Renditja e përdoruesit: / 3
DobëtMirë 

lajme - njoftime

Shoqata Kulturore “RROK JAKAJ”

EDICIONI I GJASHTË I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”

 

Ditën e Premte, datë 11 Qershor 2010 hapet në Shkodër edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombtar “Shkodra Jazz Festival” kushtue muzikantit të ndjemë shkodran, violinistit Rrok Jakaj.

Festivali, që ka me zgjatë dy ditë, shënon edhe këte vit praninë e mirëpritun të muzikantëve të njohun të skenës botnore të muzikës xhez.

Artdashësit shkodranë, si edhe ata që kanë me pasë fatin me u ndodhë në Shkodër këto ditë, kanë me pasë mundësinë me shijue muzikën xhez të ekzekutueme nga artistë t'afirmuem të skenës botnore si nji nga muzikantët ma të randësishëm të skenës spanjolle të xhezit ISAAC TURIENZO, por edhe nga talentet shqiptare që po afirmohen në skenën ndërkombtare si kitarristi e kompozitori ORGES TOÇE.

   Rrok Jakaj (vdekë aksidentalisht n'Itali me 4 dhetor 2004)

Xhez pra, por edhe ngjyresa të tij krijuese me flamenco-n e JORGES PARDO-s, apo me gipsy jazz të The Ockus-Rockus Band.

Nji dimension i randësishëm i festivalit ka me qenë këtë vit edhe përfshimja aktive e qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilëve ka me iu dhanë mundësia me dialogue me festivalin përmes bisedimit muzikor t'organizuem në rrugën historike Kolë Idromeno.

Artistët e përfshimë në këte projekt ambicioz kanë me u vu gjithashtu në shërbim të brezit të ri të muzikantëve shkodranë që po formohen në shkollën e muzikës, ku kanë m'u organizue mësime xhezi.

Festa që ka me zgjatë gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të festivalit ka me arritë temperaturën e saj të vërtetë mbramjeve, në lokalet shkodrane, ku muzikantët kanë me interpretue për publikun e qytetit.

Ashtu si n'edicionet e kalueme, nuk kanë me mungue shfaqjet Teatrin Migjeni, ku ka me u zhvillue koncerti më 11 qershor, ora 18:30.

Shkodra Jazz Festival asht nji veprimtari ideue dhe organizue nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj” në bashkpunim me “Optional Music International”.

Sponsorë kryesorë të këtij edicioni janë: Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bashkia e Shkodrës, Ambasada Spanjolle në Tiranë, Ambasada Austriake në Tiranë, Agjencia Spanjolle e Bashkpunimit Ndërkombtar për Zhvillim, Energji Ashta, Millennium.

Partner mediatik: TV Rozafa dhe Boom Boom Radio

Faqja e internetit e Shoqatës Kulturore "Rrok Jakaj"

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval