Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Juristi i krimeve të luftës sulmohet për raportin kritik ndaj Izraelit

Grupet çifute kërcënojnë me prishjen e bar mitzvahit

Riçard Goldstoni, ish-prokurori ndërkombtar i krimeve të luftës, asht i detyruem me u takue me drejtuesit çifutë afrikano-jugorë për m'u përballë me idhnimin e tyne mbi nji raport t'OKB-së në të cilin ai akuzoi Izraelin për krime lufte në Gazë. Takimi, të cilin nuk e kërkoi Goldstoni, asht barabar me nji kusht për me e lejue me ndjekë bar mitzvahin e nipit të tij në Johanesburg.



Gjykatësi Riçard Goldston kërcënohet me protesta nga çifutët nëse merr pjesë në ceremoninë e mbushjes së moshës të nipit të tij n'Afrikën e Jugut. Foto: HO/Reuters

Juristi i njohun afrikano-jugor, i cili punon n'Uashington, u pengue me ndjekë ceremoninë tradicionale në nji sinagogë ortodokse këte muej mbasi grupet çifute kërcënuen me e prishë nëse Goldstoni do t'ishte i pranishëm.

Në skandalin vijues, që u shpërhap nga Johanesburgu n'Amerikë dhe Izrael, Goldstoni akuzoi rabinin kryesor t'Afrikës Uorren Goldshtajn për "politizim të pacipë" të bar mitzvahit.

Goldshtajni ka qenë në ballë të nji fushate botnore me diskreditue dhe poshtnue Goldstonin për raportin e OKB-së, i cili akuzoi Izraelin dhe Hamasin për kryemjen e krimeve të luftës në Gazë gjatë luftimeve të vitit të kaluem. Rabini në fjalë e ka quejtë gjykatësin e gjykatës së naltë rrencak, tue e akuzue për "delegjitimizim t'Izraelit".

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval