Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - lajmërime

Banu ftyra e Mozillës në shkollën tande dhe ndihmo me përhapë fjalën për Firefox-in dhe pse asht lundruesi ma i mirë për nxanës e studentë gjithkund.



E ndjen nevojën me edukue njerzit se pse Firefox-i asht lundruesi ma i mirë për të ri? A njeh njerz që janë t'apasionuem mbas programeve me kod të hapun dhe mbas nji interneti pjesëmarrës? Nëse i përgjigjesh Po ndonjenës prej këtyne pyetjeve, duhet të bahesh Përfaqësues i Mozillës në Shkollë!

Thueji të gjithëve se pse mendon që Firefox-i asht lundruesi i zgjedhun i brezit tand.

Tregoji atyne fuqinë e zgjatimeve! Drejtoji ata që janë t'interesuem për nji përfshimje ma të madhe në projektin Mozilla tek faqja e Universitetit të Mozillës që t'ia nisin punës. Ose rekruto studentë e mësues që ata t'i bashkohen nismës Edukimi i Mozillës për me i mësue se çka asht kodi i hapun.

A ke mendue ndonjiherë pse njerzit ende përdorin IE?

A përdoret shum Firefox-i në shkollë? Ndihmo që kjo me ndodhë! Ky asht nji rast fantastik me takue entuziastë të tjerë të kodit të hapun, me zhvillue ide të reja dhe me fitue përvojë të mrekullueshme me ja shtu rezymesë tande. Bashkësia jonë pasionante asht ajo që e mban Firefox-in gjallë, tashti asht rasti yt me na u bashkue. Je i interesuem? Atëherë, ke gjetë vendin e duhun! Bashkoju grupit tonë këtu në SpreadFirefox.com dhe sigurohu me i ndjekë njoftimet dhe rastet ma të fundit.

Përditësim:

HAPET regjistrimi për Përfaqësuesit e Mozillës në Shkollë 2009-2010!

Në fillim, të lutem plotëso Abonimin+Pyetësorin me u regjistrue zyrtarisht për programin 2009-2010. Kemi plane të mëdhaja për vitin e ardhshëm Programi jonë asht i hapun për krejt studentët, kështu që mezi ç'presim që ti me ardhë n'ekipin tonë.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval