Renditja e përdoruesit: / 2
DobëtMirë 

lajme - njoftime

Kërkohen vullnetarë/e për Shkodrën n'OSM.

 

 

OSM-ja (Open Street Map - Harta e Rrugëve e Hapun) asht nji nisëm botnore për me pasqyrue rrugët e qytetit tand. Bazohet në kod të hapun dhe gjithkush mundet me dhanë ndihmesën e vet. Adresa e saj asht Open Street Map.

Gegnia ju ndihmon me dhanë ndihmesën tuej që Shkodra të pasqyrohet sa ma mirë në Open Street Map. Nga vullnetarët kërkohet:

- me ditë, ose me dashtë me mësue, gegnisht
- me ditë anglisht
- njohuni IT (kompjuter & internet) të preferueshme

Mundeni me na shkrue email te kumt [te] gegnia [pik] com me u interesue ma gjatë. Njoftimi kryesisht i drejtohet shkodranëve, por krejt gegët mund të na kontaktojnë.

Me e pa vendndodhjen e Gegnisë në Open Street Map shtyp këtu ose shko te faqja zyrtare e OSM-së.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval