lajme - përkthim
E tmerrshme sa mund të duket, përpjekja me e fshi krishtnimin në Britani duket se ka marrë turr.
Dejl MekAlpini po i predikonte blemësave në Uorkington të Kumbrias që homoseksualiteti asht mëkat kur e pa veten të rrethuem nga policia, mandej të mbyllun në nji qeli për shtatë orë dhe i paditun për përdorimin e fjalëve apo sjelljeve dhunuese apo fyese.
Dejl MekAlpin paditet në gjyq mbasi i ka thanë nji polici homoseksual se mendonte që homoseksualizmi asht mëkat
Duket se dy policë bashkiakë, të paktën njeni prej të cilëve ishte homoseksual, mëtojnë se ai u ka shkaktue stres atyne dhe publikut.
Sipas ligjeve tona anti-diskriminuese, nji stresim i tillë nuk duhet lejue.
Prandaj tashti kemi gjendjen e zymtë dhe të mbrapshtë ku nji i krishtenë i butë, jo i dhunshëm, arrestohet dhe paditet thjesht për predikimin e parimeve të krishtena.
Mund të duket se krishtnimi, besimi normativ i këtij vendi mbi të cilin janë mbështetë moraliteti, vlerat dhe civilizimi i tij, po kthehet efektivisht në krim.
Në mënyrë surrealiste, ky mohim intolerant i lirisë po kryhet me arsyen e promovimit të tolerancës dhe barazisë - por vetëm kundrejt grupeve të caktueme.
Kurrë s'asht dukë ma i vërtetë vëzhgimi i famshëm satirik, që disa njerz janë ma të barabartë se të tjerët.
Arrestimi në Kumbria vjen menjiherë mbas vendimit të javës së kalueme nga Lord Xhastis Laus në rastin e Geri MekFarlejnit, që u pushue nga puna si këshilltar pse nuk pranoi me i dhanë këshilla çifteve të të njejtit seks mbi marrdhaniet seksuale.
Parimet
Gjykatësi jo vetëm që e hapi çështjen kundër MekFarlejnit, por shkoi edhe ma tej, tue thanë se ligji s'mund të japë mbrojtje ligjore për të krishtenët që duen me jetue në përputhje me parimet e tyne fetare.
Dhe si mbërriti ai në këtë përfundim të shquem që i diskriminon të krishtenët në të drejtat e tyne?
Tue përzgjedhë ligjet e të drejtave të njeriut.
Gjykatësi tha thjesht se kjo i ngarkonte besimtarët me të drejtën e "mbajtjes apo shprehjes" së pikëpamjeve fetare.
Në fakt, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut shkon shum ma tej, tue i dhanë njerzve të drejtën me shfaqë "lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit" përmjet "besimit, mësimit, praktikës dhe ndjekjes së riteve".
Prapseprap, gjykatësi zgjodhi mos me e përmendë këte të drejtë me i vu besimet fetare në praktikë.
Në vend të kësaj ai tha se me i dhanë mbrojtje ligjore besimeve të krishtena ishte "thellësisht e paprinciptë" dhe "që të çon drejt teokracisë".
Me të vërtetë që duhet me e krue pak kryet në këte pikë.
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |