lajme

lajme - përkthim

Juristi i krimeve të luftës sulmohet për raportin kritik ndaj Izraelit

Grupet çifute kërcënojnë me prishjen e bar mitzvahit

Riçard Goldstoni, ish-prokurori ndërkombtar i krimeve të luftës, asht i detyruem me u takue me drejtuesit çifutë afrikano-jugorë për m'u përballë me idhnimin e tyne mbi nji raport t'OKB-së në të cilin ai akuzoi Izraelin për krime lufte në Gazë. Takimi, të cilin nuk e kërkoi Goldstoni, asht barabar me nji kusht për me e lejue me ndjekë bar mitzvahin e nipit të tij në Johanesburg.

lajme - përkthim

Nji viktimë e nji prifti amerikan t'akuzuem se ka qenë pedofil serial e ka hedhë në gjyq Papën dhe Vatikanin në nji përpjekje për me fitue hymje në dokumentet sekrete që përmbajnë hetimet e mbrendshme mbi abuzimin seksual në Kishën Katolike Romane.

lajme - përkthim

Kriza botnore financiare, tash asht e qartë, u shkaktue jo thjesht nga keqdrejtimi kolosal i bankierave. Jo, ishte edhe për shkak të kompleksitetit të ri financiar që ofronte rastin për mashtrime të gjana, sistemore. Njoftimi i të premtes që banka ma e famshme investuese, Goldman Sachs, ka m'u përballë me padi civile të paraqituna nga rregullatori amerikan asht vetëm ma i fundit në nji varg hetimesh që janë nisë, pas disa arrestimesh që janë ba dhe padive të hedhuna kundër institucioneve financiare anembanë botës.

lajme - përkthim

Liberalët hollandisht-folës lëshojnë kabinetin tue akuzue frankofonët

Qeveria e kryeministrit belg Iv Letermë ra sot mbasi negociatat për me zgjidhë nji mosmarrveshje të thellë mes politikanëve hollandisht e frëngjisht folës lidhun me nji distrikt dygjuhësh dështuen.
Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Me tregue punëtorët e vet kinezë të stërmunduem në tavolinat e punës nuk asht nji pamje që Mikrosofti kishte dashtë që me e pa bota.

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval