Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Nji organizatë që e quen veten Reporterët pa Kufij (RpK) sapo ka futë kryeministrin rus Vladimir Putin, presidentin kiney Hu Jintao, Mahmud Ahmadinexhadin e Iranit, Nursulltan Nazarbajevin e Kazakisanit dhe presidentin bjellorus Aleksandër Llukashenko në listën e vet të katërdhetë predatorëve të lirisë së shtypit për vitin 2010. Ç'asht ma e randësishmja për listën e tyne të "djemve të këqij", asht lidhja gjeopolitike të këtyne drejtuesve dhe këtyne vendeve me "listën e armiqve" aktualë të Departamentit të Shtetit amerikan. Kjo nuk asht e rastësishme, siç duket qartë kur kqyrim ma mirë se kush e financon RpK-në.

Reporterët pa Kufij duket se kanë nji axhendë gjeopolitike

Në deklaratën e vet RpK-ja thekson, "Ngaqë këta predatorë kanë fytyra, ne duhet t'i njohim ma mirë që t'i denoncojmë. Reporterët pa Kufij kanë vendosë me vizatue portretet e tyne". Gjuha e tyne e gjallë nuk asht e rastësishme. Fjala predator ngjall pamje të tmerrshme në shumicën e njerzve.

Në listën e tyne të fundit të "djemve të këqij" të sapolëshueme ata vërejnë për Putinin e Rusisë: "Përveç manipulimit të grupeve dhe institucioneve, Putini ka nxitë nji klimë krenarie të fryme kombtare që mbështet persekutimin e disidentëve dhe mendimtarëve të lirë, si dhe përkrah nji nivel pandëshkueshmënie që po ia gërryen vazhdimisht themelet sundimit të ligjit". RpK-ja tha që Putini, "ish-oficeri i KGB-së", ka ushtrue kaq shum kontroll mbi të gjitha anët e jetës saqë "televizionet kombëtare tashti flasin me nji za të vetëm". Në mënyrë të çuditshme, citimi dhe nji raport i përmendjes së Putinit u shfaq në nji artikull të medias së kontrollueme nga shteti, RIA Novosti.

Sa i përket Kinës, RpK-ja thotë: "Për nder të Shanghai World Expo, shfaqja ma e madhe e fuqisë kineze (sic) qysh hprej Lojnave Olimpike 2008, Reporterët pa Kufij javën e kalueme i ka ftue përdoruesit e internetit të vizitojnë nji faqe të veçantë në faqen e tyne t'internetit kushtue lirive që përbuzen në Kinë".

Ndoshta po aq e randësishme sa lista e djemve të këqij nga RpK-ja, janë emnat që nuk janë në te. Dikush mundet me pyetë pse emna të tillë armikë klasikë të fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit si diktatori i Gjeorgjisë, presidenti Mikhail Sakashvili, ose ish-presidenti i Ukrainëes, Viktor Jushçenko, apo i sapopërmbysuni diktator i Kirgiztanit, Bakijev, mungojnë. Të gjithë këta erdhën në pushtet me puçe mbështetë nga Uashingtoni, quejtë edhe Revolucionet Portokalli. Në mënyrë të dukshme, të gjithë personat përmendë nga RpK-ja si "predatorë" kanë qenë caqe të përpjekjeve për destabilizim financue nga Uashingtoni në vitet e fundit.

Kush qëndron mbas RpK-së?

Pamja e thuktë mediatike që RpK-ja ia paraqet botës, si përdorimi i fjalës "predator", nuk asht e rastësishme. Asht produkt i agjencisë së reklamave të RpK-së. Tue shpallë listën e të katërdhetëve më 3 maj në faqen e vet t'internetit, RpK-ja thotë, "Lëshohet sot lista e Predatorëve të Shtypit, mbështetë nga nji fushatë reklamash prodhue nga agjencia Saatchi & Saatchi. Ka 40 emna në listën e këtij viti që s'mund ta durojnë shtypin, e trajtojnë ate si armik dhe sulmojnë drejtpërdrejt gazetarët. Ata janë të fuqishëm, të rrezikshëm, të dhunshëm dhe sipër ligjit".

Saatchi & Saatchi asht nji nga firmat ma me ndikim si "bindës të mshehtë" të botës. Ajo thuhet se qëndron mbas fushatës së solli Margaret Thaçerin në pushtet dhe janë firma e reklamave e Partisë Laburiste të Gordon Braunit. Mes klientëve të saj përfshihen Citigroup, Hewlett-Packard, DuPont, Proctor & Gamble. Dikush mundet me pyetë ku i merr financat RpK-ja me punësua këshilltarë kaq elitarë?

Mbas RpK-së fshihet NED-i

Çështjet ma interesante nuk janë veprat e Hu Jintaos, Putinit apo Ahmadinexhadit në vitin e kaluem në lidhje me median e tyne vendase, por se kush po i gjykon këta drejtues. Mundemi shum mirë me pyetë, "Kush i gjykon gjykatësit?" Përgjigjja asht, Uashingtoni.

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval