Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Ndërsa shoh impaktin e këtij "multikulturalizmit" që ndryshon themelin kulturor t'Amerikës në nji poliglot të polarizuem tensioni anembanë çdo shteti, ku rritet përmes emigracionit, nuk mund të mos mendoj se amerikanët janë ba viktima të apatisë dhe naivitetit të vet. Nji vështrim n'Europë ilustron marrinë e multikulturalizmit për të dyja anët e ekuacionit. Përpjekja me përzi kultura, fise dhe fe del e suksesshme po aq sa me përzi vaj, ujë, benzinë me nji shkrepse të ndezun.

Kjo pamje e multikulturalizmit nga Xheki Marrej nga Pameri i Indianës jep nji të kuptuem themelor të pasojave të multikulturalizmit.

"Politikat e emigrimit kanë ndryshue për keq prej viteve 1960", tha Marrej. "Para se "diversiteti" të bahej pak a shum si shenjtnia, ne importuem nji rrymë të qëndrueshme njerzish që ishin pak a shum si ne. Njerz puntorë, t'aftë, të shëndetshëm, që e donin lirinë dhe që kërkonin m epunue fort dhe me u ba amerikanë. Këta shpresimtarë banë çmosin dhe me gjithë vështirësitë e mëdhaja u banë amerikanë krenarë. Hyn në skenë Ted Kenedi, mes të tjerëve.

"Papritmas ne u bamë vendi i "diversitetit". Me qëllim për me pasë "diversitet", na u desht me e ulë pazarin edhe ma shum. Klasa e re e "amerikanëve" ishte nevojtare. Nuk ishin ma të nevojshme puna e madhe, krahu specialist i punës, dashnia për lirinë etj. Në vend të kësaj vlerësohej vetëm ngjyra e lëkurës dhe thellësia e "nevojës". Prej këtyne amerikanëve të ri të larmishëm nuk pritej me i dalë zot vetes. Kjo zhduku nevojën për me qenë i shëndetshëm, nevojën me folë anglisht, nevojën me pasë nji aftësi apo punë. Na u tha se duhet me qenë bujarë me ata që ishin ma me pak fat se ne. Rreng i bukur! Prandaj ne s'munëm me thanë gja për thamjen e shoqnisë tonë sepse kjo na nxirrte zemërkëqij dhe egoistë.

"Drejtuesit tonë të zgjedhun ishin të dashunuem mbas pseudo-mirësisë së vet. Jam i sigurt se buzëqeshnin, zgërdhiheshin dhe flisnin se sa të mrekullueshëm ishin për futjen e gjithë këtyne njerzve vorfën të paarsimuem. Shkurt e shqip Amerika u kthye nga "vendi i oportuniteteve" në "vendin e oportunistëve"! Ky "diversitet" filloi me i ndërsy "amerikanët" kundër "amerikanëve -me vizë" të ri. Sa ma shum na u desh me "tolerue" këte cilësi të dobët njerzish që u çuen sipër nesh për shkak të ngjyrës së lëkurës apo prejardhjes kombëtare, aq ma shum u nxinë amerikanët e vërtetë..."

lexoje të plotë artikullin këtu
Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval