Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - konkurse

Teatri Kombëtar i Kosovës – TKK i fton të gjithë krijuesit shqiptarë që të konkurojnë me dramat e tyne në konkursin për dramë kombëtare “Katarina Josipi 2008”. Ky konkurs asht mbështetë financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

Kriteret dhe kushtet

-Konkursi për dramë “Katarina Josipi” asht i hapun për të gjithë krijuesit shqiptarë që shkruejnë drama;

-Nji autor mund të sjellë ma së shumti dy drama për shqyrtim;

-Dramat që konkurojnë në këte konkurs duhet të jenë jo mëa të shkurta se 50 minuta;

-Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim, por prioritet në këte edicion do t`u jepet komedive;

-Tema dhe as numri i personazheve nuk janë të kufizueme;

-Dramat e papërfundueme apo sinopsiset nuk do të merren fare në shqyrtim;

-Dramat që sillen në këte konkurs duhet të jenë origjinale, të shkrueme mbas vitit 2000, duhet të jenë të painskenueme ma përpara dhe të pabotueme;

-Tri dramat ma të mira shpërblehen me tri çmime. Çmimi i parë 3,600 euro, çmimi i dytë 2,400 euro dhe çmimi i tretë  1,200 euro;

-Dramat që shpërblehen fitojnë të drejtën për lexime skenike në TKK në vitin 2009;

-Drama që fiton vendin e parë konsiderohet si dramë potenciale për t`u inskenue në njenin nga sezonet e ardhshme në TKK;

-Tri dramat fituese botohen në nji edicion special;

-Dramat duhet të dërgohen n'adresë të Teatrit Kombëtar të Kosovës (Teatri Kombëtar i Kosovës, Sheshi Nana Tereze, nr. 21, Prishtinë, Kosovë);

-Dramat dorëzohen në tri kopje. Faqja e parë duhet me përmbajtë: emnin dhe mbiemnin e autorit, adresën e autorit dhe mënyrën e kontaktimit me te, të dhana për dramën: kur asht shkrue dhe mbishkrimin “Konkursi për Dramë ‘Katarina Josipi 2008'”;

-Autorët që sjellin drama në këte konkurs paramendohet se i pranojnë kushtet e këtij konkursi;

-Konkursi konsiderohet i hapun nga dita e publikimit në media (Korrik 2008), kurse mbyllet zyrtarisht me 25 dhetor 2008. Çdo dramë e ardhun mbas datës 25 dhetor nuk do të merret në shqyrtim.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval