Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

 Ernst Zundel asht nji autor gjerman që ka kalue shtatë vjet të jetës së tij në qeli si pasojë e shprehjes së pikëpamjeve dhe mendimeve të tija kundërthanëse. Ai asht revizionist që ka mohue holokaustin siç asht përshkrue nga shum historianë. Ka qenë nji nga të burgosunit politikë ma të njohun n'Europë dhe asht burgosë në tre shtete në dy kontinente.

 


   Ernst Zundel

Mbas arrestimit në ShBA më 2003, ai u deportue në Kanada, ku u mbajt në burg si "kërcënim ndaj sigurisë kombtare" për dy vjet. Mbas deportimit në Gjermani në mars 2005, ai u gjykue dhe dënue më 2007 me pesë vjet shtesë burg për akuzat e dënimit të holokaustit. Asht lirue ma në fund më 1 mars 2010.

Kjo asht intervista e parë që ka dhanë Ernst Zundeli qysh prej lirimit, botue në Foreign Policy Journal.

S'pari, do të doja me ju përgëzue për lëshimin nga burgu. A jeni keqtrajtue ndonjiherë apo a i jeni nënshtrue ndonji lloj dënimi mendor apo fizik në shkelje të konventave ndërkombtare?

Krejt trajtimi im këta shtatë vjet nga ata që m'arrestuen, tue u përpjekë me më dënue dhe me më mbajtë në burg, ka qenë në shkelje të dhunshme të konventave ndërkombtare. Jam arrestue në pikë të ditës në tokën amerikane nga zyrtarë të qeverisë amerikane që kanë veprue si skuadër pushkatimi për nji lob të mbrapshtë. Nuk kishte mandat arrestimi. Nuk m'u lexuen të drejtat. U grabita në pranga pa u lejue me marrë portofolin, me thirrë avokatin, me u shpjegue para nji gjyqtari amerikan emigrimi, apo edhe me përqafue time shoqe.



U burgosa në gjashtë burgje të ndryshme në dy kontinente në tre shtete - ShBA, Kanada e Gjermani - pa asnji lehtësim. Në fakt, ma kanë vjedhë 10 përqind të jetës dhe për çfarë "krimi"? Pse kam "shkelë afatin" e vizës time amerikane?

Përgjatë burgosjes sime, parimet e të drejtave themelore njerzore janë shkelë me kambë vazhdimisht dhe pa ndëshkim. Burgjet ma të këqija ishin qendrat kanadeze në Thorold, Ontario dhe Toronto Perëndim, ku u mbajta për dy vjet në qeli izolimi, akull në dimën, pa çorape apo këpucë. Drita elektrike në këto qeli, aq sa me lexue, rrinte ndezë 24 orë në ditë. Përmes nji biruce në derë kontrollohesha çdo 20 minuta dhe veprimtaritë e mia mbaheshin shënim me kujdes nga rojet: nji fletë për çdo ditë. Pa dinjitet, pa privaci. Brusha ime e dhambëve mbahej në nji kuti plastike në nji sallë. Nuk më lejohej me i folë të burgosunve të tjerë.

Çarçafët e pistë ndrroheshin vetm nji herë në tre muej. Pa jastëk. Pa karrike. Kur i shkrueja time shoqeje apo avokatëve të mi, duhej me u ulë mbi nji pirg të sajuem transkriptesh gjyqësore. Pa radio, pa televizor, bile pa prizë rryme me hollue lapsat. Pa stilolapsa, vetëm copa të ndame me sharrë. S'më lejoheshin lugët, pirujt apo thikat, vetëm nji lugë e bardhë plastike quejtë "spork" që duhej kthye çdo herë mbas ushqimit. Me pak përjashtime kur rojet si xhind më tregonin pak mirësi larg kamerave vëzhguese, jam trajtue sikur t'isha krimineli ma i rrezikshëm. Kjo asht Kanadaja për ty, ku kam jetue dhe punue pa të kalueme kriminale për ma shum se 40 vjet...

lexoje të plotë intervistën këtu

faqja e internetit e Ernst Zundelit

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval