Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Shiritat me ngjyra, grafikët dhe pikat e tij mendohet se i bajnë edhe të dhanat ma të pakuptueshme të qarta si kristali.

Por edhe mendjet ma të mprehta ushtarake n'Amerikë janë çoroditë nga ky prezantim, nji përpjekje me ta heqë trunin për me e shpjegue gjendjen n'Afganistan.


Çoroditës: Slajdi që iu paraqit komandantëve amerikanë tregon gjendjen e sigurisë, ate ekonomike e politike n'Afganistan. Shigjetat blu t'errëta përfaqësojnë forcat e sigurisë afgane me armikun në të kuqe. Shigjetat e tjera tregojnë korrupsionin, favoritizmin fisnor dhe trafikun e drogës

"Kur ta kuptojmë at slajd, do ta kemi fitue luftën", vërejti i vrejtun gjenerali Stenli MekKristal, komandanti i forcave amerikane të NATO-s, kur u përball me diagramin si makarona të ngatrrueme në nji takim informativ.

Gjenerali Xhejms N. Metis, komandanti i Forcave të Përbashkëta, nuk u kursye në qasjen e tij ndaj problemit.

"PowerPoint-i na ban budallë," gjëmoi ai në nji konferencë ushtarake në Karolinën e Veriut.

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval