Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Kriza botnore financiare, tash asht e qartë, u shkaktue jo thjesht nga keqdrejtimi kolosal i bankierave. Jo, ishte edhe për shkak të kompleksitetit të ri financiar që ofronte rastin për mashtrime të gjana, sistemore. Njoftimi i të premtes që banka ma e famshme investuese, Goldman Sachs, ka m'u përballë me padi civile të paraqituna nga rregullatori amerikan asht vetëm ma i fundit në nji varg hetimesh që janë nisë, pas disa arrestimesh që janë ba dhe padive të hedhuna kundër institucioneve financiare anembanë botës.



Goldman Sachs ishte në qendër të vemendjes nandorin e kaluem kur demonstruesit protestuen jashtë zyrave të saj n'Uashington kundër bonuseve të drejtuesve ekzekutivë. Dritshkroja: Andrew Harrer/Bloomberg përmes Getty Images

Financa e Madhe në shekullin XXI na del se paska qenë Mashtrimi i Madh. Prapseprap, Britania, qendra e sistemit botnor financiar, ende nuk ka paditë asnji bankë; gjithë çka kemi pa janë hamendësimi i nji qarku ujdish të mbrendshme të nivelit të naltë që në mënyrë të turpshme përfshin nji bankier i cili asht këshilltar i qeverisë. Na duhet me jetue me trillimin që bankat dhe bankierët tonë janë ma të bardhë se bora dhe çdo përpjekje me i hetue ata dhe institucionet e tyne ka me shkaktue nji eksod masiv drejt maleve të Zvicrës. Politikanët e Laborit bashkë me Torit janë qingja në mes t'ujqve.

Veç merrni parasysh listën emnore mbas Goldman Sachs-it. N'Irlandë Shon Ficpatrik, ish-kreu i bankës anglo-irlandeze asht arrestue muejin e kaluem dhe asht pyetë lidhun me mashtrimet e gjasshme. N'Islandë javën e kalueme nji dosje e mbledhun nga parlamenti i saj mbi bankat islandeze - huazues viganë në Britani – iu dorëzue shërbimit të prokurorisë publike. Nji hetues caktue nga gjykata zbuloi se banka ivestuese e falimentueme Lehman me qëllim e manipuloi bilancin financiar për me u dukë ma i fortë se ç'ishte - llogari t'auditueme ma përpara nga firma britanike  Ernst and Young dhe me dritë jeshile ligjore nga firma britanike Linklaters. Në Zvicër UBS-ja po mbron veten nga Shërbimi i Brendshëm i t'Ardhunave i ShBA-ve pse me gjasë ka mbajtë 17.000 llogari të përtejdetit për me iu shmangë taksave. Të jeni të sigurtë se ka me pasë zbulime të tjera ma vonë – përveç se në Britaninë shenjtore.

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval