lajme - përkthim
Xhejms Mej i Top Gear ka shfry kundër nji brezi të ri burrash "të kotë", tue i përshkrue si "trapa" që nuk dinë si me hekurosë nji këmishë apo me sistemue nji raft.
Ai beson se edhe shfaqja e tij ekstravagante dhe e gjallë në BBC2 nuk hedh mbi burrat nji dritë të pëlqyeshme, dhe në vend të kësaj i ka kthy prezantuesit e saj në "personazhe telenovelash".
Mej, 47 vjeç, parashikon gjithashtu që nëse burrat nuk kthehen në rolet e tyne ma mashkullore, nuk kanë me iu dashtë ma grave përveç se si dhurues sperme.
Mej, që jeton me të dashtunën prej dhetë vjetësh, kritiken e vallëzimit Sarah Frater, i tha Radio Tajmsit: "Mendoj se gratë janë tu'u mërzitë me mashkujt që vazhdojnë me qenë trapa".
"Lexoj vazhdimisht që femnat janë ma të mira në shkollë dhe tashti ma të mira në parkim, ma të mira në lundrim".
"Dhe ne si me thanë qeshim për këte, “Ho ho ho, jam thjesht trap”, por edhe pak burrave ka me iu kërkue vetëm me e mbajtë spermën në temperatorë optimale dhe nuk kanë me pasë funksion tjetër".
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |