lajme - mediaperv
Si u përpoqën "zhurnalistat" me manipulue lajmet
Skandali i "zhurnalistës" asht thellue me zbulime të reja që pjesëmarrësit në listën e emailit, tashma të braktisun, për gazetarët ideologjikisht të pranueshëm (nuk pranoheshin konservativë) janë angazhue në manipulimin e lajmeve që e damtonin kandidatin e atëhershëm presidencial Barak Obama.
Ndoshta ky skandal ka ndjellë keq për Obamën që e kanë mbulue mizat. Por ndoshta kjo ka qenë hakmarrje mizash, sepse presidenti Obama do të ketë ra në gjak me ndonji fis mizash ngaqë ka vra nji prej tyne:
Disa të tjerë shkuen edhe ma tej. Sipas regjistrimeve sigurue nga The Daily Caller, në disa pika gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008 nji grup gazetarësh liberalë morën hapa radikalë me e mbrojtë kandididatin e tyne të preferuem. Punonjësit e organizatave mediatike përfshi Time, Politico, the Huffington Post, the Baltimore Sun, the Guardian, Salon dhe New Republic morën pjesë në shpërthimin e zemrimit mbi atë se si ishte trajtue Obama në media dhe në disa raste komplotuen për me e shmangë damin.
Ndryshe nga gazetarët liberalë, miu nuk ka shum respekt për komrad Obamën
Ma akuzuesi asht nji citat nga nji farë Spenser Akerman që punonte për diçka të quejtun Washington Independent:
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |