lajme - përkthim
BE-ja po paguen çmimin e ndjekjes s'integrimit me çdo kusht, sipas Kristofer Bukerit

Nikolas Sarkozi dhe Anxhela Merkel, me ftyra të zbehta, dalin nga nji takim i drejtuesve të BE-së mbi krizën e eurozonës. Foto: AP
Ma së lehti, shprehja ma domethanëse e ndonji politikani javën e kalueme ishte ajo nga e makthosuna Anxhela Merkel, tue thanë që "kriza aktuale me të cilën përballet euroja asht testi ma i madh që ka ndeshë Europa prej dekadash të tana, qysh nga nënshkrimi i Traktatit të Romës më 1957". "Nëse dështon euroja," vazhdoi ajo, "dështon Europa," tue paralajmërue që pasojat për krejt Europn kanë me qenë "të pallogaritshme".
Me zor kemi fillue me u çu prej gjumit nga ashpërsia e krizës që na ka ra për hise, jo thjesht për eurozonën por edhe për neve këtu në Britani dhe për krejt ekonominë botnore. Masat e marra deri tash për me ndalë shembjen e euros, si ajo e të famshmes "paketë 1 trilion dollarë", janë veç lëvizje gishti.
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |