nevojitë me intensitet nga i shoqi dhe fëmitë e vet.

Këta role janë pasivë nga natyra. Ata përfshijnë shum përshtatje dhe vetësakrifikim. Por kërkojnë edhe që ajo të mos merrët si e mirëqenë kollaj. Nji bashkëshorte dhe nanë duhet nderue dhe respektue për ndihmesën e saj të paçmim..

Femna nuk ka me u dashtë përjetësisht për pamjen, që asht kalimtare, apo për arritjet e saj. Dashunia nuk vepron kështu. Ne duem njerzit që sakrifikojnë për ne.

Edhe meshkujt sakrifikojnë tue i mbështetë familjet e veta dhe tue dhanë drejtim e dashuni. Lumtunia mundet me u gjetë vetëm në dashuni, jo në kërkimin e vetes. Dashunia asht vetësakrifikim. Krijesat njerëzore janë krijue me u kujdesë për njeni-tjetrin.

Për dallim, iluminizmi e sheh "lirinë" si llastim. Kjo nuk asht "e vërteta që ka me të ba të lirë".

Modeli që po përshkruej ishte natyrë e dytë. Asht ba dijeni ezoterike. Nuk asht për gjithkend. Unë ia ofroj atyne që kërkojnë nji alternativë ndaj mosfunksionimit feminist. Ti ke me e gjetë balancën tande.

Martesa asht nën sulm të vazhdueshëm. Kjo formulë ka veprue për shekuj dhe ende vepron sot e gjithë ditën.

Parimi aktiv (mashkullor)

Parimi Mashkullor asht Parimi i Zotit - energji, formë dhe drejtim.

Femnat kërkojnë me i përzgjedhë burrat. Priren me gjetë meshkuj që janë ma të vjetër e ma të suksesshëm. Pse? Duen që bashkëshortët e tyne me qenë si kanë qenë (ose duhej të kishin qenë) etnit e tyne, të fortë, t'aftë, të besueshëm, mbrojtës dhe përkujdesës.

Ma shum se çdo gja, ato kërkojnë siguri emocionale dhe fizike. Ndihen ma të sigurta kur janë të zotnueme nga nji mashkull i fortë, i dashtun.

Nji mashkull duhet me e përgatitë vedin për këte rol. Ai duhet me pasë nji vizion të qartë se çka don me ba në jetë. Nëse humb rrugën, mund ta pyesin Zotin se si mundet me i shërbye Atij. Për çka kam lindë unë?

Puna e mashkullit duhet me qenë përparësia e parë dhe burim sfide e vetbesimi. Për dallim, nji femën nuk asht krijue me e pasë kuptimin nga karriera. Për te, karriera asht dytësore ndaj të qenit e dashunue dhe nevojitë.

Me gjithë çka thonë feministet, nji mashkull s'duhet me tregue kurrë dobësi. Thelbi i mashkulloritetit asht fuqia. nëse ai asht i dobët, ai e humb respektin e femnës. Nëse i mungon vetbesimi, ai duhet ta fitojë ate tue vendosë objektiva dhe tue i arritë ato.

Nji mashkull s'duhet me e mendue kurrë femnën si nji sine qua non. Kjo e vendos në gjendje dobësie. (Ajo duhet me e kalue testin tand, jo e kundërta.)

Nji mashkull s'duhet me iu dorëzue kurrë shantazhit emocional. Nëse nji femën e mban peng dashninë apo me i varë turijtë, ai duhet me i dhanë kohë asaj për ta tejkalue këte.

Nji mashkull duhet me ditë ç'rol don me luejtë e shoqja. Nji mashkull zakonisht zgjedh në bazë të tërheqjes seksuale. Po tjetër, çka don? Unë e vlerësoj arsyeshmërinë, inteligjencën, zotësinë dhe humorin e grues teme. Mendo për ma gjatë. Të duhet dikush me të cilin shkon mirë.

Shumica e femnave janë paracaktue me qenë bashkëshorte dhe nana. Nji mashkull duhet me mendue me u ba babë dhe për përgjegjësinë që përfshin kjo. Ai jo vetëm që përkujdeset për trashëgimtarët e tij, por edhe u mëson si me qenë krijesa njerzore. Ai po krijon nji botë të re, nji familje.

Nji mashkull nuk interesohet për diçka që s'i përket. Ai duhet me gjetë nji femën që asht e përgatitun me dorëzue pushtetin në shkëmbim të dashunisë. Nji krijesë me dy krena asht monstër. Nji familje me dy krena ka me shkue në dy drejtime të ndryshme. Burri asht koka; grueja asht zemra.

Martesa ka të bajnë me varësinë, jo me pavarësinë. Ban fjalë për bashkimin, ku dy njerëz bahen nji. Për femnat, dorëzimi i pushtetit asht thelbi i dashunisë. Nëse nji femën s'mund t'ia besojnë jetën nji mashkulli, ajo s'e don dhe nuk duhet m'u martue me te.

Martesa nuk asht për zotnimin dhe të qenit i zotnuem, në të cilin kurth bien shumica e mashkujve dhe femnave. Nji bashkim i suksesshëm asht gjaja e vetme që kenaq untimin spiritual që i shtrihet përfundi urisë seksuale dhe pengon epshin e pafre.  

Kontakti heteroseksual asht ky. Burri ka pushtetin dhe ban ma të mirën brenda arsyes për me e kënaqë të shoqen. Nji mashkull s'mund ta duen nji femën nëse nuk ka pushtetin për me ja plotësue dëshirat.

Por mashkulli duhet me respektue pjesën e tij të kontratës, ose martesa prishtet. Ai duhet me qenë besnik dhe me tregue çdo ditë se shum e çmon ate.  

Me e prishë mjegullën: Stalinizimi i dashnisë

Shumica e njerzve gjejnë identitetin dhe vlerat e tyne në familjen. Shkatrro familjen dhe kontrollin e merr shteti.

Aq e pabesueshme sa ç'mund të tingëllojnë, iluministat po ndërtojnë nji shtet policor botnor. Bankierat ndërkombtarë kanë shpikë të drejtën me krijue pare prej moskurrgjaje dhe me marrë interes për te. Atyne u duhet nji shtet policor me e mbrojtë këtë raketim dhe me u sigurue që asnji shtet të mos dalin nga rreshti. Ata zotnojnë masmedian, politikanët dhe bizneset e mëdhaja.



Feminizmi asht mbulesa për nji program të sofistikuem propagandistik iluminist. Neve na e kanë shpla trunin.

Askush s'ka gja kundër me i trajtue femnat si të barabarta me mashkujt. Feminizmi i trajton femnat sikur t'ishin mashkuj. Ai e portretizon seksualitetin si patologji dhe diskriminim ndaj meshkujve. Femnat favorizohen për punë kështu që të kenë karriera në vend të fëmive dhe meshkujt s'mund t'i mbështesin familjet e veta.

Shoqnia po sabotohet. Ehhh, për këtë asht "lufta ndaj terrorizmit", për ta skllavnue botën, jo me e mbrojtë ate.

Bella Dod, ish-drejtuese e Partisë Komuniste Amerikane, ka tregue: "Familja borgjeze si njësi shoqnore duhej m'u shpërba." Objektivi ishte me "krijue nji lloj të ri krijese njerzore konformiste ndaj botës që ata besonin se do ta kontrollonin."

Përdorimi i komunizmit nga bankierët asht me përmbysë themelet e krishtena të Qytetnimit Perëndimor dhe me e marrë kontrollin vetë. Ky asht kuptimi i vërtetë i revolucionit.

Feminizmin e financon Fondacioni Rokfeller. Kam kërkue RF dhe "Women's Studies" (studime mbi gratë-shën.përk.) në Google dhe gjeta 137,000 hymje. Ata kanë financua kontrollin e popullsisë dhe kërkimet eugjenike për dekada me radhë, këtu, në BRSS dhe në Gjermaninë naziste.

Me femnat që uzurpojnë rolin e mashkullit, ne po bahemi nji shoqni homoseksuale. Ka dallim mes pranimit të homoseksualëve si krijesa njerëzore, që unë i pranoj, dhe pranimit të shoqnisë në tanësi me u ba homoseksuale.

Të duket ekstreme? Gjyko për këte.

Homoseksualiteti asht paaftësia me krijue nji lidhje të përhershme me nji antar të seksit të kundërt. Ai karakterizohet kryesisht nga nji makthim me seksin dhe  shthurja. Seksi bahet surrogat i dashnisë. A nuk asht kështu shoqnia sot?

Homoseksualët përgjithësisht bajnë seks por s'kanë familje apo fëmi. Bankierët duen që ne të kemi ma pak fëmi dhe n't'vërtetë nivelet e lindjes kanë ra pikiatë qysh prej viteve 1960.

Iluministat s'kanë frikë prej gejve, nanave të vetme ose fëmive. Ata kanë frikë nga meshkujt krenarë e të fortë që kanë familje me mbrojtë. Kjo gja qëndron mbrapa degradimit të mashkullit.

Nji reklamë te Swanson's TV Dinners shkon kështu. Nana që punon kërkoi diçka me hangër me e marrë me vete. Swanson-i u pwrgjigj. Fëmijët donin diçka për mbas shkolle. Swanson-i u pwrgjigj. "Baba donte me veshë tantellat e mamës !" Pamje e babës me buzëqeshje idiotike . "Nuk ditëm si m'u përgjigjë." Ky asht nji shembull i sulmit aktual korporativ mbi mashkulloritetin. Reklamat e ushqimit të micave Whiskas asht shembull tjetër. Ata s'i portretizojnë kurrë femnat si mica.  

"S'pari kap gratë, mandej ke fëmitë, në fund vijnë edhe burrat" -Adolf Hitler

Përfundim

Mund ta luftojmë Rendin e Ri Botnor tue pasë familje të forta drejtue nga meshkujt.

Mbas disa fatkeqësive martesore, unë tashti kam nji martesë pa probleme. Ime shoqe dhe unë plotësojmë njeni-tjetrin. Ajo s'konkuron, kritikon, ankohet, apo përpiqet me kontrollue. Ma thotë nëse diçka nuk shkon. Unë përpiqem t'ia baj qejfin. Ajo asht pjesë e imja.

Për shkak të natyrës së saj pasive, unë nuk ndihem sikur duhet gjithmonë t'u paraprij dhe t'ia plotësoj dëshirat. Ma fort, ajo më lejon me propozue. Zakonisht, pranon. Kur s'pranon, biem në kompromis. Urtësia e saj më fuqizon dhe më plotëson mue.

E due. Ajo kryen krimin e pafalshëm. Asht e mirë për mashkullin.

përktheu: Blendi Kraja

Random Content

Comments  

 
0 #1 2010-03-19 21:15
shkrim i mir shum
Quote
 

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval