lajme - përkthim
Nji mesazh bombastik që i krahason mbështetësit e nji favoriti të Partisë së Çajit (Tea Party) me ngacmuesit e fëmive u la në postën zanore të nji antari t'ekipit të tij prej reporterëve të nji televizioni.
Xho Miller (Joe Miller), kandidat nga Alaska, u trondit aq shum që fushata e tij po denigrohej, sa e nxori publikisht regjistrimin zanor bashkë me nji kumtesë për shtyp që përmbante transkriptimin...
Mesazhi me gjasë u la aksidentalisht kur nji i punësuem i KTVA-së - degë e kanalit televiziv amerikan CBS - thirri në telefon zadhanësin e fushatës së Miller-it Rendi Desoto (Randy DeSoto) për me diskutue ardhjen e planifikueme të Miller-it në nji emision televiziv, por harroi me e mbyllë telefonin...
Në nji intervistë me Fox News të dielën, Sarah Palin e quejti bisedën telefonike "të smutë" dhe i quejti gazetarët e KTVA-së "bastardha të korruptuem"...

lexoje të plotë artikullin këtu