lajme - përkthim
...
Kur unë dhe bashkautori im Riçard North po shkruenim historinë se si ishte zhvillue e gjitha kjo, Mashtrimi i Madh, dolëm në përfundimin se "projekti" ishte i fatzuem me u shembë, thjesht sepse ishte ndërtue në shum mashtrime dhe vetë-mashtrime. Vendi ma i dukshëm që të fillonte dezintegrimi ishte monedha e përbashkët. Siç e kanë kuptue vëzhguesit e mprehtë qysh në fillim, kjo s'mund të zgjaste për shkak të kontradiktës thelbësore mes interesave t'ulëta kërkue nga ekonomitë e saj ma të forta dhe joshjes që do t'u jepte kjo vllaznive ma të dobëta si Greqia, Irlanda dhe Spanja për me u lëshue në harxhime pa kufi.
Sa qejf kishte me qenë për nji farë kohe, por ata nuk do t'ishin në gjendje me mbrojtë veten nga pasojat e lejimit të zhvleftësimit të valutave të tyne. Rezultati i pashmangshëm me gjasë do të ishte nji shpërthim i fuqishëm, që po e shohim sot: shembja me lëvizje të ngadalta t'asaj që u shpik si simboli themelor i nji Europe të bashkueme. Si krejt shembjet, kjo ka me qenë shum e dhimbshme. Por kjo shenjon kohën kur fantazia e Monetit ma në fund ka me fillue me u përballë me realitetin.
lexojej të plotë artikullin këtu
| Random Content | |