Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Tashti që Republika Çeke ka njoftue se ka me e miratue Traktatin e Lizbonës, BE-ja ka me iu afrue edhe ma shum krijimit si shtet monstër me ma se gjysë milioni banorë. Banorë asht fjala e saktë, ngaqë "qytetarë" do të tregonte nji grup të drejtash politike. Njerzit që jetojnë në BE ma fort duhen quejtë "të nënshtruem", ngaqë nuk kanë ndonji farë ndikimi mbi kushtetutën e qeverisë së centralizueme europiane, “Komisionin Europian.” [...]

 

Neni 8 [i Traktatit të Lizbonës] asht gjithashtu shum interesant. Duket se don me thanë që të dhanat personale tueja janë të sigurta. Por, a janë ato? Sipas rregulloreve të tanishme të BE-së, shteteve antare u kërkohet të mbajnë regjistrime të krejt trafikut të emailave dhe gjithë bisedave telefonike. Në fakt asht sikur qeveria të lexonte gjithë letrat tueja. Shum shtete antare të BE-së, qeveria mund të të hyjë në kompjuter sipas qejfit dhe t'i ndryshojë të dhanat dhe regjistrimet në kompjuter pa e ditë ti. Gjithë kjo mbikqyrje dhe spiunim asht, sigurisht, në interes të sigurisë së shtetit, me "luftue terrorizmin!”. E gjitha kjo duket sikur sllogani nazist “Du bist nichts, dein Volk ist alles!” (Ti s'je kurrgja, populli yt asht gjithçka) të ishte vu në fuqi në BE-në e sotme.



Ah, dhe mandej asht patjetër liria e shprehjes. Neni 11 e thotë këte pa dilema. Aktualisht, krejt 27 vendet antare të BE-së e kanë nji provizion të tillë në kushtetutat e tyne. Prapseprap, të paktën mbi dy çështje, qytetarët e BE-së nuk e shijojnë këte liri shprehjeje. Në nji numër shtetesh antare (Gjermani, Belgjikë, Austri, Francë, Republika Çeke) asht shkelje kriminale me vu në dyshim publikisht se a janë vra gjashtë milion çifutë nga nazistët gjatë Luftës II Botnore. […] Nuk lejohet gjithashtu në disa shtete me ba ndonji vërejtje kritikuese ndaj Islamit. Kjo menjiherë ka me ba që të gjykohesh për atë që në ShBA quhet “shprehje urrejtjeje.” Kjo po i ndodh politikanit hollandez Geert Wilders, i cili ka me u gjykue janarin e ardhshëm për komente fyese lidhun me Islamin, ndërkohë që ajo çka bani ai ishte krijimi i nji filmi tue përdorë pjesë të maparshme, për me tregue natyrën e dhunshme të mësimeve islamike.

Shprehja e lirë, apo liria e shprehjes, asht n't'vërtetë nji çështje e thjeshtë, nji rast i pastër. Ose ke liri shprehjeje, rast në të cilin ti mundesh me thanë GJITHÇKA, ose nuk ke liri shprehjeje. Asht si me qenë shtatzanë: ose je, ose nuk je. Asht e pamundun me thanë se je “paksa shtatzanë,” ashtu siç asht e pamundun me thanë që ke “paksa liri shprehjeje.”

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval