lajme - konkurse
Lab 13 Albania kërkon me punësue programistë, m/f, t'avancuem.
Lab13 Albania asht filial i Lab13 Italy dhe tash vepron prej 7 muejsh në Shqipni. Fusha e veprimtarise asht zhvillimi i aplikimeve web tue përdorë teknologjitë me kod të hapun (open source), përgjithësisht LAMP.
Stafi jonë aktualisht përbahet nga 14 puntorë, prej të cilëve 10 programistë/sitemistë dhe 4 dizajnues.

Kandidatët duhet me pasë përvojë të maparshme në programim.
Preferohet profili i web aplikimeve.
Disa nga njohunitë duhet të përfshijnë:
- jsp/php
- sql: koncepte mbi databazat
- javascript, preferohet jQuery: njohuni n'ajax dhe në komponentë të ndryshme UI.
- konceptet object-oriented
- konfigurim apache2
- njohuni në Linux: preferohet UBUNTU
Kandidatët duhet me pasë këto cilësi:
- me qenë të dedikuem
- me qenë të përgjegjshëm
- me qenë të komunikueshëm
Njohja e gjuhës angleze/italiane përban avantazh.
Ne ju garantojmë pagë të kënaqshme, ambiente pune të rehatshme dhe mundësi për formim të matejshëm profesional.
Kontakt:
Lejdi Koçi
Technology Manager
lejdi.koci (te) lab13 (pik) it 068 400 111 6
| Random Content | |