Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Çka i duhet me ba nji eurokrati për me e pushue nga puna? Simon Mekgi (McGee) i përgjigjet kësaj pyetjeje me nji raport tronditës për The Sunday Times. Ngaqë ai studim tashma asht i sigurtë mbrapa nji faqeje me pagesë, po citoj disa nga shembujt që zbuloi ai në regjistrat disiplinorë të BE-së.


Daniel Hanan


Shkakto nji aksident tue vozitë nji nga makinat e Komisionit Europian nën efektin e alkoolit dhe mundesh me pritë qortim. Përfshiju në nji sherr në ndërtesën e Komisionit dhe ngritja në detyrë ka me t'u vonue. Fryji shpenzimet dhe me gjasë kanë me të largue një vend tjetër pune. Dënohu nga nji gjykatë kriminale se “jeton prej fitimeve imorale dhe mban motel kurvash” dhe do të ulesh në detyrë. Dënohu për shkelje pedofilie dhe ka me t'u ulë pensioni.

Ama po shkrove nji libër që sulmon euron (siç bani Bernard Konolli [Connolly]) ose dil publikisht me hamendësime për mashtrime në buxhet (siç bani Marta Andreasen) dhe ke me u përjashtue.

Tashti, asht e vërtetë që nuk i di hollësinat e gjithë këtyne rasteve, megjithëse i njoh shum mirë këto dy të fundit. Ndoshta, në disa raste, ka pasë rrethana të diskutueshme. Prapseprap, asht e vështirë me e shmangë përfundimin që BE-ja e gjykon kriticizmin ndaj tij si një shkelje të pafalshme.

burimi

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval