lajme - konkurse

Programi Erasmus Mundus Special Education Needs ofron bursa prej 24.200 Eurosh për studime master
1 vit në Roehampton University (Londër, MB), Fontys OSO (Tilburg, Hollandë) dhe Charles University (Pragë, Republika Çeke).
Programi Erasmus Mundus Human Rights Practice ofron bursa prej 42.000 Eurosh për studime master 2 vjet në Roehampton University (Londër, MB), Gothenburg University (Gothenburg, Suedi) dhe Tromso University (Tromso, Norvegji).
Të dy programet po kërkojnë në të njejtën kohë studiues që kanë fitue përvojë në kërkim në fushat e duhuna. Ata/o kanë me marrë 13.000 Euro për nji qëndrim 3-mujor në të paktën njenin nga dy vendet partnere.
Afati për tanë aplikimet asht 14 dhetori 2008 për hymjen në gusht 2009.
Hollësina të plota (përfshi formularët e aplikimit) mund të gjehen tek faqja zyrtare:
http://www.roehampton.ac.uk/admissions/erasmusmundus/index.html
Njoftojeni këdo për këte informacion që mund të jetë i interesuem për ndonjenin prej këtyne programeve.
| Random Content | |